• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 1 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Të ardhurat buxhetore rriten me 12.2%, shpenzimet mbeten nën plan në gjashtëmujorin e parë

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare – Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Financave ka publikuar treguesit paraprakë fiskalë për periudhën janar–qershor 2026, ku të ardhurat totale arritën në 410.6 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet publike në 357.8 miliardë lekë.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat u realizuan në masën 105% të planit të periudhës dhe ishin 44.5 miliardë lekë, ose 12.2%, më të larta krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Deri në fund të qershorit ishte realizuar 49.9% e planit vjetor të të ardhurave.

Të ardhurat e mbledhura nga administratat tatimore dhe doganore arritën në 260.1 miliardë lekë, rreth 4.4 miliardë lekë mbi planin e periudhës dhe 17.8 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Administrata tatimore mblodhi 141.5 miliardë lekë nga TVSH-ja neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale dhe taksat kombëtare. Kjo shumë ishte 10% më e lartë se në gjashtëmujorin e vitit 2025 dhe 4.6% mbi plan.

Të ardhurat nga TVSH-ja neto në vend arritën në 41.6 miliardë lekë, duke u rritur me 25.4% në krahasim me një vit më parë dhe duke tejkaluar planin me 17.9%. Gjatë kësaj periudhe u dhanë 7.9 miliardë lekë rimbursime.

Nga tatimi mbi fitimin u mblodhën 31.1 miliardë lekë, ose 85.2% e planit të gjashtëmujorit. Ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale arritën në 47.6 miliardë lekë, 16.6% më shumë se një vit më parë dhe 15.4% mbi plan.

Të ardhurat nga taksat kombëtare arritën në 21.3 miliardë lekë, me realizim 95.6% të planit. Ndërkohë, të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u ngjitën në 99.2 miliardë lekë, 13.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025 dhe 2.8% mbi plan.

Administrata doganore mblodhi 118.6 miliardë lekë, ose 4.3% më shumë se një vit më parë, por realizoi 98.5% të planit të periudhës.

Të ardhurat nga TVSH-ja në import arritën në 79.1 miliardë lekë, ndërsa nga akciza u mblodhën 33.6 miliardë lekë. Të dy zërat shënuan rritje vjetore, por mbetën lehtësisht nën plan.

Nga renta minerare në eksport u mblodhën 923 milionë lekë, ose 84.8% e planit. Taksat doganore sollën 5 miliardë lekë të ardhura, 10.3% më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Në krahun e shpenzimeve, qeveria realizoi 357.8 miliardë lekë, ose 97.4% të planit të periudhës. Krahasuar me një vit më parë, shpenzimet publike u rritën me 24.8 miliardë lekë, ose 7.5%.

Shpenzimet kapitale arritën në 36.8 miliardë lekë, duke tejkaluar me 3.8% fondet e planifikuara për gjashtëmujorin. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, investimet u rritën me 3.4 miliardë lekë, ose 10.2%.

Shpenzimet korente arritën në 321.1 miliardë lekë, me realizim 97.4% të planit dhe rritje vjetore prej 21.4 miliardë lekësh, ose 7.2%.

Artikulli para

Studimi i fundit zbulon efektet e ushqyerjes me gji tek zhvillimi i trurit dhe pasojat psikologjike gjatë jetës

Artikulli pas

Nga punëtorë krahu në pronarë kompanish ndërtimi, media e madhe greke flet për suksesin e shqiptarëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro
Ekonomi

Dobësohet Dollari, Euro vijon rënien

1 Shtator, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Punojmë vetëm për të ngrënë, një e pesta e ekonomisë shkon për ushqime

1 Shtator, 2026
“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë
Ekonomi

“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë

1 Shtator, 2026
Pse po shtohen të pasurit? Dy milionë të rinj u bënë milionerë gjatë vitit 2025
Ekonomi

Pse po shtohen të pasurit? Dy milionë të rinj u bënë milionerë gjatë vitit 2025

31 Gusht, 2026
Para pa fund, te Vangjel Tavo ka Lekë për të gjithë! 130 mln euro tenderë brenda vitit dhe saga vazhdon…
Ekonomi

Para pa fund, te Vangjel Tavo ka Lekë për të gjithë! 130 mln euro tenderë brenda vitit dhe saga vazhdon…

31 Gusht, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Skema Kombëtare 2026, shtyhet afati për fermerët: Dokumentet duhet të dorëzohen deri më 11 shtator

31 Gusht, 2026
Artikulli pas
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

Nga punëtorë krahu në pronarë kompanish ndërtimi, media e madhe greke flet për suksesin e shqiptarëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Ekonomi

Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit

Nga SkyWeb
21 Mars, 2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump po konsideron mundësinë e reduktimit gradual të operacioneve ushtarake të SHBA-së kundër Iranit, në mes të...

Lexo të plotë
Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2%

Ndërsa çmimet e vajit të ullirit po bien në BE, Shqipëria kryesoi rritjen në 2025 me 7.2%

12 Shkurt, 2026
REKORDI/ Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili gjatë prillit

REKORDI/ Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili gjatë prillit

21 Maj, 2026
Çfarë ndryshoi pas tragjedisë së Germanwings, ngjarja si gurë kilometrik për sigurinë ajrore

Çfarë ndryshoi pas tragjedisë së Germanwings, ngjarja si gurë kilometrik për sigurinë ajrore

9 Janar, 2026
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

Bankers Petroleum kërcënon Shqipërinë me tjetër Arbitrazh pas skandalit financiar

22 Korrik, 2025

Të Fundit

Pas shkarkimit të Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Alban Dokushin

Pas shkarkimit të Ristanit, dorëhiqet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Alban Dokushin

1 Shtator, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

“Lonely Planet Italia”: Zgjidhni Shqipërinë në vjeshtë, koha ideale për ta vizituar!

1 Shtator, 2026
A duhen pirë shishet e ujit që lihen në makinë?

A duhen pirë shishet e ujit që lihen në makinë?

1 Shtator, 2026
Rezultate premtuese nga AstraZeneca dhe Hutchmed për trajtimin e kancerit të mushkërive

Rezultate premtuese nga AstraZeneca dhe Hutchmed për trajtimin e kancerit të mushkërive

1 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr