• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 22 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania gjermane Volkswagen ka planifikuar shkurtimin e 100 mijë vende pune.  Por, problemi i Volkswagen nuk është më vetëm sa punonjës do të largohen apo cilat fabrika mund të mbyllen. Në thelb, gjiganti gjerman po përballet me një krizë më të madhe: Modeli mbi të cilin u ndërtua suksesi i tij për dekada nuk po funksionon më si më parë.

Sipas Reuters, fabrikat e grupit në Gjermani po humbasin ngarkesë dhe kapacitetet e pashfrytëzuara po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u mbajtur.

Të dhënat e cituara tregojnë se fabrikat gjermane të Volkswagen pritet të punojnë me rreth 81% të kapacitetit standard në vitin 2026, ndërsa deri në fund të dekadës ky nivel mund të bjerë në 73%.

Rasti më domethënës është fabrika në Zwickau, e cila në vitin 2026 pritet të jetë në nivelin 88%, por deri në vitin 2030 mund të zbresë në vetëm 42%.

Kjo do të thotë se Volkswagen ka fabrika, punonjës dhe struktura të mëdha në Gjermani, por jo më të njëjtën kërkesë prodhimi për t’i mbajtur të gjitha në punë.

Presioni vjen nga disa drejtime njëherësh: Kostot e larta në Gjermani, konkurrenca e fortë nga Kina, tarifat amerikane për importet dhe kalimi i vështirë drejt makinave elektrike.

Për vite me radhë, Volkswagen u mbështet te fuqia industriale gjermane, prodhimi masiv dhe eksportet. Por tani, ky model po goditet nga prodhuesit kinezë, që po ofrojnë makina elektrike më konkurruese dhe me kosto më të ulët.

Kompania thotë se po ul kompleksitetin, po rishikon investimet dhe po përqendrohet te teknologjitë që mund ta bëjnë më konkurruese në një treg më të vështirë.

“Po forcojmë portofolin e investimeve dhe po thjeshtojmë strukturat e kompanisë. Dhe po, do të duhet të ulim edhe kapacitetet e tepërta”, tha një zëdhënës i Volkswagen.

Por për sindikatat, problemi nuk mund të zgjidhet duke dobësuar prodhimin gjerman.

IG Metall ka mobilizuar punëtorët në rreth 20 njësi të grupit, duke kërkuar mbrojtjen e fabrikave dhe të vendeve të punës. “Kjo është një mesazh i qartë për bordin: Jo para syve tanë”, tha presidentja e IG Metall, Christiane Benner.

Ajo kërkoi që kompania dhe politika gjermane të gjejnë zgjidhje për të mbushur kapacitetet e fabrikave dhe për të mbrojtur industrinë nga konkurrenca e padrejtë.

Kriza e Volkswagen është sinjal për të gjithë industrinë europiane të makinave: Nëse prodhimi mbetet i shtrenjtë, tregjet bëhen më proteksioniste dhe Kina fiton terren në makinat elektrike, edhe kampionët më të mëdhenj industrialë rrezikojnë të humbasin avantazhin që kishin prej dekadash. /skyweb.al 

Artikulli para

Tenderët me një ofertues, Kuvendi i kërkon llogari “Gjykatës së Tenderave”

Artikulli pas

Cilat janë 20 vendet evropiane ku hahet pica më e mirë, përveç Italisë?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës
Ekonomi

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën
Ekonomi

Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

22 Nëntor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Një në dy familje shqiptare nuk përballon dot një shpenzim të papritur prej 1 mijë eurosh, Shqipëria më keq se rajoni

21 Nëntor, 2026
6 trilionë dollarë humbje brenda javës! Pse po bien bursat amerikane dhe çfarë po tremb investitorët?
Ekonomi

6 trilionë dollarë humbje brenda javës! Pse po bien bursat amerikane dhe çfarë po tremb investitorët?

21 Nëntor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Tronditet tregu i kriptomonedhave, Bitcoin fundoset në minimumin dyvjeçar

21 Nëntor, 2026
“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt
Aktualitet

“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt

21 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Cilat janë 20 vendet evropiane ku hahet pica më e mirë, përveç Italisë?

Cilat janë 20 vendet evropiane ku hahet pica më e mirë, përveç Italisë?

Të Përzgjedhura

FLUTURIMET/ BE drejt rregullores strikte për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve
Aktualitet

Sistemi EES sjell vonesa, nëntë vende të BE-së kërkojnë shtyrjen e kontrolleve të reja

Nga Editor
14 Shtator, 2026
0

Nëntë vende të Bashkimit Evropian, mes tyre Franca, Greqia, Italia dhe Portugalia, kanë kërkuar më shumë kohë për zbatimin e...

Lexo të plotë
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?

Kursi i këmbimit, euro nuk ndal rënien

6 Korrik, 2026
WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët

WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët

30 Shtator, 2026
Ajri i ndotur dhe zhurmat po dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor të europianëve

Ajri i ndotur dhe zhurmat po dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor të europianëve

5 Mars, 2026
Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët: Ju jeni prioriteti ynë

Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët: Ju jeni prioriteti ynë

14 Qershor, 2025

Të Fundit

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr