• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC dhe OPEC+, tronditen tregjet

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC dhe OPEC+, tronditen tregjet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se do të largohen nga organizatat OPEC dhe OPEC+, duke filluar nga 1 maji 2026, në një vendim që synon të përqendrojë politikat energjetike tek interesat kombëtare.

Vendimi u bë publik më 28 prill dhe, sipas deklaratës zyrtare të transmetuar nga mediat shtetërore, reflekton vizionin afatgjatë strategjik dhe ekonomik të vendit, si dhe ndryshimet në profilin e tij energjetik.

Autoritetet në Abu Dhabi theksuan se gjatë anëtarësimit në OPEC kanë dhënë kontribute të rëndësishme dhe kanë bërë sakrifica në funksion të interesit të përbashkët, por tashmë prioritet mbetet orientimi drejt politikave që i shërbejnë drejtpërdrejt ekonomisë kombëtare.

Ministri i Energjisë, Suhail Mohamed al-Mazrouei, deklaroi se vendimi është marrë pas një analize të detajuar të strategjive aktuale dhe të ardhshme të prodhimit, duke sqaruar se nuk ka pasur konsultime me vende të tjera, përfshirë Arabinë Saudite.

Dalja e Emirateve, një nga anëtarët historikë të OPEC që prej vitit 1967 përmes Abu Dhabit dhe më pas si shtet i pavarur në vitin 1971, pritet të dobësojë kohezionin e kartelit dhe të krijojë pasiguri në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Ky zhvillim vjen në një moment të tensionuar për tregun global, ndërsa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit ka shkaktuar tronditje të forta në furnizimin me energji dhe ka rritur ndjeshëm çmimet e naftës.

Situata është komplikuar edhe më tej nga vështirësitë në transportin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, një korridor strategjik nga ku kalon rreth një e pesta e furnizimit global me naftë dhe gaz të lëngshëm.

Largimi i Emirateve shihet si një goditje direkte për unitetin e OPEC, i cili tradicionalisht ka synuar të ruajë një qëndrim të përbashkët pavarësisht mosmarrëveshjeve të brendshme mbi kuotat e prodhimit dhe zhvillimet gjeopolitike.

Artikulli para

Fermerët në vështirësi, lufta SHBA-Iran prek zinxhirin ushqimor global

Artikulli pas

Kapetanovic: Ballkani, mbi 190 mijë vende bosh në 5 vitet e ardhshme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Kapetanovic: Ballkani, mbi 190 mijë vende bosh në 5 vitet e ardhshme

Kapetanovic: Ballkani, mbi 190 mijë vende bosh në 5 vitet e ardhshme

Të Përzgjedhura

“Time Out”: Udhëtim mbi det, për herë të parë, fluturime me hidroavion midis Shqipërisë dhe Greqisë
Turizëm

“Time Out”: Udhëtim mbi det, për herë të parë, fluturime me hidroavion midis Shqipërisë dhe Greqisë

Nga Editor
19 Qershor, 2026
0

Për herë të parë është hapur një lidhje ajrore me hidroavion mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke shënuar një zhvillim të...

Lexo të plotë
Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

26 Tetor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

Barometri i Ballkanit, shqiptarët janë të shqetësuar nga rritja e çmimeve

12 Dhjetor, 2025
Përballje gjigantësh në Hormuz, çisterna kineze kalon përmes bllokadës së Trump: Rriten tensionet

Përballje gjigantësh në Hormuz, çisterna kineze kalon përmes bllokadës së Trump: Rriten tensionet

14 Prill, 2026
Behgjet Pacolli u kallëzua në prokurori nga Valon Ademi

Behgjet Pacolli u kallëzua në prokurori nga Valon Ademi

15 Tetor, 2025

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr