• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 29 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Vrasëset e tankeve”, çfarë janë raketat Javelin që Shqipëria bleu nga SHBA-ja

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
“Vrasëset e tankeve”, çfarë janë raketat Javelin që Shqipëria bleu nga SHBA-ja
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria është pajisur me sistemet raketore kundërtanke “Javelin”, në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili njoftoi se dërgesa e parë e njësive të lëshimit ka mbërritur tashmë në një bazë të Forcës Tokësore.

Sipas ministrit, pajisja me këto sisteme rrit ndjeshëm aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura, forcon parandalimin dhe ndërveprueshmërinë me NATO-n, si dhe kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare. Vengu theksoi se bëhet fjalë për një kërkesë të kahershme të Forcave të Armatosura, e realizuar përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA-të, ku përfshihen edhe programet e asistencës për rajonin.

Ministri bëri të ditur se kjo është vetëm dërgesa e parë e njësive të lëshimit dhe raketave përkatëse, ndërsa një dërgesë e dytë pritet gjatë vitit të ardhshëm. Sipas tij, sistemet Javelin do të rrisin gjithashtu efektivitetin e trupave shqiptare në misionet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

“Javelin” konsiderohet një nga armët kundërtanke më të sofistikuara në botë. Sistemi bartet në supe nga një ushtar i vetëm dhe funksionon me parimin “zjarr dhe harro”, që do të thotë se pas lëshimit raketa ndjek objektivin në mënyrë automatike, pa pasur nevojë për ndërhyrje të mëtejshme nga operatori. Kjo i mundëson ushtarit të largohet menjëherë në mbulim, duke rritur ndjeshëm mbijetesën në fushëbetejë.

Një veçori kryesore e Javelin është profili i sulmit nga lart. Raketat ngjiten mbi objektivin e zgjedhur dhe e godasin nga pjesa e sipërme, aty ku blindimi i tankeve dhe mjeteve të rënda është më i dobët.

Sistemi drejtohet me infra të kuqe, mund të përdoret si ditën ashtu edhe natën dhe është i përshtatshëm edhe për gjuajtje nga brenda ndërtesave apo bunkerëve.

Për përdorimin e tij, operatori shënjestron objektivin përmes Njësisë së Komandimit dhe Lëshimit, e njohur si CLU, e cila kryen identifikimin dhe kyçjen e objektivit përpara nisjes së raketës.

Sistemi është zhvilluar nga kompanitë Raytheon dhe Lockheed Martin për Ushtrinë Amerikane dhe përdoret gjerësisht nga vendet anëtare të NATO-s.

Sipas të dhënave publike, kostoja e një rakete “Javelin” i kalon 200 mijë dollarët amerikanë, duke e renditur atë ndër sistemet më të shtrenjta kundërtanke, por edhe ndër më efektivet në arsenalin modern ushtarak. /skyweb.al 

Artikulli para

Autoriteti i Konkurrencës në Itali gjobit Ryanair me 255 milionë euro për abuzim me pozitën dominuese në treg

Artikulli pas

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike
Aktualitet

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike

28 Qershor, 2026
Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë
Ekonomi

Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë

28 Qershor, 2026
Shoferët problematikë, Lamallari: S’do ketë rëndësi mbiemri apo apo çmimi i makinës!
Aktualitet

Shoferët problematikë, Lamallari: S’do ketë rëndësi mbiemri apo apo çmimi i makinës!

28 Qershor, 2026
Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?
Aktualitet

AP: Kush qendron pas protestave në Shqipëri

28 Qershor, 2026
Kompani izraelite furnizuan fshehurazi Katarin dhe Arabinë Saudite me pajisje ushtarake
Aktualitet

Kompani izraelite furnizuan fshehurazi Katarin dhe Arabinë Saudite me pajisje ushtarake

28 Qershor, 2026
Kush zyrtar e informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka urdhër arrest nga Gjermania?
Aktualitet

Kush zyrtar e informoi Armando Pacanin se ndaj tij ka urdhër arrest nga Gjermania?

28 Qershor, 2026
Artikulli pas
Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Nismat sociale për fundvit, One Albania pranë komuniteteve në nevojë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë
Aktualitet

Drama e shpopullimit, Shqipëria e ka punën pisk nëse nuk nis një program agresiv rikthimesh dhe nxitjeje të lindshmërisë

Nga SkyWeb
6 Korrik, 2025
0

Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike, që nëse nuk frenohet me politika të guximshme dhe të menjëhershme,...

Lexo të plotë
“Express”: Tirana, një udhëtim mes kulturës autentike dhe historisë së pasur

Në cilat qytete ka më shumë shtëpi me qira bosh?

8 Prill, 2026
Historia e udhëtimeve drejt Polit të Veriut, guxim, dështim dhe ëndrra të ngrira

Historia e udhëtimeve drejt Polit të Veriut, guxim, dështim dhe ëndrra të ngrira

20 Janar, 2026
A po ndikon TikTok në krizën globale të lindshmërisë?

A po ndikon TikTok në krizën globale të lindshmërisë?

18 Maj, 2026
“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime

“Metro”: Shqipëria kryeson listën e destinacioneve evropiane për pushime

12 Maj, 2026

Të Fundit

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike

28 Qershor, 2026
Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë

Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë

28 Qershor, 2026
Shoferët problematikë, Lamallari: S’do ketë rëndësi mbiemri apo apo çmimi i makinës!

Shoferët problematikë, Lamallari: S’do ketë rëndësi mbiemri apo apo çmimi i makinës!

28 Qershor, 2026
Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?

AP: Kush qendron pas protestave në Shqipëri

28 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr