• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Trilogjia e eklipseve” të Spanjës ka nisur, por ai i vitit të ardhshëm do të jetë më perfekt

Editor Nga Editor
14 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
“Trilogjia e eklipseve” të Spanjës ka nisur, por ai i vitit të ardhshëm do të jetë më perfekt
Share on FacebookShare on WhatsApp

Trilogjia e eklipseve në Spanjë ka nisur zyrtarisht. Pas eklipsit total diellor që kaloi mbi veriun e Spanjës pak para perëndimit të diellit më 12 gusht, vendi tani po përgatitet për atë që mund të jetë një ngjarje edhe më spektakolare më 2 gusht 2027. Atë ditë, një tjetër eklips total diellor do të përshkojë Andaluzinë përpara se të vazhdojë drejt Afrikës së Veriut. Ndërsa eklipsi i kësaj jave u karakterizua nga pamje dramatike pranë horizontit, eklipsi i vitit të ardhshëm premton një fazë më të gjatë të totalitetit, një Diell shumë më lart në qiell dhe kushte dukshëm më të favorshme për vëzhgim. Ai është gjithashtu pjesë e një prej shtigjeve më të jashtëzakonshme të eklipseve totale diellore të këtij shekulli, duke sjellë përfundimisht më shumë se gjashtë minuta totalitet në Egjipt, shkruan Forbes.

Edhe pse eklipsi i kësaj jave krijoi pamje të paharrueshme të Diellit pranë perëndimit, lartësia e tij shumë e ulët mbi horizont e bëri të vështirë gjetjen e vendeve të përshtatshme për vëzhgim. Eklipsi i vitit të ardhshëm do të ofrojë një përvojë krejt tjetër. Kur hija e Hënës të arrijë në jug të Spanjës gjatë orëve të paradites, Dielli do të jetë rreth 38 deri në 42 gradë mbi horizont, duke e bërë shumë më të lehtë gjetjen e një vendi të hapur dhe pa pengesa për ta parë atë.

Në Spanjë, faza e totalitetit do të zgjasë maksimumi 4 minuta e 39 sekonda, kohë e mjaftueshme për të vëzhguar strukturën delikate të koronës së Diellit, për të parë se si errësohet peizazhi dhe për ta përjetuar spektaklin pa nxitimin që shoqëron eklipset më të shkurtra.

Vetëm skaji jugor i Spanjës kontinentale do të ndodhet brenda shtegut të totalitetit, duke e përqendruar numrin e madh të ndjekësve të eklipseve në një zonë relativisht të vogël të Andaluzisë.

Tarifa, qyteti më jugor i Evropës kontinentale, është i njohur për plazhet e arta, erërat e forta Levante dhe kulturën e tij të relaksuar të surfimit. Ai do të përjetojë totalitetin më të gjatë në Spanjë  4 minuta e 39 sekonda duke e bërë Tarifan destinacionin kryesor të vendit për të parë eklipsin.

Pranë saj ndodhet Baelo Claudia, një qytet romak jashtëzakonisht i ruajtur, me pamje nga Mesdheu. Ky vend ofron një kombinim të rrallë mes një faze të gjatë totaliteti dhe një prej peizazheve arkeologjike më mbresëlënëse të Spanjës.

Estepona, Marbella, Fuengirola, Cádiz dhe Málaga do të përjetojnë totalitete më të shkurtra, por ofrojnë infrastrukturë shumë të mirë turistike. Përtej kufirit, territori britanik i Gibraltarit do të përjetojë gjithashtu 4 minuta e 28 sekonda totalitet. Megjithatë, vëzhguesit mund të preferojnë zona si Eastern Beach ose Europa Point, në vend të majës së Shkëmbit të Gjibraltarit.

Spanja është vetëm fillimi i asaj që shumë ndjekës të eklipseve do ta konsiderojnë ngjarjen kryesore. Pasi të kalojë ngushticën e Gjibraltarit, hija e Hënës do të përshkojë Marokun, Algjerinë, Tunizinë dhe Libinë, përpara se të arrijë në Egjipt, ku qielli zakonisht i thatë në gusht dhe kohëzgjatja rekord e eklipsit pritet të tërheqin vëzhgues nga e gjithë bota.

Pranë Luksorit, në Egjipt, totaliteti do të arrijë një kohëzgjatje të jashtëzakonshme prej 6 minutash e 22 sekondash, shumë pranë maksimumit teorik që mund të arrihet nga një eklips total diellor në Tokë.

Ndryshe nga shumë eklipse totale që kalojnë mbi oqeane të largëta ose zona me popullsi të rrallë, shtegu i eklipsit të vitit 2027 lidh disa prej destinacioneve turistike më të njohura dhe më të aksesueshme në botë. Kombinimi i aksesueshmërisë, totalitetit të gjatë dhe motit përgjithësisht të favorshëm në gusht ka bërë që shumë vëzhgues me përvojë ta konsiderojnë këtë një nga mundësitë më të mira për të parë një eklips total gjatë këtij shekulli.

Megjithatë, organizimi nuk do të jetë pa vështirësi. Eklipsi i vitit 2027 do të ndodhë gjatë një prej periudhave më të ngarkuara të sezonit turistik në Evropën Jugore, ndërsa Andaluzia tashmë pret miliona vizitorë gjatë verës. Për këtë arsye, hotelet, makinat me qira dhe fluturimet pritet të kenë kërkesë veçanërisht të lartë, sidomos në zonën e Tarifës dhe ngushticës së Gjibraltarit.

Për shumë udhëtarë, qasja më e mirë mund të jetë që të përdorin qytete dhe resorte më të mëdha si Marbella, Fuengirola ose Málaga si baza të qëndrimit, ndërsa vendin përfundimtar të vëzhgimit ta mbajnë fleksibël deri pak para ditës së eklipsit. /skyweb.al

Etiketat: eklipsi
Artikulli para

Prindërit po bëhen “bashkëpilotë” të karrierës së fëmijëve të tyre të rritur dhe kjo po shqetëson ekspertët e punësimit

Artikulli pas

Nuk është vetëm mirësjellja, shkaku i vërtetë pse stjuardesat përshëndesin tek për tek pasagjerët teksa ata hipin në avion

Editor

Editor

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!
Aktualitet

Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!

12 Nëntor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Më shumë makina në rrugët e vendit, mbi 81 mijë mjete janë regjistruarar në 10 muaj

12 Nëntor, 2026
Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë
Aktualitet

Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Nuk është vetëm mirësjellja, shkaku i vërtetë pse stjuardesat përshëndesin tek për tek pasagjerët teksa ata hipin  në avion

Nuk është vetëm mirësjellja, shkaku i vërtetë pse stjuardesat përshëndesin tek për tek pasagjerët teksa ata hipin në avion

Të Përzgjedhura

S’ka më “qofte ke daja”, Anglia ashpërson rregullat për emigrantët: Deri në 30 vjet për lejen e qendrimit!
Aktualitet

S’ka më “qofte ke daja”, Anglia ashpërson rregullat për emigrantët: Deri në 30 vjet për lejen e qendrimit!

Nga SkyWeb
11 Nëntor, 2026
0

Britania e Madhe po ndryshon rrënjësisht rregullat për marrjen e lejes së përhershme të qëndrimit, duke dyfishuar nga pesë në...

Lexo të plotë
Godasin deri në Moskë, Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave Tomahawk në Ukrainë

Godasin deri në Moskë, Trump po shqyrton mundësinë e dërgimit të raketave Tomahawk në Ukrainë

13 Tetor, 2025
Shtrenjtimi prek edhe detergjentët, prodhuesit vendas: Rritim çmimet në maj

Shtrenjtimi prek edhe detergjentët, prodhuesit vendas: Rritim çmimet në maj

27 Mars, 2026
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë, çfarë përfitojnë fermerët

25 Maj, 2026
Bizneset përreth dhe kanalet derdhin ujërat e zeza te Liqeni Artificial, KLSH zbardh shkaqet e ndotjes alarmante

Bizneset përreth dhe kanalet derdhin ujërat e zeza te Liqeni Artificial, KLSH zbardh shkaqet e ndotjes alarmante

12 Shtator, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr