• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 20 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Ryanair “fshin” 2 milionë pasagjerë në dimër për shkak të çmimit të karburanteve

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Shtator, 2026
në Aviacion
A A
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ryanair do të operojë më pak fluturime nga sa kishte planifikuar gjatë sezonit dimëror, nga nëntori 2026 deri në mars 2027, për të kufizuar kostot që po vijnë nga shtrenjtimi i karburantit.

Kompania ka ulur parashikimin e pasagjerëve për të gjithë vitin financiar nga 216 milionë në 214 milionë, ndërsa trafiku gjatë dimrit pritet të mbetet afërsisht në nivelet e një viti më parë.

Ryanair ka siguruar përmes kontratave të mbrojtjes së çmimit rreth 80% të karburantit që i nevojitet deri në mars 2027, me një çmim pranë 67 dollarëve për fuçi.

Problemi mbetet pjesa tjetër e pambuluar, e cila blihet me çmimet aktuale të karburantit të avionëve, të cilat kompania i vlerëson rreth 140 dollarë për fuçi.

Reduktimi i fluturimeve pritet t’i ulë humbjet e parashikuara për sezonin dimëror me rreth 70 deri në 100 milionë euro.

Vendimi vjen pavarësisht rezultateve pozitive të gushtit, kur Ryanair transportoi 22.2 milionë pasagjerë, ose 6% më shumë se një vit më parë.

Koeficienti i mbushjes së avionëve arriti në 96%, duke treguar se kërkesa për fluturime mbetet e lartë.

Megjithatë, kompania paralajmëron se nëse çmimet e naftës qëndrojnë të larta edhe gjatë verës 2027, mund të ketë një rritje të ndjeshme të tarifave për fluturimet me distancë të shkurtër në Evropë.

Kjo do të thotë se shtrenjtimi i karburantit mund të reflektohet jo vetëm në më pak fluturime gjatë dimrit, por edhe në bileta më të shtrenjta gjatë sezonit të ardhshëm veror. /skyweb.al

Artikulli para

Pas turit në qarqe, Rama thërret ministrat dhe deputetët: Priten ndryshime në qeveri

Artikulli pas

Shmanget Shqipëria dhe Kosova/ Nesër në Selanik firmoset Korridori Vertikal i gazit, Serbia dhe Maqedonia marrin rol kyç

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje
Aviacion

Kërcënim për bombë në avionin e Austrian Airlines, fluturimi Tel Aviv–Vjenë devijon në Sofje

19 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në funksionalitet të plotë!

17 Tetor, 2026
TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit
Aviacion

TIA: Asnjë fluturim shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, operimet vijojnë sipas skedulit

16 Tetor, 2026
TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali
Aviacion

TIA njofton cilat fluturime janë prekur nga problemet teknike të kontrollit ajror në Itali

16 Tetor, 2026
Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria
Aviacion

Defekt në sistemin e kontrollit ajror në Itali, anulime dhe vonesa fluturimesh! Preket edhe Shqipëria

16 Tetor, 2026
Ryanair mbyll bazën në Berlin, reduktohen fluturimet nga tetori
Aviacion

“Ryanair” dhe “easyJet” anulojnë mijëra fluturime

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Shmanget Shqipëria dhe Kosova/ Nesër në Selanik firmoset Korridori Vertikal i gazit, Serbia dhe Maqedonia marrin rol kyç

Të Përzgjedhura

Euro bie, dollari rritet: Si shiten e blihen valutat e huaja sot
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor, forcohen dollari dhe paundi, bie euro

Nga Editor
12 Mars, 2026
0

Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë në kursin e këmbimit këtë mëngjes krahasuar me një ditë më parë....

Lexo të plotë
Gjurmët e bardha që lënë avionët në qiell ngrohin klimën, projekt me IA për t’i shmangur

Gjurmët e bardha që lënë avionët në qiell ngrohin klimën, projekt me IA për t’i shmangur

23 Gusht, 2026
Eskpertja e “solo travel” i përgjigjet pyetjeve më të shpeshta: Çfarë duhet patur parasysh kur merrni çantën dhe..

Eskpertja e “solo travel” i përgjigjet pyetjeve më të shpeshta: Çfarë duhet patur parasysh kur merrni çantën dhe..

20 Tetor, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

16 Gusht, 2025
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat

SPAK-u “tmerron” administratën, suficiti rekord tregon se fondet po “kursehen” nga frika e firmës

26 Maj, 2026

Të Fundit

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

20 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

“Rama s’ka ndërmend të japë dorëheqjen! Ka mandat me 800 mijë vota”

20 Tetor, 2026
Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

19 Tetor, 2026
Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para

Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr