• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ergys Agasi kishte shofer Uljan Shpatarakun, si shkarkimi i Ilir Prodës i hapi rrugën arrestimit të të shumëkërkuarit të SPAK

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Gusht, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
0
Ergys Agasi kishte shofer Uljan Shpatarakun, si shkarkimi i Ilir Prodës i hapi rrugën arrestimit të të shumëkërkuarit të SPAK
Share on FacebookShare on WhatsApp

Arrestimi i Ergys Agasit në Elbasan ka nxjerrë në sipërfaqe lidhjet e tij me ish-drejtues të Policisë së Shtetit.

Në momentin e kapjes, sipas infonews.al, në drejtimin e automjetit me të cilin udhëtonte Agasi ishte pikërisht Uljan Shpataraku, ish-zyrtar i lartë policie dhe një nga njerëzit më të besuar të ish-drejtorit të Përgjithshëm, Ilir Proda.

Ky fakt përforcon dyshimet se Agasi nuk ishte larguar asnjëherë nga Shqipëria dhe se gjatë muajve në kërkim ka qëndruar i fshehur në Elbasan, zonë ku Proda dhe Shpataraku ushtruan për vite me radhë funksione të rëndësishme policore.

Ilir Proda ishte përfolur publikisht si një “emërim” i Ergys Agasit në krye të Policisë së Shtetit. Lidhja e tij me Shpatarakun ishte e njohur. Sapo u emërua Drejtor i Përgjithshëm, në tetor 2024, Proda ia besoi atij drejtimin e Policisë së Elbasanit. Në shkurt 2025 e transferoi në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa më pas tentoi ta vendoste në krye të Policisë së Korçës.

Proda i hapi Shpatarakut rrugën drejt posteve të larta, pavarësisht se ky i fundit ishte pezulluar dhe proceduar më herët për mosarrestimin dhe lirimin e një personi të shpallur në kërkim.

Për njeriun e tij të besuar, ish-kryepolici i “vuri minat” strukturës së Policisë së Shtetit, duke e promovuar dhe mbajtur në poste të rëndësishme.

Por situata ndryshoi pas shkarkimit të Ilir Prodës më 1 mars 2026. Vetëm tri ditë më vonë, drejtori i komanduar Sokol Bizhga pezulloi Uljan Shpatarakun për moszbatim të detyrimeve funksionale dhe mosparaqitje të rregullt në punë. Më 20 maj, drejtori i ri Skënder Hita e largoi përfundimisht nga radhët e Policisë së Shtetit.

Pas ardhjes së Hitës nisi edhe çmontimi i kupolës së ngritur gjatë drejtimit të Prodës. Në fund të korrikut u largua nga drejtimi i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati, ndërsa në vendin e tij u komandua Arjan Muça.

Megjithatë, në poste të rëndësishme vazhdojnë të qëndrojnë drejtues të përfolur për lidhje me Ergys Agasin. Një prej tyre është drejtoresha e Hetimit të Krimit Kibernetik, Ervina Gjana.

Gjatë hetimeve, SPAK i sekuestroi asaj celularin, tetë telefona të tjerë dhe dy laptopë që i përkisnin edhe bashkëshortit të saj, Renato Hristic, i njohur si shoqërues i Agasit.

Kronologjia e ngjarjeve tregon se largimi i Prodës dhe goditja e njerëzve të tij brenda Policisë i hapën rrugën lokalizimit të Ergys Agasit. Për muaj me radhë, një nga personat më të kërkuar nga SPAK duket se qëndroi në Shqipëri nën mbrojtjen e policisë, ndërsa masa “arrest në burg” mbeti e paekzekutuar, deri sot. /skyweb.al

Etiketat: akshiergys agasiermal beqirispakulian shpataraku
Artikulli para

Arrestohet Ergys Agasi, “koka” e mega skandalit AKSHI u kap në Elbasan pas urdhrit nga SPAK

Artikulli pas

FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, jep rezultate pozitive kundrejt kimioterapisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional
Aviacion

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?
Aktualitet

Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?

11 Tetor, 2026
Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?
Aktualitet

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE
Aktualitet

Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Ndodh edhe në Itali! Zhduken 5 milionë euro verë
Aktualitet

Ndodh edhe në Itali! Zhduken 5 milionë euro verë

10 Tetor, 2026
Artikulli pas
FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, jep rezultate pozitive kundrejt kimioterapisë

FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, jep rezultate pozitive kundrejt kimioterapisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Populli do të dëgjohet çdo vit” premtimi i pambajtur për Këshillimin Kombëtar
Aktualitet

“Populli do të dëgjohet çdo vit” premtimi i pambajtur për Këshillimin Kombëtar

Nga SkyWeb
13 Maj, 2026
0

Në qershor të vitit 2021, nga Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama premtoi një mënyrë të re...

Lexo të plotë
Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme, zbulohen 320 tonë pluhur toksik

Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme, zbulohen 320 tonë pluhur toksik

8 Tetor, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik rreth Hënës

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik rreth Hënës

11 Prill, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës

Rritja e transaksioneve nga bankomatet, BSH kërkon më shumë transparencë nga bankat për komisionet

4 Shkurt, 2026
E ardhmja e lajmeve artificiale

E ardhmja e lajmeve artificiale

18 Gusht, 2025

Të Fundit

TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?

Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?

11 Tetor, 2026
Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

Tregu ka mungesë të theksuar avionësh, dhe kompanitë po i kërkojnë me ngulm

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr