• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Avionët do të përdorin më shumë navigimin satelitor, Shqipëria përshtat rregullat me BE-në

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Tetor, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria ka miratuar një rregullore të re për navigimin ajror, duke përafruar kërkesat teknike dhe operacionale me standardet më të fundit të Bashkimit Europian.

Ndryshimet lidhen me mënyrën se si përcaktohen rrugët ajrore dhe procedurat që përdorin avionët gjatë afrimit dhe uljes në aeroporte.

Rregullorja është miratuar me urdhrin nr. 219, datë 9 tetor 2026, të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe është botuar në Fletoren Zyrtare të datës 22 tetor.

Ajo përafron rregulloren europiane nr. 2018/1048, të ndryshuar në mars 2025, dhe vendos kërkesa për përdorimin e navigimit të bazuar në performancë, i njohur ndërkombëtarisht si PBN (Performance-Based Navigation).

Por çfarë do të thotë kjo në praktikë?

Tradicionalisht, avionët kanë përdorur një rrjet pajisjesh të instaluara në tokë për të orientuar lëvizjen e tyre në hapësirën ajrore dhe për t’u afruar drejt aeroporteve.

Navigimi i bazuar në performancë krijon mundësinë e përcaktimit të rrugëve ajrore sipas aftësive dhe saktësisë së sistemeve të navigimit të avionëve, duke përdorur, ndër të tjera, teknologjitë satelitore.

Kjo mundëson projektimin e trajektoreve më të përshtatshme të fluturimit, duke përmirësuar përdorimin e hapësirës ajrore dhe duke krijuar mundësi për uljen e distancave të përshkuara, konsumit të karburantit dhe emetimeve, kur kushtet operacionale e lejojnë.

Rregullorja e re përcakton se ofruesit e shërbimeve të trafikut ajror dhe operatorët përgjegjës të aerodromeve duhet të hartojnë procedurat e afrimit instrumental sipas specifikimeve të navigimit të bazuar në performancë.

Këto procedura kanë rëndësi veçanërisht gjatë afrimit drejt pistës, kur pilotët mbështeten te instrumentet dhe sistemet e navigimit për të ndjekur trajektoren e përcaktuar të fluturimit.

Dokumenti përcakton gjithashtu kërkesa teknike për rrugët standarde të nisjes dhe mbërritjes në aeroporte, të njohura si SID dhe STAR, si dhe për procedurat e afrimit RNP.

Një nga afatet më të rëndësishme të rregullores është data 6 qershor 2030, nga e cila parashikohet zbatimi i kërkesës për përdorimin ekskluziv të procedurave të navigimit të bazuar në performancë, me përjashtimet e përcaktuara në dokument.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha pajisjet tradicionale të navigimit do të hiqen nga përdorimi.

Rregullorja kërkon që ofruesit e shërbimeve të ruajnë aftësinë për të garantuar navigimin edhe në situata kur sistemet satelitore ose teknologjitë e tjera nuk janë të disponueshme për shkak të rrethanave të paparashikuara.

Për këtë arsye, duhet të ruhet një rrjet pajisjesh konvencionale të navigimit, së bashku me infrastrukturën përkatëse të komunikimit dhe mbikëqyrjes.

Për zbatimin e ndryshimeve, ofruesit e shërbimeve të navigimit ajror duhet të hartojnë plane tranzicioni, të cilat duhet të konsultohen me operatorët e aeroporteve, përdoruesit e hapësirës ajrore dhe institucionet e tjera përkatëse.

Këto plane duhet të miratohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil, i cili është ngarkuar edhe me ndjekjen dhe zbatimin e rregullores.

Urdhri i ri shfuqizon rregulloren e mëparshme të vitit 2020 dhe përbën një tjetër hap në përafrimin e kuadrit shqiptar të aviacionit me atë europian.

Ndryshimet janë me karakter teknik dhe institucional, ndaj nuk nënkuptojnë ndryshim të menjëhershëm të itinerareve të fluturimeve apo të procedurave që përdoren aktualisht në aeroportet shqiptare.

Zbatimi konkret do të varet nga planet e miratuara të tranzicionit dhe përmbushja e kërkesave të reja teknike. /skyweb.al

Artikulli para

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

Artikulli pas

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët
Kryesore

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

23 Tetor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”
Ekonomi

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

Të Përzgjedhura

A janë të 40-at “të 30-at e reja”? Debati që po ndan opinionin publik
Shëndet

A janë të 40-at “të 30-at e reja”? Debati që po ndan opinionin publik

Nga Editor
30 Korrik, 2026
0

Ideja se mosha e mesme po zhvendoset gjithnjë e më vonë ka nxitur diskutime të shumta mbi plakjen, mënyrën e...

Lexo të plotë
Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

27 Shtator, 2025
FOTO LAJM/ Direkt nga aeroporti në protestë, pamje të pazakonta të turistëve sot në Tiranë

FOTO LAJM/ Direkt nga aeroporti në protestë, pamje të pazakonta të turistëve sot në Tiranë

14 Qershor, 2026
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës

Euro nuk mban më, dollari nis dhe merr veten pas fundosjes së javës së kaluar

6 Mars, 2026
Thinjat mund të luftojnë tumoret

Thinjat mund të luftojnë tumoret

3 Nëntor, 2025

Të Fundit

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

S’ka më larje pjatash dhe hedhje plehrash, të gjitha rregullat e reja nga Air BNB për turistët

23 Tetor, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Avionët do të përdorin më shumë navigimin satelitor, Shqipëria përshtat rregullat me BE-në

23 Tetor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr