• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

EMRAT/ Punonjësit e UBA Bank vjedhin llogaritë e klientëve, arrestohen drejtuesit e filialit: Sa është shuma që zhvatën

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
EMRAT/ Punonjësit e UBA Bank vjedhin llogaritë e klientëve, arrestohen drejtuesit e filialit: Sa është shuma që zhvatën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një skandal i rëndë financiar ka goditur Uba Bank në Tiranë, ku punonjës të saj dyshohet se kanë vjedhur nga llogaritë e dy klientëve shuma të mëdha parash përmes falsifikimit të dokumenteve dhe ndërhyrjeve në sistemet bankare.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin e koduar “Wrong Transaction”, pas një hetimi proaktiv të nisur mbi kallëzimet e dy shtetasve.

Në përfundim të hetimeve janë ekzekutuar masa sigurie për 11 punonjës të bankës, ndërsa një tjetër punonjëse është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, punonjësit e bankës, duke shpërdoruar detyrën, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente dhe kanë ndërhyrë në sistemet bankare të dy klientëve, duke u vjedhur nga llogaritë e tyre në total 309 740 euro dhe 92 000 dollarë.

Në kuadër të operacionit, gjykata ka caktuar masën “Arrest në burg” për shtetasit A. K., 33 vjeç dhe G. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, përkatësisht drejtor dhe zëvendësdrejtor i një filiali banke të nivelit të dytë.

Gjithashtu, është caktuar masa “Arrest në shtëpi” për shtetaset G. B., 42 vjeçe, D. D., 24 vjeçe, O. K., 24 vjeçe, R. S., 27 vjeçe dhe Zh. B., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë dhe punonjëse shërbimi në bankë.

Ndërkohë, masa “Pezullim i ushtrimit të detyrës a shërbimit publik” është caktuar për shtetasit E. Q., 47 vjeçe, I. D., 25 vjeçe, E. K., 38 vjeçe dhe B. M., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe punonjës shërbimi në të njëjtën bankë.

Në vijim të veprimeve, policia ka shpallur në kërkim shtetasen B. N., 25 vjeçe, gjithashtu punonjëse shërbimi, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Policia bën me dije se po punohet për kapjen e saj.

Dosja tashmë i është referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

Materialet procedurale janë regjistruar për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Të arrestuarit:

Drejtori, Gilbert Hoxha

Zv.drejtori, Albin Keta

Punonjësit në arrest shtëpie:

Griselda Bana
Dorisa Doka
Oksana Kadiu
Resmije Stafa
Blerta Nelaj
Zhaklina Buçpapaj
Elona Qose
Iva Dollaku
Ensuida Keci
Bjorn Mazniku

/skyweb.al

Etiketat: Albin KetaBjorn MaznikuBlerta NelajDorisa DokadrejtoridrejtuesitElona QoseEnsuida KeciGilbert HoxhaGriselda BanaIva Dollakullogaritenen drejtoriOksana KadiuResmije Stafauba bankZhaklina Buçpapaj
Artikulli para

Grabitësi i zbrazi çanten klientes në sportel dhe arkën e bankës, policia arreston rojen pas grabitjes te OTP Bank

Artikulli pas

Shpallet projekti fitues i transformimit të Pallatit të Kongreseve, me kullë ngjitur

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

23 Tetor, 2026
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
Tokën e gëzon, ai që e zapton! Kadastra do t’ju pajisë me hipotekë për pronat e rrethuara: Zbardhet vendimi
Ekonomi

LEGALIZIMET/ Ulje deri 20% të tarifës për pronarët, 50% e pagesës bëhet me bono privatizimi: Si funksionon

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shpallet projekti fitues i transformimit të Pallatit të Kongreseve, me kullë ngjitur

Shpallet projekti fitues i transformimit të Pallatit të Kongreseve, me kullë ngjitur

Të Përzgjedhura

Stuhi të forta godasin Shqipërinë të premten, rrezik në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe juglindje
Aktualitet

Stuhi të forta godasin Shqipërinë të premten, rrezik në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe juglindje

Nga SkyWeb
22 Korrik, 2026
0

Shqipëria pritet të përfshihet të premten nga stuhi të shkurtra, por me intensitet të lartë, të cilat mund të prekin...

Lexo të plotë
Ndryshon modeli, çfarë është “bujqësia me kontratë” që do aplikohet së shpejti në Shqipëri

Ndryshon modeli, çfarë është “bujqësia me kontratë” që do aplikohet së shpejti në Shqipëri

21 Shtator, 2025
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

Turizmi, këmbanë që nuk po dëgjohet

9 Tetor, 2025
Skema e re e TVSH-së, fati i fermerëve në dorë të grumbulluesve

Skema e re e TVSH-së, fati i fermerëve në dorë të grumbulluesve

5 Dhjetor, 2025
Sigurimi i nxënësve, kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij

Sigurimi i nxënësve, kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij

26 Shtator, 2025

Të Fundit

Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Euro dhe Dollari marrin pak “frymë” pas rënies për ditë me radhë kundrejt Lekut

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr