• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Dikur Mamicë e Skënderbeut, Spiropali ngreh shpatën e opozitarizmit në PS: Shpirtkatranët, qen që s’më kafshojnë

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama thotë se Ministria e Jashtme është një dështim i madh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar publikisht me një qëndrim të fortë kritik ndaj zhvillimeve brenda Partisë Socialiste, duke deklaruar se është këshilluar të heshtë, por ka refuzuar ta bëjë këtë.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ajo thekson se presioni për të mos folur është bërë pjesë e zakonshme e klimës politike, por sipas saj, pikërisht kjo “mençuri praktike” ka ndërtuar realitetin aktual.

Spiropali e zhvendos fokusin nga individët te modeli i funksionimit, duke theksuar se problemi nuk lidhet me një konflikt të caktuar apo një episod në Kuvend, por me një mënyrë qeverisjeje që sipas saj është instaluar gradualisht.

Ajo shprehet se institucionet publike nuk funksionojnë më si hapësira vendimmarrjeje, por si instrumente presioni, ku vendimet nuk merren në mënyrë kolegjiale dhe ligji interpretohet sipas nevojës së momentit .

Sipas saj, ky transformim nuk ka ndodhur papritur, por përmes tolerimeve të vogla, heshtjeve të arsyetuara dhe ndërhyrjeve që fillimisht duken të padëmshme, por që me kalimin e kohës bëhen vendimtare.

Ajo paralajmëron se në këtë pikë institucionet rrezikojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të disa individëve, duke krijuar një klimë ku bizneset, mediat dhe qytetarët ndihen përballë një strukture presioni dhe jo një shteti ligjor .

Në reagimin e saj, Spiropali flet edhe për sulme të drejtpërdrejta, të cilat sipas saj kanë shkuar deri te familjarët, duke i atribuar këto veprime strukturave shtetërore të kontrolluara dhe të përdorura për qëllime presioni.

Ajo thekson se në këtë pikë kufijtë janë tejkaluar dhe situata nuk lidhet më thjesht me politikë, por me një deformim të thellë të funksionimit institucional .

Deputetja kritikon gjithashtu atë që e cilëson si zëvendësim të një partie të gjallë me një strukturë të mbyllur dhe të kontrolluar, ku sipas saj dominon “drejtorokracia”, një model që zëvendëson politikën me besnikëri administrative dhe kontroll mbi strukturat.

Në fund, Spiropali thekson se nuk bëhet fjalë për një çështje personale apo përplasje me individë, por për një detyrim për të folur mbi mënyrën se si po funksionon sistemi.

Ajo shprehet se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se sulmet nuk e trembin, duke cituar edhe vargjet: “Shpirtkatran që më qërtojnë, janë qën’ që s’më kafshojnë”.

Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit:

“Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot.

E kuptoj këtë “këshillë”. Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj “mençurie” që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot.

Problemi nuk është një individ, një konflikt, një mosvotim në Kuvend, apo një keqkuptim brenda pushtetit.
Problemi është një model që është instaluar gradualisht dhe që sot funksionon pothuajse pa pengesa.

Një model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni. Ku vendimet nuk merren bashkarisht, por veç. Ku ligji interpretohet sipas nevojës së momentit, dhe jo sipas parimit vizionar.

E kam parë nga afër këtë transformim. Nuk është diçka që ndodh me një vendim të vetëm. Ndodh me tolerime të vogla, me heshtje të arsyetuara, me ndërhyrje që fillimisht duken të padëmshme dhe më pas kthehen në të rëndësishme, deri vendimtare.

Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjenci shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit.

Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij.

Nëse këto mekanizma përdoren edhe ndaj atyre që kanë mbrojtje publike, me detyra të larta shtetërore, çfarë ndodh me ata që nuk kanë asnjë zë?

Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë.

Nuk kam asgjë për të fshehur. Pikërisht për këtë arsye, këto sulme nuk më trembin. Përkundrazi, më bëjnë edhe më të qartë për atë që duhet thënë e duhet bërë.

Këtë model kam refuzuar dhe refuzoj. Ky është modeli që nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Socialiste: Refuzimi i realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku mbajtja e ndikimit nuk kërkon performancë, por kontroll.

Ku pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë.

Dhe paralelisht me këtë, është ndërtuar një tjetër deformim i brendshëm. Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie.

Kjo nuk është ajo për të cilën është ndërtuar Partia Socialiste. Nuk është as modeli që i ka dhënë legjitimitet pushtetit të saj ndër vite.

Për këtë arsye, kjo nuk mund të trajtohet si një çështje personale. Nuk është një përplasje me dikë. Është një mospajtim me një mënyrë funksionimi që po bëhet normë.

Nuk kam frikë nga sulmet. Kam jetuar e jetoj ndër rreshtat e pavdekshëm lasgushianë;
“Shpirtkatran që më qërtojnë, janë qën’ që s’më kafshojnë.”

Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata.

Halli është se ky model nuk prodhon vetëm padrejtësi. Ai prodhon largim. Largon njerëzit nga politika, nga besimi, nga vetja, nga vendi. E bën jetën të vështirë, jo për shkak të mungesës së mundësive, por për shkak të kontrollit mbi to.

Dhe nëse kjo vazhdon, nuk do të kemi më një debat politik për mënyrën si qeveriset vendi, por një mungesë të vrazhdë, të shëmtuar dhe deformuese të llogaridhënies institucionale.

Për mua kjo nuk është një çështje thjesht personale. Është një detyrim për të thënë se shumëçka duhet ta bëjmë më mirë. Jo unë, por koha e kërkon.

Ndarja e rëndësishme që duhet bërë qartë nuk është mes njerëzve. Është mes sektorëve funksionues shtetërorë dhe strukturave abuzive personale.

Partia Socialiste e ka pasur dhe e ka energjinë e nevojshme për përmirësime dhe transformim në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.” /skyweb.al

Etiketat: edi ramaelisa spiropali
Artikulli para

Katër përfitime të qëndrimit në shi

Artikulli pas

Tregjet parashikojnë paqe, bie ndjeshëm çmimi i naftës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet
Ekonomi

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet

16 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Bankat garantojnë se depozitat e qytetarëve janë të sigurta pavarësisht dëmtimit të disa sporteleve nga protestat

16 Tetor, 2026
Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina
Aktualitet

Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina

16 Tetor, 2026
Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!
Aktualitet

Fishekzjarret bëhen problem kur godasin policinë, jo kur terrorizojnë çdo natë qytetarët se një shpellar feston ditëlindjen!

16 Tetor, 2026
TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali
Aviacion

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria
Aviacion

Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

Tregjet parashikojnë paqe, bie ndjeshëm çmimi i naftës

Të Përzgjedhura

Investimi në fond pensionesh private, këshillat e Fondit të Pensioneve Sigal
Ekonomi

Investimi në fond pensionesh private, këshillat e Fondit të Pensioneve Sigal

Nga SkyWeb
18 Dhjetor, 2025
0

Ndryshimet e thella demografike të dekadës së fundit të reflektuara edhe në të dhënat e censit të popullsisë shqiptare, sipas...

Lexo të plotë
Grabitja e pazakontë, vidhen 450 kg kërmij nga ferma, dëmi tejkalon 100,000 dollarë

Grabitja e pazakontë, vidhen 450 kg kërmij nga ferma, dëmi tejkalon 100,000 dollarë

30 Nëntor, 2025
Aksidentet, kjo është dita dhe fasha orare më e rrezikshme

GRAFIKU/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave nga aksidentet rrugore

29 Gusht, 2025
Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith

Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith

27 Gusht, 2026
Po tmerron Azinë, OBSH: Rreziku i përhapjes së Nipah përtej Indisë është i ulët

Po tmerron Azinë, OBSH: Rreziku i përhapjes së Nipah përtej Indisë është i ulët

30 Janar, 2026

Të Fundit

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet

16 Tetor, 2026
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

FMN: Shqipëria nuk ka shfrytëzuar potencialin e rritjes ekonomike

16 Tetor, 2026
TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit

TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit

16 Tetor, 2026
Salmoni në Europë ushqehet me nënprodukte pule, prodhuesit kërkojnë alternativa më të lira

Salmoni në Europë ushqehet me nënprodukte pule, prodhuesit kërkojnë alternativa më të lira

16 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr