• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme ndryshimet në ligjin “Për sistemin e pagesave”, duke u hapur institucioneve jobankare mundësinë për të marrë pjesë drejtpërdrejt në sistemet ku përpunohen dhe shlyhen transfertat.

Ligji aktual njeh si pjesëmarrës kryesisht Bankën e Shqipërisë, bankat, institucionet financiare tradicionale, operatorët dhe agjentët e shlyerjes. Institucionet e pagesave dhe ato të parasë elektronike nuk përmenden shprehimisht si pjesëmarrëse të drejtpërdrejta.

Ligji i ri i hap rrugën Leku-t digjital, Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të emetimit

Me projektligjin e ri, në sistem do të mund të hyjnë edhe institucionet e pagesave dhe institucionet e parasë elektronike të licencuara sipas ligjit për shërbimet e pagesave.

Këtu përfshihen kompani që ofrojnë transferta parash, pagesa faturash, portofole elektronike dhe shërbime të tjera digjitale. Ato i ofrojnë tashmë këto shërbime, por në shumë raste varen nga bankat për përpunimin dhe shlyerjen përfundimtare të pagesave.

Ndryshimi u jep këtyre operatorëve mundësinë të lidhen drejtpërdrejt me sistemin, nëse plotësojnë kriteret teknike, financiare dhe të sigurisë të vendosura nga Banka e Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, bankat humbasin ekskluzivitetin faktik mbi aksesin e drejtpërdrejtë në infrastrukturën e pagesave, ndërsa operatorët jobankarë mund të konkurrojnë në kushte më të barabarta.

Projektligji përjashton subjektet e vogla që veprojnë me lehtësime të posaçme nga licencimi. Pra, hyrja në sistem nuk do të jetë automatike për çdo kompani apo agjent pagesash.

Ndryshimet synojnë të rrisin konkurrencën, të zvogëlojnë varësinë e operatorëve jobankarë nga bankat ndërmjetëse dhe të krijojnë mundësi për transferta më të shpejta dhe me kosto më të ulëta.

Megjithatë, projektligji nuk vendos ulje të detyrueshme të komisioneve për qytetarët. Efekti mbi tarifat do të varet nga konkurrenca dhe nga kushtet që do të miratojë Banka e Shqipërisë.

Reforma lidhet edhe me përafrimin e Shqipërisë me rregullat e Bashkimit Evropian për pagesat e menjëhershme dhe funksionimin e tregut të pagesave. Komisioni Evropian ka kërkuar zbatimin e mëtejshëm të standardeve të BE-së në këtë sektor. /skyweb.al

Etiketat: bankatpagesat
Artikulli para

Më shumë proteina apo më pak? Ushqimet që ndihmojnë për të përballuar ditët e nxehta

Artikulli pas

Shqiptarët e Kosovës i rikthehen detit të Shqipërisë pas “braktisjes” një vit më parë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit
Ekonomi

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Kryesore

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani
Ekonomi

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shqiptarët e Kosovës i rikthehen detit të Shqipërisë pas “braktisjes” një vit më parë

Shqiptarët e Kosovës i rikthehen detit të Shqipërisë pas "braktisjes" një vit më parë

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë
Aktualitet

Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë

Nga SkyWeb
5 Shtator, 2026
0

  Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot Shenjtoren Nënë Tereza, duke vlerësuar misionin dhe përkushtimin e saj ndaj njerëzve në...

Lexo të plotë
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

Bankers tërhiqet nga kërcënimet me Arbitrazh dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me shtetin shqiptar pas arrestimeve të bujshme

2 Gusht, 2025
“Nomad Lawyer”: Shqipëria, destinacioni mesdhetar me rritjen më të shpejtë në Evropën Jugore

“Ouest France”: Pa turma, Shqipëria ndër destinacionet më të qeta të Evropës

17 Qershor, 2026
Ku po rritet më shumë vlera e pronave në Tiranë?

Ku po rritet më shumë vlera e pronave në Tiranë?

29 Prill, 2026
Pse makinat nga Koreja e Jugut po “pushtojnë” rrugët e Shqipërisë

Pse makinat nga Koreja e Jugut po “pushtojnë” rrugët e Shqipërisë

11 Gusht, 2025

Të Fundit

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

14 Tetor, 2026
Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr