• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama: Që kur SMS-të qënkan prova për dosjet e SPAK?

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent i rrezikshëm
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, ka bërë një dallim të qartë mes akuzave për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe korrupsionit, duke theksuar se këto nuk janë e njëjta gjë dhe nuk mund të interpretohen si prova se vendi ka arritur “kulmin e korrupsionit”.

Sipas Ramës, korrupsioni është një vepër penale specifike, ndërsa shkeljet administrative apo penale të tjera nuk përbëjnë automatikisht korrupsion dhe nuk duhet të përdoren për të krijuar perceptime të rreme mbi situatën reale në vend.

Kreu i qeverisë komentoi edhe hetimet e SPAK që bazohen në mesazhe telefonike të gjetura në pajisjet e zyrtarëve, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si SMS-të po trajtohen si prova përfundimtare dhe si material për gjykime publike.

“Që kur SMS-të janë prova? Që kur mesazhet janë ushqim për mediat? Që kur mbi baza mesazhesh bëhen gjyqe, si në kohën e gjuetisë së shtrigave?”, u shpreh Rama.

Ai sqaroi se mesazhet dhe çdo element tjetër janë pjesë e një procesi hetimor dhe nuk përjashtohen si prova, por paralajmëroi për pasojat që sjell ekspozimi publik dhe gjykimi paraprak i individëve. Sipas tij, duhet reflektuar seriozisht mbi përgjegjësinë që mbajnë të gjithë aktorët, në rast se një person rezulton i pafajshëm pas hetimit.

“Çfarë vlere ka pafajësia për një njeri, kur i është shkatërruar plotësisht jeta dhe familja?”, tha kryeministri.

Rama theksoi se në Shqipëri zhvillohen mijëra procedura prokurimi dhe miliona ndërveprime institucionale çdo vit, ndërsa rastet konkrete të hetimit dhe dënimit gjatë 12 viteve të qeverisjes janë të kufizuara. Sipas tij, rreth 37 raste hetimi dhe dënimi nuk përbëjnë një panoramë alarmante, por tregojnë se goditja e fenomeneve abuzive po bëhet në mënyrë selektive dhe jo masive.

Në përfundim, kryeministri nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është e domosdoshme, por ajo nuk duhet të shndërrohet në një proces të dënimit publik pa vendim gjykate, duke cenuar parimet bazë të shtetit të së drejtës. /skyweb.al

Artikulli para

Rama në krah të Ballukut: Kanë marrë gjithë arkivën e MIE-s dhe e futën në dosjen 16 mijë faqe

Artikulli pas

Kur duhet t’a kenë fëmijët telefonin e parë?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kur duhet t’a kenë fëmijët telefonin e parë?

Kur duhet t'a kenë fëmijët telefonin e parë?

Të Përzgjedhura

Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant
Ekonomi

Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant

Nga SkyWeb
9 Korrik, 2026
0

Kompania gjermane Volkswagen ka planifikuar shkurtimin e 100 mijë vende pune.  Por, problemi i Volkswagen nuk është më vetëm sa...

Lexo të plotë
Studiuesit zbulojnë gjene kyçe të lidhura me COVID-in e gjatë

Studiuesit zbulojnë gjene kyçe të lidhura me COVID-in e gjatë

20 Dhjetor, 2025
Ferrari prezanton makinën e së ardhmes, tërësisht elektrike dhe do të kushtojë 500 mijë euro

Ferrari prezanton makinën e së ardhmes, tërësisht elektrike dhe do të kushtojë 500 mijë euro

9 Tetor, 2025
Prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, “shtrydh” për tre orë Mirlinda Karçanajn për tenderët e AKSHI: Zbërthehen vartësit e saj, drejt zbardhjes mega afera prej qindra miliona eurosh

Prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, “shtrydh” për tre orë Mirlinda Karçanajn për tenderët e AKSHI: Zbërthehen vartësit e saj, drejt zbardhjes mega afera prej qindra miliona eurosh

3 Dhjetor, 2025
BERZH: Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë nga emigracioni, ndikime të mëdha negative në ekonomi

90% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani, në punë me aftësi të ulëta

9 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr