• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 29 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Përmbytja e ujit dhe ajo e ndërgjegjes

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Janar, 2026
në Kryesore, OP-ED
A A
0
Përmbytja e ujit dhe ajo e ndërgjegjes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Adrian Thano

Shifrat në letër janë rritur frikshëm, po ashtu edhe buxhetet. Para të derdhura lumë, por situata me infrastrukturën në terren vazhdon të dështojë.

Rrugë që  kanë kushtuar qindra milionë euro për disa kilometra të paktë çahen ose mbulohen nga dheu e gurët sapo nis dimri. Jo vetëm rrugët. Shikoni fotot e djeshme nga Durrësi. Veliera, një strukturë masive betoni, e ngritur mbi katër këmbë konstruktive, pa funksion të qartë social apo ekonomik, 12 milionë euro investim (?!) Pas një dite shiu, ishte rrafsh me ujë. Ngjante me shtratin e një lumi.

E pamundur që vepra kaq të shtrenjta të dështojnë kaq shpejt, sapo natyra i vë në provë. Përgjimet e fundit të zbardhura nga dosjet e SPAK e bëjnë gjithnjë e më të qartë arsyen. Problemi nuk është më natyra.

Kur flasim për përmbytjet do ishte e pasinqertë të përjashtohej nga përgjegjësia komuniteti. Ndërtimet pa leje, bllokimi i kanaleve kulluese, hedhja e mbetjeve në shtratin e lumenjve, tolerimi i shkeljeve nga vetë banorët. Të gjitha kanë kontribuar drejtpërdrejt në këtë situatë.

Por këto sjellje nuk lindin në vakum. Ato janë produkt i një shteti që e trajton ligjin si mall pazari. E negocion për vota, e fal kundrejt ryshfetit, e “legalizon” më pas me një firmë.

Ne shqiptarët e justifikojmë korrupsionin e vogël “poshtë” si një ves të pashmangshëm, si një zakon popullor. Por ai është reflektim i asaj që ndodh “lart”. Atje ku miliona euro kërcasin mbi kolltuqe Chesterfield duke pirë verë Romanée Conti. Prej atje zbret e përhapet babëzia. Kjo babëzi bëhet nyja që lidh më pas të gjitha hallkat e dështimit.

Në këtë “lartësi” patetikësh të privilegjuar duhet goditur fort. Po nuk u thye qafa, trupi nuk mëson të rri drejt.

Çfarë na përmbyt sot, kur alibia e vjetër “s’ka fonde” ka rënë prej kohësh? Paratë nuk mungojnë më. Përkundrazi, në infrastrukturë derdhen shifra marramendëse, të paimagjinueshme vetëm një dekadë më parë. E megjithatë, përmbytjet vazhdojnë. Atëherë, çfarë na mbyt realisht?

Na përmbyt aleanca e pushtetit me interesat e ngushta private. Kjo simbiozë e ka shndërruar territorin në mall. Mbi këtë aleancë rëndon një kulturë kolektive tolerimi ndaj shkeljes.

Humbësi është gjithmonë i njëjti, qytetari i zakonshëm, ai banori i periferisë, fermeri. Vilat rreth Teg-ut nuk mbyten. Mbytet ai që “nuk ka lidhje”. Që nuk ka zë, që nuk ka mbrojtje.

Po, është e vërtetë që shteti sot reagon pas katastrofave. Ka zyrtarë në terren, fonde emergjente, premtime për dëmshpërblim. Por kjo është vetëm administrim i dobët i pasojës. Shkaku mbetet i paprekur, sepse korrupsioni sistemik e bën të pamundur goditjen e tij.

Një shtet social dhe funksional do investonte shumë më tepër në parandalim. Shumë më pak në fasada dhe propagandë.

Meqë jemi te propaganda, dy fjalë për militantizmin e verbër partiak. Qoftë i majtë apo i djathtë, militantizmi ka pushuar së qeni bindje politike. E kanë bërë mekanizëm mbrojtës të grabitjes publike. Militanti i sotëm është kthyer në rojtar të abuzimit. Mbron fort vjedhjen nga llogorja partiake, forume, kafene, rrjete sociale.

Kjo është përmbytja më e rrezikshme nga të gjitha.

Ndërsa qeveritë, PS sot, PD dje, ndajnë miliarda euro para publike me kompanitë e tyre të lidhura, me oligarkë, koncesionarë, strategjikë e miq biznesi, baza militante angazhohet jo për të kërkuar llogari, por për të justifikuar dhe relativizuar dështimet.

Ironia tragjike është se shpesh ata që mbrojnë me fanatizëm partinë e tyre, janë pikërisht ata që e paguajnë çmimin më të lartë. U përmbyten shtëpitë, u shkatërrohen të mbjellat, bllokohen në trafikun e çmendur, aksidentohen në rrugë të dobëta, në ura të paniveluara.

Ndërkohë, miliardat janë shpërndarë, kontratat janë mbyllur dhe faturat janë firmosur.

Kjo është skema. Atje “lart” afër “majës së vetmuar” ndahet pushteti dhe fitimi, këtu “poshtë” ndahet pasoja, zemërimi dhe përçarja. Njerëzit e thjeshtë zihen për gryke për ngjyrën e partisë, ndërsa ata që kanë përfituar nga investimet fiktive dhe tenderat jo-tendera, janë bashkë. Të qetë, të dukshëm ose të padukshëm, por gjithmonë të fituar.

Militantizmi, naiv ose i paguar, u shërben si perde tymi. Çdo kritikë e cilëson “armike”, çdo pyetje e quan “sulm politik”, çdo dështim e justifikon me krahasimin me tjetrin: “Po ata më parë?”, “Pse s’flet për PD-në?”, “Pse s’flet për PS-në?” Kështu, vjedhja bëhet “kolektive” në heshtje. Përgjegjësia shpërndahet e shpërndahet aq shumë, sa përfundon të mos ketë më fajtorë.

Kjo është përmbytja morale e vendit. Në vend të kërkojmë shtet funksional për të gjithë, rreshtohemi si tifozë të pushtetit. Mbulojmë problemin me brohoritje partiake, hedhim në qarkullim idiotësi të tipit “kështu e ka gjithë bota”. E gjitha, vetëm pse fiskeku “është yni”.

Ky është ai “uji” që nuk përmbyt vetëm shtëpitë. Mbyt arsyen, mbyt solidaritetin. Banalizon idenë fisnike të interesit publik.

Stop këtij militantizmi qesharak!

Botuar sot si redaksionale e faqes së parë në gazetën DITA

Artikulli para

Kaosi me fluturimet e Wizz Air, pasagjerët e lënë rrugëve pushtojnë pistën e aeroportit të Brindisit: Policia në alarm, bllokohen FLUTURIMET

Artikulli pas

Rama: Shishet plastike të hedhura kudo kanë bllokuar kanalet, prandaj ka përmbytje: Shqipërinë e duam vetëm në stadium

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Idajet Ismailaj rrahu me badigardë djalin e motrës Sokol Agalliu pas sherrit për “piken e voçkël” në Gjirin e Manastirit, gazetarët zbulojnë detajet
Aktualitet

Idajet Ismailaj rrahu me badigardë djalin e motrës Sokol Agalliu pas sherrit për “piken e voçkël” në Gjirin e Manastirit, gazetarët zbulojnë detajet

28 Maj, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Jo gjithçka vjen tërësisht për KEQ! Kriza me Iranin mund të ndryshojë hartën e energjisë në botë

28 Maj, 2026
Dajak te “pika e voçkël”, dajë Idajet Ismailaj merr badigardët dhe bën për spital nipin Sokol Agalliu
Aktualitet

Dajak te “pika e voçkël”, dajë Idajet Ismailaj merr badigardët dhe bën për spital nipin Sokol Agalliu

28 Maj, 2026
Qeveria e Maqedonisë flet për një gazsjellës nga Manastiri në Elbasan
Ekonomi

Qeveria e Maqedonisë flet për një gazsjellës nga Manastiri në Elbasan

28 Maj, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Ekonomi

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina

28 Maj, 2026
Ndodh në Tiranë! Banorët shtrojnë rrugën pas 5 vitesh pritje, Anuela Ristani u çon rruspat: Do t’jua prishim!
Aktualitet

Ndodh në Tiranë! Banorët shtrojnë rrugën pas 5 vitesh pritje, Anuela Ristani u çon rruspat: Do t’jua prishim!

28 Maj, 2026
Artikulli pas
Rama: Shishet plastike të hedhura kudo kanë bllokuar kanalet, prandaj ka përmbytje: Shqipërinë e duam vetëm në stadium

Rama: Shishet plastike të hedhura kudo kanë bllokuar kanalet, prandaj ka përmbytje: Shqipërinë e duam vetëm në stadium

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Deri në 8 vite burg, Kodi Penal i ri dënon ashpër mashtruesit me skema piramidale si edhe falsifikatorët e parave
Aktualitet

Deri në 8 vite burg, Kodi Penal i ri dënon ashpër mashtruesit me skema piramidale si edhe falsifikatorët e parave

Nga SkyWeb
28 Gusht, 2025
0

Kodi i ri Penal, i publikuar për konsultim, parashikon dënime të ashpra për veprimtaritë mashtruese dhe për falsifikimin e monedhave....

Lexo të plotë
DOSJA/ Dalin bisedat “private” të Mirlinda Karçanajt me Ergys Agasin

Korrupsioni te AKSHI paralizon bizneset shqiptare, sistemi i tatimeve as jep, as merr

29 Janar, 2026
Apple sjell përkthimin në kohë reale në kufje, ndihmë për turistët, por a shton dembelët që nuk mësojnë gjuhë të huaja?

Apple sjell përkthimin në kohë reale në kufje, ndihmë për turistët, por a shton dembelët që nuk mësojnë gjuhë të huaja?

3 Tetor, 2025
Rekord në qiell: Më shumë se 24 mijë avionë në të njëjtën kohë në fluturim në të gjithë globin

Rekord në qiell: Më shumë se 24 mijë avionë në të njëjtën kohë në fluturim në të gjithë globin

26 Qershor, 2025
Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë

Mafia e Call Centera-ve që zhvasin europianët, media greke “brenda” skemës dhjetëra miliona euro në Shqipëri

5 Maj, 2026

Të Fundit

Idajet Ismailaj rrahu me badigardë djalin e motrës Sokol Agalliu pas sherrit për “piken e voçkël” në Gjirin e Manastirit, gazetarët zbulojnë detajet

Idajet Ismailaj rrahu me badigardë djalin e motrës Sokol Agalliu pas sherrit për “piken e voçkël” në Gjirin e Manastirit, gazetarët zbulojnë detajet

28 Maj, 2026
Mikroçipet kthehen në çështje sigurie, BE gati të ndërhyjë në zinxhirët e furnizimit

Mikroçipet kthehen në çështje sigurie, BE gati të ndërhyjë në zinxhirët e furnizimit

28 Maj, 2026
Projekti për urën e Bardhaj, publikohet pas vitesh pritjeje, reagon gazetari Ermal Qori

Projekti për urën e Bardhaj, publikohet pas vitesh pritjeje, reagon gazetari Ermal Qori

28 Maj, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi

Jo gjithçka vjen tërësisht për KEQ! Kriza me Iranin mund të ndryshojë hartën e energjisë në botë

28 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr