• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
Share on FacebookShare on WhatsApp

Marrëveshja hap mundësi të reja për One Albania, për të zgjeruar mbulimin dhe aksesin në shërbime të avancuara të komunikimit, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Grupi 4iG, kompania mëmë e One Albania, dhe SpaceX kanë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme për ofrimin e një lidhjeje të qëndrueshme në Europë. Starlink Mobile do të forcojë shërbimet e telekomunikacionit të Grupit 4iG në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë marrëveshja për ‘Sovereign Solutions’ do të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve për komunikime satelitore të sigurta dhe të pavarura në nivel kombëtar.

Përmes këtij bashkëpunimi, dy kompanitë krijojnë një model unik në Europë, që ndërthur shërbimet satelit-telefoni celulare me teknologjinë satelitore për komunikimet e pavarura, ‘Sovereign Solutions’. Marrëveshja është në përputhje të plotë me angazhimin e Grupit 4iG në telekomunikacion, teknologjitë hapësinore dhe ato të mbrojtjes dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm për Grupin, të orientuar drejt inovacionit.

“Marrëveshja e firmosur vjen në saje të vendosmërisë së Grupit 4iG për të garantuar shërbim kudo dhe për të gjithë. Grupi 4iG dhe SpaceX kanë zhvilluar modelin e parë të këtij lloji, që përfshin një shërbim të bazuar në teknologjinë satelit-mobile të Starlink, si edhe krijimin për herë të parë të zgjidhjeve të pavarura (sovereign solutions) në Europë. Jemi krenarë që udhëheqim këtë vizion në Europë dhe që po vendosim një standard të ri global të asaj çfarë është e mundur” – tha Gellért Jászai, Kryetar dhe Drejtori Ekzekutiv i Grupit 4iG.

“Vendimi i Grupit për të sjellë Starlink Mobile, duke përdorur në të ardhmen e afërt edhe teknologjinë tonë të gjeneratës V2, do të mundësojë lidhje të qëndrueshme për të gjithë rrjetin celular në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor. Teknologjia V2 do të mundësojë internet broadband me shpejtësi të lartë, duke përdorur spektrin 2 GHz në mbarë botën. Jemi shumë të lumtur që po ndërtojmë këtë bashkëpunim me Grupin 4iG, duke pozicionuar edhe Hungarinë si një nga vendet e para në Europë që adopton dhe ofron ‘sovereign solutions’,” – tha Gwynne Shotwell, Presidente dhe Drejtoreshë Operacionale e SpaceX.

Plotësim i rrjeteve celulare të One Hungary me Starlink mobile

Starlink, ofruesi më i madh në botë i konstelacionit satelitor për komunikim të drejtpërdrejtë me pajisjet mobile në orbitën e ulët të Tokës, mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë me telefonat celularë të përputhshëm me LTE, pa qenë nevoja për pajisje të posaçme satelitore. Duke plotësuar rrjetet celulare tokësore, lidhja satelitore mundëson komunikimin celular edhe në zonat ku mbulimi me rrjet është i kufizuar ose mungon.

Grupi 4iG do të lançojë shërbimin në Hungari dhe Shqipëri. Këto dy vende do t’u bashkohen disa tregjeve të tjera në mbarë botën, ku shërbimi është i disponueshëm në gjashtë kontinente. Falë kësaj marrëveshje, One Albania do të përdorë infrastrukturën satelitore për të ofruar shërbim edhe në zona të largëta dhe pa mbulim. Teknologjia përmirëson disponueshmërinë e komunikimeve celulare, veçanërisht në zonat malore dhe bregdetare. Prezantimi për tregun do të varet nga kushtet rregullatore, teknike dhe tregtare në secilin treg.

Lidhja e qëndrueshme e Starlink Mobile do të mbështesë gjithashtu klientët e 4iG Group gjatë emergjencave dhe ndërprerjeve të përkohshme të shërbimit, si dhe do të mundësojë komunikimin për shërbimet publike dhe funksionimin e infrastrukturave kritike.

Starlink mobile v2

Në një të ardhme të afërt, bashkëpunimi do të përfshijë edhe Starlink Mobile V2, teknologjinë e gjeneratës tjetër, që do të funksionojë përmes të drejtave globale të SpaceX në spektrin 2 GHz. Shërbimi do të lançohet në Hungari, Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes lançimit të shërbimit në disa vende, Grupi 4iG synon të bëhet një nga kompanitë pararojë në Europë në implementimin e shërbimeve Starlink Mobile.

Sovereign Solutions: komunikime satelitore të sigurta

Përmes ‘Sovereign Solutions’, kompanitë 4iG S&D dhe SpaceX do të zhvillojnë një shërbim të integruar me kapacitete të avancuara të komunikimit satelitor dhe komunikim të sigurt të të dhënave nga njëri skaj në tjetrin. Shërbimi, i planifikuar të prezantohet vitin e ardhshëm, do të ofrojë lidhje broadband dhe një infrastrukturë të sigurt dhe sovrane të rrjetit.

4iG Group

Grupi 4iG është kompania më e madhe hungareze në fushën e teknologjisë, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, infrastrukturës digjitale dhe industrisë hapësinore dhe të mbrojtjes, e listuar në Bursën e Budapestit. 4iG po zgjeron praninë e saj përmes një qasjeje të integruar, që përfshin rrjete me kapacitet të lartë, qendra të të dhënave dhe infrastrukturë ndërkombëtare të lidhjes së të dhënave, sisteme teknologjike, si edhe zgjidhje industriale dhe të mbrojtjes, duke u shërbyer individëve, bizneseve, institucioneve shtetërore dhe klientëve ndërkombëtarë. Me më shumë se 11,000 punonjës, objektivi strategjik i Grupit është të kontribuojë në zhvillimin digjital, teknologjik dhe industrial të Hungarisë dhe rajonit përmes investimeve afatgjata, inovacionit dhe partneriteteve ndërkombëtare.

www.4ig.hu

4iG Space and Defence Technologies Zrt.

4iG Space and Defence Technologies Zrt. (4iG S&D) është pjesë e Grupi 4iG, kompani përgjegjëse për sektorët e hapësirës dhe mbrojtjes, e fokusuar në zhvillimin e teknologjive inovative me përdorim në industrinë hapësinore dhe atë të mbrojtjes. Kompania operon në pesë fusha strategjike biznesi: hapësirë, aero, sisteme tokësore, armë dhe municione, si dhe kibernetikë dhe digjitalizim të mbrojtjes. Aktivitetet e saj në sektorin hapësinor përfshijnë projektimin, prodhimin dhe operimin e satelitëve. Në fushën e teknologjive të mbrojtjes, 4iG SDT zhvillon mjete ajrore pa pilot dhe sisteme kundër dronëve, platforma tokësore, zgjidhje për prodhimin e armëve dhe municioneve, si edhe teknologji moderne kibernetike dhe të digjitalizimit. Sistemet e saj mbështesin zhvillimin e kapaciteteve të përputhshme me NATO-n dhe kontribuojnë në forcimin e sigurisë rajonale.

www.4igsdt.hu

Etiketat: 4iGone albaniaspacexstarlink
Artikulli para

Eksperti britanik i udhëtimeve zgjedh Shqipërinë si destinacion me kosto të ulët për pushimet e vjeshtës

Artikulli pas

Uji me rracion, qytetet që klasifikohen me “rrezik të lartë” nga problemet me motin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Uji me rracion, qytetet që klasifikohen me “rrezik të lartë” nga problemet me motin

Uji me rracion, qytetet që klasifikohen me "rrezik të lartë" nga problemet me motin

Të Përzgjedhura

OBSH: 1 në 2 persona që përballen me verbëri nga katarakti nuk kanë akses në kirurgji
Shëndet

OBSH: 1 në 2 persona që përballen me verbëri nga katarakti nuk kanë akses në kirurgji

Nga Editor
11 Shkurt, 2026
0

Sipas një studimi të fundit të publikuar më 11 shkurt në revistën shkencore The Lancet Global Health, pothuajse gjysma e...

Lexo të plotë
PD reagon në lidhje me kontratën 6 milion USD të lobimit: Nuk po e paguajmë ne, por shqiptarët e SHBA-së

PD reagon në lidhje me kontratën 6 milion USD të lobimit: Nuk po e paguajmë ne, por shqiptarët e SHBA-së

26 Prill, 2025
Ministria e Financave thotë se do të ngrejë një Task Forcë për parandalimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

20 Maj, 2026
Rumania rrëzon dy dronë brenda 24 orëve në hapësirën e saj ajrore

Rumania rrëzon dy dronë brenda 24 orëve në hapësirën e saj ajrore

25 Korrik, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

4 Qershor, 2026

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr