• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Banka Botërore: Turizmi, sektori me potencialin më të lartë për krijimin e vendeve të reja të punës në Shqipëri

Editor Nga Editor
2 Shtator, 2026
në Ekonomi, Turizëm
A A
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore
Share on FacebookShare on WhatsApp

Turizmi vlerësohet si sektori me potencialin më të madh për krijimin e vendeve të reja të punës në Shqipëri, ndërsa diversifikimi i ofertës turistike shihet si një mundësi për të zgjatur sezonin dhe për të rritur punësimin gjatë gjithë vitit.

Gjetjet kryesore të anketës “FY 2026 Albania Country Opinion Survey Report”, të publikuara nga Banka Botërore, tregojnë se krahas turizmit, potencial të rëndësishëm për punësim dhe zhvillim ekonomik kanë edhe bujqësia dhe agro-përpunimi, teknologjia e informacionit dhe shërbimet digjitale, energjia e rinovueshme, infrastruktura e gjelbër, ndërtimi dhe industria e lehtë. Anketa përfshiu 219 përfaqësues të institucioneve, biznesit dhe shoqërisë civile.

Në sektorin e turizmit, zhvillimi i agroturizmit, turizmit kulturor, historik dhe të aventurës shihet si një mundësi për të zgjeruar aktivitetin përtej muajve të sezonit veror dhe për të krijuar vende të reja pune në zona të ndryshme të vendit.

Një potencial të rëndësishëm paraqet edhe bujqësia dhe agro-përpunimi. Rritja e aktiviteteve me vlerë të shtuar, përpunimi i produkteve bujqësore, zgjerimi i eksporteve, si dhe investimet në magazinim dhe paketim, mund të krijojnë mundësi të reja punësimi dhe të nxisin zhvillimin ekonomik, veçanërisht në zonat jashtë qendrave urbane.

Në të njëjtën kohë, teknologjia e informacionit dhe shërbimet digjitale konsiderohen sektorë me perspektivë të lartë për krijimin e vendeve të punës të kualifikuara dhe për zhvillimin e aktiviteteve të orientuara drejt eksporteve.

Sa i përket prioriteteve të zhvillimit, bujqësia dhe siguria ushqimore renditen në vend të parë, të përzgjedhura nga 49% e të anketuarve. Arsimi renditet i dyti me 47%, ndërsa shëndetësia është përzgjedhur nga 36% e pjesëmarrësve. Vendet e punës kanë marrë 34% të përgjigjeve, ndërsa infrastruktura digjitale 32%.

Në tërësi, rezultatet evidentojnë potencialin e ekonomisë shqiptare për të krijuar më shumë vende pune përmes zhvillimit të sektorëve me vlerë të shtuar, rritjes së investimeve, përshpejtimit të digjitalizimit dhe diversifikimit të ofertës turistike.

Krijimi i vendeve të reja të punës, forcimi i kapitalit njerëzor dhe sigurimi i një rritjeje të qëndrueshme janë gjithashtu ndër prioritetet kryesore të strategjisë së Bankës Botërore për mbështetjen e zhvillimit të Shqipërisë.

Artikulli para

Rikuperohet Dollari, Euro nuk luhatet

Artikulli pas

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ngec tenderi i madh i internetit të AKSHI-t, vijon saga e bllokimeve përmes ankimimeve në KPP
Ekonomi

Shqipëria ka kosto relativisht të përballueshme në raport me të ardhurat dhe në rajon

17 Tetor, 2026
Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri
Ekonomi

Më pak vite për të arritur në krye, si po e ndryshon AI karrierën e brezit të ri

17 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

AIPS, afro 5.7 miliardë euro transferta mes bankave në Shqipëri

17 Tetor, 2026
Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet
Ekonomi

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet

16 Tetor, 2026
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës
Ekonomi

FMN: Shqipëria nuk ka shfrytëzuar potencialin e rritjes ekonomike

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Të Përzgjedhura

AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim
Aktualitet

Rama: “AMAN Hotel” dhe “Cheval Blanc” do të menaxhojnë projektin në Zvërnec

Nga SkyWeb
1 Qershor, 2026
0

Kryeministri Edi Rama reagoi sot për protestën dhe zhvillimet e fundit në Zvërnec, duke theksuar rëndësinë që sipas tij kanë...

Lexo të plotë
Influencerët dhe rrjetet sociale “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat në 2024

Influencerët dhe rrjetet sociale “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat në 2024

8 Gusht, 2025
Foto nga zjarri në Gramsh. Pronësi intelektuale e Eduart Pagrisë

Qeveria jep 345 milionë euro dëmshpërblim për zjarret e verës, si ndahen

29 Janar, 2026
Sondazhi: 1 në 5 të mitur thonë se shohin përmbajtje seksuale të padëshiruara në Instagram

Sondazhi: 1 në 5 të mitur thonë se shohin përmbajtje seksuale të padëshiruara në Instagram

24 Shkurt, 2026
Shqiptarët harxhojnë 4.5% të të ardhurave vjetore për komunikimin me celular

Shqiptarët harxhojnë 4.5% të të ardhurave vjetore për komunikimin me celular

24 Prill, 2025

Të Fundit

Rama i prerë: Nuk iki, se po ika unë ju mbeteni pa u futur në BE!

Rama i prerë: Nuk iki, se po ika unë ju mbeteni pa u futur në BE!

18 Tetor, 2026
Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

Protestat e dhunshme, bashkia nis heqjen e gurëve nga bulevardi

18 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

18 Tetor, 2026
Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

Rama zbulon “duart e zeza” që duan ta largojnë atë nga misioni: Donin të më digjnin Kopshtin e Edenit me dron

18 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr