• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?

Editor Nga Editor
28 Gusht, 2026
në Shëndet
A A
A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një studim i ri sugjeron se El Nino-t – agjenti natyror i kaosit klimatik që shfaqet periodikisht dhe rrit temperaturat globale – po bëhen më të fuqishëm për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.

Sipas një studimi të publikuar më 27 gusht në revistën Science, El Niño-t janë më shumë se 36% më të fuqishëm krahasuar me periudhën para fillimit të epokës industriale në mesin e viteve 1800. Vetëm gjatë 40 viteve të fundit, fuqia e tyre është rritur me 16%, duke treguar se kjo rritje po përshpejtohet.

Gjetjet vijnë në një kohë kur një El Niño i fuqishëm, i cili u formua disa muaj më parë, parashikohet të jetë më i madhi i regjistruar ndonjëherë gjatë muajve të ardhshëm.

El Niño-t, të cilët përfaqësojnë një ngrohje të përkohshme të disa pjesëve të Oqeanit Paqësor pranë ekuatorit, ndikojnë në modelet e motit në të gjithë botën dhe rrisin numrin e ngjarjeve ekstreme, duke përfshirë valët e të nxehtit, përmbytjet në disa zona dhe thatësirat në të tjera. Ato mund të shkaktojnë dëme që arrijnë në triliona dollarë.

“Kjo është e rëndësishme sepse El Niño-t e fuqishëm kanë ndikime shumë më të mëdha mbi rreziqet klimatike dhe ngjarjet ekstreme në mbarë botën,” thotë autorja kryesore e studimit, Julia Cole, shkencëtare e paleoklimës në Universitetin e Miçiganit në SHBA.

“Kur nisëm të shqyrtonim pse mund të ndodhte kjo, krahasuam të dhënat tona me një regjistër të temperaturave globale dhe zbuluam se rritja e fuqisë së El Niño-ve përputhet ngushtë me rritjen e temperaturës globale që vjen si pasojë e aktiviteteve njerëzore, si djegia e lëndëve djegëse fosile.”

Studimi i saj shqyrton El Niño-t që kanë ndodhur gjatë rreth 900 viteve të fundit.

“El Niño është aspekti më i dhunshëm i ndryshueshmërisë klimatike në mbarë botën, me pasoja që variojnë nga kolapsi i peshkimit në zona të caktuara, te shkatërrimi masiv i koraleve, thatësirat e rënda dhe mungesat ushqimore në mbarë botën,” thotë Boris Worm, shkencëtar i deteve në Universitetin Dalhousie, i cili nuk ishte pjesë e studimit.

Worm citon shkencëtarin e ndjerë të klimës Wallace Broecker, i cili paralajmëroi: “Sistemi klimatik është një bishë e zemëruar dhe ne po e ngacmojmë me shkopinj.”

Më pas Worm shton: “Emetimet njerëzore janë shkopi, ndërsa El Niño është një nga shpërthimet e kësaj ‘bishe të zemëruar’, të cilat mund të jenë një kërcënim serioz për sigurinë tonë kolektive.”

Si matet fuqia e El Nino-s?

Fuqia e një El Niño përcaktohet duke matur temperaturën e ujit në një zonë të Oqeanit Paqësor qendror, pranë ekuatorit, dhe duke e krahasuar temperaturën mesatare tre-mujore me normalen.

Nëse uji është 0.5°C më i ngrohtë se normalja, atëherë kemi një fenomen El Niño. Në skajin më të lartë të shkallës, kur temperatura arrin rreth 2°C mbi normalen, fenomeni klasifikohet si “shumë i fuqishëm”.

Shifra më e fundit javore për El Niño-n është 2.7°C dhe pritet të vazhdojë të rritet edhe për dy deri në katër muaj, sipas gjurmuesit të El Niño-s të Universitetit Columbia.

Shkencëtarët kanë teoritë prej kohësh se, ndërsa bota ngrohet, El Niño-t do të bëhen më të fuqishëm, sepse fuqia e tyre përcaktohet në bazë të ndryshimeve të temperaturës së oqeanit në raport me mesataren.

Megjithatë, të dhënat e drejtpërdrejta të vëzhgimeve shkojnë vetëm rreth 75 vite pas, ndaj shkencëtarët kanë thënë më parë se të dhënat janë shumë të kufizuara për të përcaktuar një prirje afatgjatë.

Për këtë arsye, shkencëtarët kanë kërkuar prova që mund të tregojnë se një El Niño ka ndodhur edhe në të kaluarën, pa pasur nevojë të matin drejtpërdrejt temperaturën e ujit.

Për shembull, ata kanë analizuar të dhëna historike mbi ndryshimet e motit në mbarë botën dhe kanë identifikuar El Niño të së kaluarës – përfshirë atë jashtëzakonisht të fuqishëm të vitit 1877 – duke u bazuar në ndryshimet klimatike që ai shkaktoi në mbarë globin.

Ekipi i Cole përdori një metodë të re duke studiuar koralet, të cilat shërbyen si një lloj “makine kohe për të parë të kaluarën”, siç shprehet ajo.

Cole shpjegon se matjet e raportit të kalciumit dhe stronciumit në skeletet e koraleve, si dhe të izotopeve të ndryshme të oksigjenit, ofrojnë dy mënyra të pavarura për të përcaktuar kushtet e ujit të detit në të cilin u formuan koralet.

Një matje tjetër, e bazuar në uranium dhe torium, përcakton kohën kur u formuan këto skelete koralesh.

Cole analizoi 29 fosile koralesh në Ishujt Galapagos – 14 prej tyre nga periudha para epokës industriale, 14 nga periudha moderne dhe një tjetër nga koha kur epoka industriale sapo kishte filluar.

Fosili më i vjetër daton rreth vitit 1100.

Temperaturat që ajo nxori nga fosilet gjatë një periudhe prej më shumë se 900 vitesh janë të pjesshme dhe kanë boshllëqe. Megjithatë, kur paraqiten në grafik, Cole thotë se ato duken si një “shkop hokeji”, një përshkrim i përdorur gjithashtu për një studim të rëndësishëm të viteve 1990 mbi temperaturat globale të së kaluarës.

Ajo dhe shkencëtarë të tjerë thonë se situata mund të përkeqësohet më tej.

“Kjo ngre shqetësimin për një të ardhme ku ngjarjet më të mëdha të El Niño-s dhe La Niña-s do të përshpejtojnë dhe do të rrisin ashpërsinë e ekstremeve të motit dhe klimës,” thotë Kim Cobb, shkencëtare e koraleve dhe klimës në Universitetin Brown, e cila nuk mori pjesë në studim.

Artikulli para

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje

Artikulli pas

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

Editor

Editor

Nga Kategoria

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë
Shëndet

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje
Shëndet

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël
Shëndet

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

11 Tetor, 2026
Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit
Shëndet

Zbulim i ri shkencor, grafeni mund të identifikojë dëmtimet e trurit

10 Tetor, 2026
Si po kthehen berberët në “psikologë” për burrat
Shëndet

Si po kthehen berberët në “psikologë” për burrat

10 Tetor, 2026
Jo vetëm drita edhe temperatura mund të përcaktojë orarin e gjumit
Shëndet

Jo vetëm drita edhe temperatura mund të përcaktojë orarin e gjumit

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

Të Përzgjedhura

Kompania italiane pushon nga puna të gjithë punonjësit, i zëvendëson me inteligjencë artificiale
Ekonomi

Kompania italiane pushon nga puna të gjithë punonjësit, i zëvendëson me inteligjencë artificiale

Nga Editor
12 Mars, 2026
0

Një kompani teknologjike në Itali ka vendosur të pushojë nga puna të gjithë punonjësit e saj në një zyrë në...

Lexo të plotë
“Ndihem e lirë”, adoleshentët australianë 1 muaj pa rrjete sociale

“Ndihem e lirë”, adoleshentët australianë 1 muaj pa rrjete sociale

10 Janar, 2026
RREGULLORJA/ AKEP shtrëngon masat për kompanitë celulare dhe ISP-të pas sulmeve kibernetike

RREGULLORJA/ AKEP shtrëngon masat për kompanitë celulare dhe ISP-të pas sulmeve kibernetike

7 Nëntor, 2025
Telegram, kompania me 30 punonjës që fiton miliarda dollarë në vit

Telegram, kompania me 30 punonjës që fiton miliarda dollarë në vit

27 Tetor, 2025
“9 ballë” në Tepelenë, SPAK bastis zyrën e kryebashkiakut Tërmet Peçi

“9 ballë” në Tepelenë, SPAK bastis zyrën e kryebashkiakut Tërmet Peçi

16 Qershor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr