• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama: Shqipëria, vend skandaloz për burgosjen e njerëzve pa gjyq

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama: Shqipëria, vend skandaloz për burgosjen e njerëzve pa gjyq
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me hetimet e SPAK, përfshirë edhe çështjen e njohur si dosja “Balluku”, duke ngritur shqetësime të forta për mënyrën se si po përdoren masat e sigurisë në Shqipëri.

Sipas Ramës, vendi ka hyrë në një fazë problematike, ku paraburgimi po aplikohet në mënyrë ekstreme, shpesh pa një vendim gjykate të arsyetuar dhe pa prova konkrete. Ai deklaroi se ka raste kur një prokuror dhe një gjyqtar marrin vendime për pezullimin ose arrestimin e një anëtari të qeverisë që është i zgjedhur, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme në një shtet të së drejtës.

Kreu i qeverisë tha se për këto raste institucionet janë detyruar t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, për të kërkuar sqarim dhe vendosje të balancës mes pushteteve.

Rama iu referua edhe raporteve të Këshillit të Europës, sipas të cilave Shqipëria renditet ndër vendet më problematike për përdorimin e paraburgimit. Ai theksoi se në vendin tonë përdoret shpesh argumenti i paarsyetuar se i dyshuari “përbën rrezik për prishjen e provave”, një justifikim që, sipas tij, nuk shoqërohet me fakte konkrete.

“Jemi një vend skandaloz për burgosjen e njerëzve pa gjyq. Jemi në fund të listës së Këshillit të Europës, me diferencë të madhe nga vendet e tjera”, deklaroi Rama.

Ai solli në vëmendje shifra zyrtare që tregojnë se nga 4 492 persona aktualisht në burgjet shqiptare, vetëm 1 895 janë të dënuar me vendim të formës së prerë, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në paraburgim. Sipas kryeministrit, kjo do të thotë se shumica e të burgosurve konsiderohen të pafajshëm nga Kushtetuta, por në praktikë trajtohen si të dënuar.

Rama kritikoi ashpër edhe klimën politike dhe mediatike, duke thënë se termat “burg”, “vjedhje” dhe “hajdut” përdoren pa kriter, duke ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë dhe duke ndikuar në vendimmarrje.

Sipas tij, Shqipëria ka kaluar edhe më parë një traumë të tillë, ku njerëzit ndëshkoheshin që në momentin e dyshimit, dhe jo pas një procesi të rregullt gjyqësor. Ai theksoi se probabiliteti për të përfunduar në burg si i dyshuar është më i lartë sesa për t’u dënuar si fajtor, duke e cilësuar këtë si një fakt tronditës për një shtet demokratik.

Në përfundim, Rama iu referua parimit themelor të drejtësisë, të theksuar edhe nga Këshilli i Europës: më mirë 100 fajtorë të lirë sesa një i pafajshëm në burg. Sipas tij, modeli “kap dhe fut brenda, pastaj shohim” nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë dhe nuk duhet të jetë standardi i një vendi që synon të funksionojë mbi shtetin e së drejtës. /skyweb.al

Etiketat: edi ramagjkkospak
Artikulli para

“Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro”, Rama zbulon sa do të rriten pensionet

Artikulli pas

Rama në krah të Ballukut: Kanë marrë gjithë arkivën e MIE-s dhe e futën në dosjen 16 mijë faqe

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri

Rama në krah të Ballukut: Kanë marrë gjithë arkivën e MIE-s dhe e futën në dosjen 16 mijë faqe

Të Përzgjedhura

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive
Aktualitet

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

Nga SkyWeb
9 Tetor, 2026
0

Reforma territoriale kaloi me 85 vota pro dhe 34 kundër, por vëmendjen në sallën e Kuvendit e tërhoqën edhe reagimet...

Lexo të plotë
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

Lamallari njofton ngritjen e njësisë kundër krimeve mjedisore në Policinë e Shtetit

17 Gusht, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

Fluks i madh për rivlerësimin e pronave, 9 500 aplikime në 1 muaj

23 Prill, 2026
Motorët me djegie të brendshme, BE e hapur ndaj teknologjive

Motorët me djegie të brendshme, BE e hapur ndaj teknologjive

3 Dhjetor, 2025
Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC dhe OPEC+, tronditen tregjet

Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC dhe OPEC+, tronditen tregjet

28 Prill, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr