• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Aferat me Engjëll Hoxhën e EUROMED për barnat, SPAK merr të pandehur Kreshnik Tërnovën e KPP, hijet e AKSHI-t dhe një dëshmi “bombë”

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Aferat me Engjëll Hoxhën e EUROMED për barnat, SPAK merr të pandehur Kreshnik Tërnovën e KPP, hijet e AKSHI-t dhe një dëshmi “bombë”
Share on FacebookShare on WhatsApp

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-anëtarin e Komisionit të Prokurimit Publik, Kreshnik Tërnova, në hetimin për tenderat e Spitalit Dibër sipas raportimeve mediatike.

Tërnova akuzohet për favorizim në gara dhe ankande publike, si dhe për deklarime të rreme përpara oficerit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Çështja po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj, nën dyshimin se ish-anëtari i KPP-së ka favorizuar kompaninë Euromed në procedura prokurimi.

Euromed zotërohet nga biznesmeni Engjëll Hoxha, i cili ka 90% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër mbahet nga Hervin Fora.

Kompania rezulton si një nga përfitueset e mëdha të tenderëve të barnave në spitalet e vendit.

SPAK dyshon se përfitimet e saj janë ndikuar nga proceset në Komisionin e Prokurimit Publik dhe nga njohjet e Hoxhës me Tërnovën.

Sipas të dhënave të hetimit, Tërnova ka mohuar në SPAK njohjen me biznesmenin Engjëll Hoxha.

Por ky pretendim dyshohet se është rrëzuar nga tabulatet telefonike, të cilat sipas hetuesve tregojnë kontakte mes tyre.

Në hetim pritet të përfshihen edhe veprimet e tre anëtarëve të tjerë të KPP-së, që kanë firmosur vendimin për shpalljen fituese të kompanisë së Hoxhës.

Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të vitit 2025, ku kompania ishte skualifikuar më parë, por më pas u shpall fituese pas vendimmarrjes në KPP.

Hetimi lidhet edhe me dëshminë e Gerond Meçes në SPAK, pas ngjarjes së pengmarrjes, ku ai ka deklaruar se grupi i pengmarrësve kishte akses të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e regjistrit të ankesave në KPP.

Pas kësaj dëshmie, SPAK po verifikon edhe rolin e Kreshnik Tërnovës në këtë proces.

Dyshimet e hetuesve janë se Tërnova mund të ketë qenë njeriu i dyshes Agasi-Beqiri në Komisionin e Prokurimit Publik. Hetimi pritet të sqarojë nëse vendimmarrja në KPP është përdorur për të favorizuar kompani të caktuara në tenderët e barnave dhe pajisjeve mjekësore. /skyweb.al 

Etiketat: engjell hoxhaeuromedKreshnik Tërnova
Artikulli para

Rama thotë se një kryebashkiak i është ankuar se qytetarët nuk ia dinë për nder se u rregulloi lagjen me taksat e tyre!

Artikulli pas

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026
Aktualitet

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive
Aktualitet

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit
Aktualitet

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes "Network Slicing" të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

VENDIMET/ KKTU miraton 13 leje për parqe fotovoltaike, lista
Ekonomi

2 miliardë euro investime, vetëm gjatë 2025 u licencuan 71 projekte fotovoltaike për prodhim energjie

Nga SkyWeb
14 Janar, 2026
0

Investimet në prodhimin e energjisë nga impiantet fotovoltaikë janë rritur ndjeshëm viteve të fundit. Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator...

Lexo të plotë
Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot

Euro “rri në vend”, dobësohet Dollari, kursi i këmbimit për sot

11 Dhjetor, 2025
Suedezët i kthehen lapsit dhe letrës pas 20 vitesh investime masive në digjitalizimin e shkollave

Suedezët i kthehen lapsit dhe letrës pas 20 vitesh investime masive në digjitalizimin e shkollave

27 Korrik, 2026
Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

Banorët e Fushë-Bulqizës kundështojnë ndërtimin e hidrocentralit “Shytaj”

10 Mars, 2026
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran

Tajlanda merret vesh me Iranin për kalimin e tankerave të naftës në Hormuz

28 Mars, 2026

Të Fundit

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr