• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 6 Prill, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Skema e re e subvencioneve, blegtorët paralajmërojnë protesta

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Skema e re e subvencioneve, blegtorët paralajmërojnë protesta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Blegtorët në vend po i rikthehen protestave pas ndryshimeve në skemën kombëtare të bujqësisë për vitin 2026, të cilat sipas tyre nuk reflektojnë nevojat reale të sektorit. Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit ka lajmëruar një protestë ditën e martë para Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Reagimi vjen vetëm pak ditë pas miratimit të skemës së re, e cila parashikon heqjen e naftës falas për fermerët dhe rritjen e subvencioneve direkte. Konkretisht, pagesa për lopë është rritur nga 10 mijë lekë për fermat me më pak se 10 krerë, në 12 mijë lekë për fermat me më pak se 5 krerë.

Megjithatë, sipas ekspertit të bujqësisë Ervin Resuli, ndryshimet nuk përkthehen në përfitim real për blegtorët. Ai thekson se heqja e naftës falas ka një ndikim më të madh negativ sesa rritja e subvencioneve, duke e bërë skemën më pak mbështetëse për sektorin.

Sipas tij, nëse qeveria synonte një rishikim të skemës, ajo duhej të fokusohej në uljen e kostove të prodhimit, duke marrë parasysh edhe rritjen e çmimeve si pasojë e krizës së luftës, që ka shtrenjtuar ndjeshëm naftën dhe plehrat kimike, këto të fundit deri në 50%.

Resuli nënvizon në Monitor se sektori i bujqësisë dhe blegtorisë vazhdon të përballet me mungesë politikash zhvillimore dhe me një skemë që nuk adreson rritjen e kostove. Sipas tij, rritja e pagesave direkte nuk e kompenson heqjen e naftës falas dhe nuk ndikon realisht në uljen e shpenzimeve për fermerët.

Ai sjell edhe një shembull konkret: një fermë me 100 krerë lopë mund të përfitojë rreth 150 mijë lekë më shumë nga subvencionet, por humbet rreth 500 mijë lekë nga heqja e naftës falas. Në total, sipas kësaj llogarie, humbja neto arrin në rreth 350 mijë lekë.

Pakënaqësitë lidhen edhe me mosrespektimin e dakordësive të mëparshme. Para miratimit të skemës, shoqata kishte kërkuar një mbështetje prej 20 mijë lekësh për lopë pa tavan, ndërsa gjatë negociatave ishte arritur dakordësia për 15 mijë lekë për krerë. Kjo marrëveshje, sipas blegtorëve, nuk u reflektua në vendimin final.

Anëtarët e shoqatës shprehen se ndihen të zhgënjyer jo vetëm nga mosmbajtja e premtimeve, por edhe nga vendimet që, sipas tyre, rrisin barrën financiare në një periudhë të vështirë për sektorin.

Ndërkohë, ekspertët kritikojnë edhe skemën e kompensimit të TVSH-së në masën 10%, duke theksuar se ajo nuk ndihmon në uljen e kostove të prodhimit, por kufizon fermerët, pasi përfitimi lidhet me shitjen përmes pikave të grumbullimit dhe përjashton një pjesë të prodhuesve.

Etiketat: blegtoretfermeret
Artikulli para

Kriza e karburanteve kërcënon sezonin veror, CEO i RyanAir paralajmëron çmime të shtrenjta biletash dhe anulime

Artikulli pas

Nafta ka “punën e vet”, blerje rekord makinash nga shqiptarët në mars

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE
Ekonomi

Nafta ka “punën e vet”, blerje rekord makinash nga shqiptarët në mars

6 Prill, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Shteti do të garantojë depozitat e qytetarëve deri në 100 mijë euro

6 Prill, 2026
Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët
Fokus

Nga 11 prilli nis zbatimi i plotë i sistemit Entry-Exit në BE, çfarë ndryshon për udhëtarët

6 Prill, 2026
Ministria e Jashtme ngre alarmin: Po mashtrohen qytetarët, kujdes kur të aplikoni për vizë
Aktualitet

Ministria e Jashtme ngre alarmin: Po mashtrohen qytetarët, kujdes kur të aplikoni për vizë

5 Prill, 2026
Taksat e larta të karburanteve, shqiptarët dynden në Maqedoni për të mbushur makinat
Ekonomi

Taksat e larta të karburanteve, shqiptarët dynden në Maqedoni për të mbushur makinat

4 Prill, 2026
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete
Ekonomi

BE-ja i zgjat jetën makinave me naftë dhe benzinë

4 Prill, 2026
Artikulli pas
HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE

Nafta ka "punën e vet", blerje rekord makinash nga shqiptarët në mars

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turqia përballë, grekët blejnë me urgjencë për 600 milionë euro dy fregata nga Italia
Aktualitet

Turqia përballë, grekët blejnë me urgjencë për 600 milionë euro dy fregata nga Italia

Nga SkyWeb
2 Tetor, 2025
0

ROMË – Italia dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje paraprake për shitjen e dy fregatave të klasit FREMM, aktualisht në...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

2 Prill, 2026
MINIKASKO në SIGAL: mbulim financiar edhe nëse je shkaktari i dëmit

MINIKASKO në SIGAL: mbulim financiar edhe nëse je shkaktari i dëmit

19 Mars, 2026
Prej 12 ditësh në spital, Fatos Nano në gjendje të rëndë: Skyweb.al mëson detaje nga shëndeti i ish-kryeministrit

Prej 12 ditësh në spital, Fatos Nano në gjendje të rëndë: Skyweb.al mëson detaje nga shëndeti i ish-kryeministrit

20 Tetor, 2025

Si u shfry operacioni i bujshëm në Sarandë, Mariel Murati reklamon hotelin pa leje, Kozeta Statha, Andri Dhima dhe të tjerët vijojnë biznesin dhe plazhin

10 Qershor, 2025

Të Fundit

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

The Telegraph: Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për pushime

6 Prill, 2026
HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE

Nafta ka “punën e vet”, blerje rekord makinash nga shqiptarët në mars

6 Prill, 2026
Skema e re e subvencioneve, blegtorët paralajmërojnë protesta

Skema e re e subvencioneve, blegtorët paralajmërojnë protesta

6 Prill, 2026
Ryanair do të shtojë 20 linja të reja në Shqipëri këtë verë

Kriza e karburanteve kërcënon sezonin veror, CEO i RyanAir paralajmëron çmime të shtrenjta biletash dhe anulime

6 Prill, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr