• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Tetor, 2026
në Aktualitet
A A
0
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Dibrën, ku u takua me kryetarin e Bashkisë, Rahim Spahiu, dhe mori pjesë në përmbylljen e edicionit të 32-të të festivalit “Oda Dibrane”.

Në takimin me Spahiun, kreu i shtetit diskutoi për projektet dhe sfidat e zhvillimit lokal, promovimin e trashëgimisë dhe potencialet turistike të zonës.

Gjatë fjalës në festival, Begaj e cilësoi “Odën Dibrane” si simbol të bashkimit të shqiptarëve dhe veprimtari që kontribuon në ruajtjen e identitetit kombëtar.

“Dy qytete, dy shtete, një Dibër. Një kulturë që nuk e ndajnë dot kufijtë”, u shpreh Presidenti.

Ai theksoi se festivali bashkon shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, komunitetet arbëreshe dhe Diaspora.

Duke u ndalur te roli i odës në traditën shqiptare, Begaj e përshkroi atë si hapësirën ku përcillen mençuria popullore, këngët, zakonet, besa dhe mikpritja. Në këtë kuptim, ai e quajti “Odën Dibrane” një “odë të madhe shqiptare”.

Presidenti kërkoi që trashëgimia kulturore të mbahet gjallë përmes pjesëmarrjes dhe përcjelljes së saj te brezat e rinj.

“Trashëgimia kulturore nuk është vetëm kujtim i së shkuarës dhe folklori nuk mund të jetë një muze që hapet disa herë në vit, vetëm për festa”, deklaroi ai.

Sipas Begajt, këngët, vallet, ritet, instrumentet dhe mjeshtëritë rrezikojnë të mbeten vetëm në arkiva nëse nuk mësohen dhe nuk praktikohen nga brezi tjetër.

Kreu i shtetit vlerësoi edhe kontributin e Diasporës, duke i cilësuar gjuhën, këngën, vallen dhe zakonet si ura që lidhin shqiptarët me vendlindjen.

Në mbyllje, ai falënderoi organizatorët, artistët, studiuesit, institucionet dhe publikun që e kanë mbështetur festivalin përgjatë 32 viteve, duke uruar që “Oda Dibrane” të vazhdojë si një vend ku dera mbetet e hapur dhe tradita bëhet pjesë e së ardhmes.

Artikulli para

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë
Aktualitet

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër
Aktualitet

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?
Aktualitet

Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?

11 Tetor, 2026
Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?
Aktualitet

Pse tjegullat diellore nuk po arrijnë të konkurrojnë me panelet tradicionale?

10 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE
Aktualitet

Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Temperatura rekord dhe reshje ekstreme, OKB paralajmëron për “Super El Niño”
Aktualitet

Temperatura rekord dhe reshje ekstreme, OKB paralajmëron për “Super El Niño”

Nga Editor
4 Qershor, 2026
0

Fenomeni klimatik “El Niño” mund të rikthehet në muajt e ardhshëm me intensitet të lartë, duke rritur rrezikun për temperatura...

Lexo të plotë
TTW: Elbasani, thesari Shqipërisë, përjetoni mikrpritje me kafe e ëmbëlsira

TTW: Elbasani, thesari Shqipërisë, përjetoni mikrpritje me kafe e ëmbëlsira

26 Shtator, 2025
BERZH thotë se riintegrimi i emigrantëve të kthyer në tregun e punës mbetet sfidë, sa duan të largohen sërish?

Bie numri i shqiptarëve, BE urdhëroi largimin e mbi 108 mijë shtetasve jo-europianë gjatë fillimit të këtij viti

1 Korrik, 2026
Taksa e re për pronën, Malaj: Në 2028 nis për ndërtesat, në 2030 për truallin

Taksa e re për pronën, Malaj: Në 2028 nis për ndërtesat, në 2030 për truallin

3 Dhjetor, 2025
DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

DOKUMENTET/ AKSHI i jep kompanisë që ofroi më shumë tenderin e sallës së mbikëqyrjes së Burgjeve

21 Korrik, 2025

Të Fundit

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Ku fluturohet më shumë? Shqipëria kryeson rajonin, lë pas Kroacinë dhe Serbinë

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr