• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Ping-pong me jetën e pushuesve

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Korrik, 2026
në Kryesore, Turizëm
A A
Ping-pong me jetën e pushuesve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ida Ismalaj

Bregdeti shqiptar po përjeton ditët e tij më të arta turistike, por nën shkëlqimin e diellit dhe ujit të kaltër fshihet një e vërtetë e frikshme: pushimet tona po kthehen në një lojë rreziku me jetën. Vetëm në javët e para të këtij sezoni veror, katër jetë u shuan në det. Teksa institucionet mburren me shifra rekord vizitorësh, premtimet për “siguri maksimale” mbyten sapo prek ujin.

Atje ku kullat e vrojtimit qëndrojnë si monumente bosh të papërgjegjshmërisë shtetërore dhe ku motorët e ujit “Jet Ski” sfidojnë hapur zonat e notimit, pushuesit janë të lënë në mëshirë të fatit. Pse siguria në plazhet tona mbetet ende një luks i munguar dhe kush e mban përgjegjësinë kur deti kthehet në kurth?

Kullat bosh, vrojtuesit mungojnë

Në shumë plazhe publike, të cilat këtë vit menaxhohen nga bashkitë, mungojnë elementët bazë të sigurisë. Në plazhet publike të Vlorës, kullat e vrojtimit ekzistojnë, por në pjesën më të madhe të ditës ato nuk përdoren nga vrojtuesit.

Për pushuesit, kjo situatë është shqetesuese: “Duhet të ketë vrojtues plazhi, këtu janë mbytur njerëz çdo vit. Nuk e di nga kush varet, bashkia apo privati. Këtu ke të gjitha grupmoshat, gra, fëmijë, të moshuar që nuk dinë not. Duhet patjetër prania e vrojtuesit të plazhit” thotë  një pushues.

Në plazhet publike të administruara nga Bashkia e Vlorës, për të cilat qytetarët paguajnë tarifë mirëmbajtjeje, janë vendosur tabela që paralajmërojnë: “Kujdes! Ky plazh nuk ka vrojtues plazhi”.

Deri në publikimin e këtij artikulli, Bashkia e Vlorës nuk ka dhënë përgjigje se përse plazhet publike vijojnë të jenë pa vrojtues, megjithëse në faqen zyrtare ka shpallur që në muajin maj vende vakante për këtë pozicion.

Edhe në plazhet publike të Shëngjinit dhe Durrësit, të administruara nga bashkitë përkatëse, mungojnë vrojtuesit.

Sipas legjislacionit shqiptar, për çdo 80 metra vijë lineare plazhi duhet të jetë në detyrë një vrojtues plazhi i certifikuar. Megjithatë, monitorimet tregojnë se ky standard nuk respektohet në një pjesë të madhe të vijës bregdetare.

Presidenti i Federatës së Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, Erdit Gega thotë se problemi mbetet kryesisht në plazhet publike:

“Siguria ende nuk trajtohet si prioritet nga një pjesë e qeverisjes vendore. Në shumë raste mungon edhe sinjalistika e nevojshme për informimin dhe paralajmërimin e pushuesve.”

Sipas Geges, situata është më e mirë në plazhet private, por edhe aty ka raste kur vrojtuesit janë të kontraktuar vetëm formalisht ose nuk qëndrojnë gjatë gjithë orarit në pune.

Nga monitorimet e Federatës rezulton se problematikat janë pothuaj në gjithë vijën bregdetare.

“Në Lezhë situata ka shënuar përmirësim, por ende nuk plotësohen standardet në të gjitha plazhet publike. Në Durrës dhe Golem vijon të mungojë mbulimi i plotë me vrojtues, ndërsa në jug të vendit prania e tyre mbetet sporadike, duke i lënë plazhet publike segmentin më të ekspozuar ndaj rrezikut” thotë Gega.

Ndërsa Spilleja konsiderohet një model pozitiv, ku vrojtuesit janë të pranishëm gjatë gjithë kohës.

Mbi 2 mijë vrojtues të trajnuar, por vetëm gjysma të punësuar

Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë i ka bërë thirrje të gjitha bashkive bregdetare të investojnë në sigurinë e plazheve publike dhe të garantojnë praninë e vrojtuesve të trajnuar në çdo zonë notimi.

Federata ka certifikuar rreth 2.100 vrojtues plazhi. Por, sipas Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, aktualisht janë të punësuar vetëm 1.012 prej tyre. Kjo do të thotë se rreth 1 mijë profesionistë të trajnuar nuk janë të angazhuar, ndërkohë që shumë plazhe mbeten pa mbulim.

Erdit Gega thotë se kërkesa për vrojtues plazhi mbetet më e lartë sesa numri i profesionistëve të disponueshëm dhe kërkon që profesioni të vlerësohet më shumë nga institucionet dhe punëdhënësit, pasi bëhet fjalë për një profesion me përgjegjësi të madhe, që ka si mision parandalimin e incidenteve dhe mbrojtjen e jetës njerëzore.

Sipas tij, pagesat variojnë nga 800 deri në 1.200 euro në muaj, ndërsa në disa raste arrijnë edhe në 1.500 euro.

Mungesa e vrojtuesve të plazhit lidhet edhe me emigrimin e një pjese të tyre jashtë vendit.

Lucjano Marku, vrojtues plazhi thotë se në Lezhë janë licencuar mbi 250 vrojtues, por jo të gjithë punojnë në profesion. Sipas tij, shumë janë larguar jashtë vendit ose kanë zgjedhur profesione të tjera, pasi puna është sezonale dhe nuk ofron siguri afatgjatë: “Interesi i vrojtuesve nuk është i lartë sepse sezoni është i shkurtër. Pagesa ndryshon sipas hapësirës që mbulon vrojtuesi, ndërsa kushtet e punës dhe pajisjet janë thelbësore për të garantuar sigurinë”.

Bashkitë dhe Agjencia, ping- pong përgjegjësish

Në lidhje me vrojtuesit në plazhet publike, listën e plazheve që mbulohen dhe buxhetin e parashikuar, Bashkia e Durrësit bëri të ditur për “Sinjalizo” se institucioni përgjegjës për dhënien e informacionit është Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Por, Agjencia Kombëtare e Bregdetit jep një tjetër interpretim. Sipas AKB, plazhet publike administrohen nga bashkitë, të cilat janë përgjegjëse për garantimin e vrojtuesve, ndërsa operatorët privatë kanë të njëjtin detyrim për plazhet që administrojnë.

AKB sqaron gjithashtu se nuk disponon buxhet për punësimin e vrojtuesve dhe se kontratat me subjektet lidhen vetëm pasi këta të paraqesin marrëveshje të noterizuar me një vrojtues të certifikuar.

Në praktikë, përgjegjësitë ndahen mes bashkive, operatorëve privatë dhe AKB-së, ndërsa në terren pushuesit përballen me plazhe pa vrojtues.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se problemi më i madh është se në shumë plazhe rojet bregdetare ekzistojnë vetëm formalisht, nuk monitorojnë vazhdimisht detin dhe shpesh nuk kanë pajisjet bazë të shpëtimit, si radio, mjete shpëtimi, defibrilator apo kulla vrojtimi.

“Praktikisht kemi uniformë pa sistem shpëtimi” thotë ai.

Sipas Softës, standardet europiane kërkojnë roje të certifikuara, kulla vrojtimi, radio-komunikim me shërbimet e emergjencës dhe pajisje të plota shpëtimi. Ai propozon krijimin e një sistemi kombëtar monitorimi dhe pajisjen e detyrueshme të çdo plazhi me infrastrukturën bazë të sigurisë.

Ndryshe nga Shqipëria, ku shumë plazhe publike vijojnë të funksionojnë pa vrojtues, në vendet fqinje si Greqi, Kroaci dhe Mal të Zi prania e vrojtuesve është standard dhe i detyruar me ligj në plazhet publike.

Jet Ski, si rrezik për sigurinë

Të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë se aksidentet me mjetet ujore janë rritur nga 2 në vitin 2023 në 13 gjatë vitit 2025, ndërsa edhe në muajt e parë të sezonit 2026 është regjistruar 1 aksident me viktimë.

Aksidentet me mjete ujore

  • 2023: 2 aksidente, 5 të dëmtuar
  • 2024: 6 aksidente, 8 të dëmtuar, 2 viktima
  • 2025: 13 aksidente, 17 të dëmtuar, 3 viktima
  • Maj-qershor 2026: 2 aksidente, 4 të dëmtuar, 1 viktimë

Policia Kufitare ka bllokuar qindra mjete ujore për mungesë licence, dokumentacioni, hyrje në zonat e notimit dhe shkelje të korridoreve të lundrimit. Gjatë vitit 2026 janë vendosur edhe gjoba maksimale deri në 500 mijë lekë për shkelje të rënda të perimetrit të sigurisë.

Mjete të bllokuara/sekuestruara

  • 2023: 224
  • 2024: 265
  • 2025: 305
  • Maj-qershor 2026: 118

Leonidha Goro, operator turistik detar prej 14 vitesh në Himarë, që merret me guida turistike në det ngre shqetësimin për aktivitetet e palicencuara:

“Ne paguajmë taksa, investojmë në mjete të reja dhe plotësojmë çdo kërkesë ligjore. Ndërkohë, operatorë të palicencuar punojnë pa kontrolle, janë të patrajnuar, ulin çmimet dhe nuk respektojnë standardet e sigurisë”.

Legjislacioni ndalon hyrjen e Jet Ski-ve në zonat ku lahen pushuesit dhe detyron lëvizjen e tyre vetëm në korridore të sinjalizuara. Megjithatë, shkeljet vijojnë të evidentohen çdo sezon.

Sipas ekspertit  Softa, drejtimi i Jet Ski-ve nga persona pa trajnim ose pa licencë përbën rrezik serioz për pushuesit. Ai thekson se shkeljet më të shpeshta lidhen me drejtimin pa licencë, hyrjen në zonat e notimit, përdorimin nga të mitur dhe mungesën e kontrolleve për alkoolin apo lëndët narkotike.

Në fund të ditës, pushuesit nuk kanë nevojë për tabela ironike që i paralajmërojnë se janë të pambrojtur, por për siguri reale. Ndërsa institucionet vazhdojnë lojën e vjetër të “ping-pongut” me kompetencat, duke ia hedhur fajin herë bashkive e herë agjencive, deti nuk pret e nuk pyet për burokracinë dhe as nuk fal neglizhencën. Nëse nuk merren masa, bilanci i zi i kësaj vere vetëm do të rëndohet./acqj.al

Etiketat: kulla vrojtimiplazhshqiperiturizem
Artikulli para

Albin Kurti thotë se Kosova mund të importojë gaz amerikan nga Shqipëria

Artikulli pas

Mjekët kanë rënë në një mendje se obeziteti nuk është vetëm çështje vullneti, por një sëmundje kronike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Turizëm

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Ekonomi

Kush s’paguan tarifën e administrimit i bllokohet prona krahas kamatëvonesave

23 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Kryesore

Gati 11 milionë të huaj hynë në Shqipëri për 9 muaj, rritje edhe gjatë shtatorit

23 Tetor, 2026
KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera
Ekonomi

KLSH bën “pleh” Bashkinë Kolonjë: Miliona për punime të pakryera, s’di ç’ka ndodhur me 17 investime të tjera

23 Tetor, 2026
Përshkallëzimi, bankat mbyllin degët në qendër të Tiranës
Ekonomi

Tatimet thonë se dëmi fizik i bizneseve nga protestat është 2.15 mln euro

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Mjekët kanë rënë në një mendje se obeziteti nuk është vetëm çështje vullneti, por një sëmundje kronike

Mjekët kanë rënë në një mendje se obeziteti nuk është vetëm çështje vullneti, por një sëmundje kronike

Të Përzgjedhura

Trump: Grenell largohet nga Qendra Kennedy, do të marrë një rol tjetër të rëndësishëm
Aktualitet

Trump: Grenell largohet nga Qendra Kennedy, do të marrë një rol tjetër të rëndësishëm

Nga SkyWeb
17 Mars, 2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi se aleati i tij i ngushtë Richard Grenell do të largohet nga drejtimi i...

Lexo të plotë
“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

7 Gusht, 2026
“Daily Mail”: Tirana në sytë e turistëve, një nga qytetet më ekonomike dhe më interesante të Evropës

“Daily Mail”: Tirana në sytë e turistëve, një nga qytetet më ekonomike dhe më interesante të Evropës

21 Korrik, 2026
Dy ura të reja mbi Bunë: Korridori Blu e lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën

Dy ura të reja mbi Bunë: Korridori Blu e lidhja me Ulqinin, projektet për Shkodrën

5 Tetor, 2026
Nisi në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Nisi në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

14 Qershor, 2026

Të Fundit

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

Çaji mund të ulë rrezikun e goditjes në tru, por ja pse nuk duhet të pihet shumë i nxehtë

23 Tetor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Mbi 900 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr