Një vegël pune e harruar brenda strukturës së bishtit të një avioni të ri detyroi Airbus të pezullonte përkohësisht dorëzimet e modelit A330-900 duke i shkaktuar kompanisë miliona euro dëme.
Pas zbulimit, kompania nisi kontrolle parandaluese në të gjithë avionët që ndodheshin në fazat përfundimtare të prodhimit.
Inspektimet sollën ndërprerjen e dorëzimeve të avionëve A330neo gjatë muajve qershor dhe korrik.
Airbus konfirmoi se shkaku i incidentit është identifikuar dhe se janë marrë masat e nevojshme për eliminimin e problemit.
Pas përfundimit të kontrolleve, dorëzimet e avionëve kanë rifilluar normalisht. /skyweb.al
















