• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama: Duhet të korrigjojmë ligjin për arsimin e lartë!

Editor Nga Editor
15 Janar, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Rama: Duhet të korrigjojmë ligjin për arsimin e lartë!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot, më 15 janar, një bisedë të hapur me 40 rektorë të universiteteve publike dhe private, ku në fokus ishte cilësia e institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimi shkencor.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi nevojën për riformatimin e ligjit të arsimit të lartë, duke nënvizuar se para nisjes së sesionit të ri parlamentar duhet të përgatitet baza për korrektimet që do të ndërmerren.

“Duke vlerësuar sinqerisht bashkëpunimin që kemi ndërtuar dhe vijmësinë e komunikimit në një rrugë sa institucionale aq edhe të hapur informale, gjë që na ka dhënë mundësinë të jemi vazhdimisht në kontakt me njëri-tjetrin dhe të dëgjojmë e të kuptojmë më shumë në kohë reale, është koha për të rivizituar ligjin e arsimit të lartë, pasi ka kaluar një periudhë e mjaftueshme për të reflektuar ndryshimet që ka sjellë koha,” u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se ligji aktual është ndërtuar me kontributin e vetë universiteteve dhe se e njëjta praktikë do të ndiqet edhe këtë herë. “Fatmirësisht kemi një praktikë të mirë të mëparshme, ligji aktual është shkruar me kontributin tuaj dhe ma ha mendja se ky do të jetë rasti përsëri,” tha Rama, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për përmbysje, por për korrektime që mund të realizohen brenda një kohe të arsyeshme përmes një grupi të përbashkët pune.

Një tjetër çështje kyçe e evidentuar ishte ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe racionalizimi i burimeve dhe potencialeve, si dhe nevoja për të diskutuar më tej financimin e arsimit të lartë.

“Në takimin e ardhshëm të mblidhemi për të diskutuar hapur procesin dhe do doja të ftonim edhe të gjithë rektorët e universiteteve private,” deklaroi Rama.

Kryeministri u ndal gjithashtu te projektet infrastrukturore universitare, duke përmendur dy kampuse të rëndësishme. “Kemi dy kampuse përpara, atë të Tiranës, në ndërkohë kemi hapur procesin për kampusin e universitetit Aleksandër Moisiu,” tha ai.

Sipas Ramës, ekziston potencial për ndërtimin e rezidencave studentore, veçanërisht në Durrës, duke pasur parasysh edhe funksionimin e afërt të trenit. “Do të jetë e thjeshtë që studentët në Tiranë të strehohen në kampusin e Durrësit, prandaj do ndërtojmë një kompleks studentor rezidencial, për shkak të çmimeve të larta në Tiranë, edhe në Durrës xhanëm, por në Tiranë…”, u shpreh kreu i qeverisë. /skyweb.al

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Renditja vjetore e SEE NEWS: SIGAL në Shqipëri, SIGAL në Kosovë dhe SIGAL në Maqedoni të Veriut në 100-shen e parë të Evropës Juglindore

Artikulli pas

“Siguria ekonomike është siguri kombëtare”, VanHorn përcjell mesazhin e Donald Trump

Editor

Editor

Nga Kategoria

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset
Aktualitet

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet: Afati i fundit për deklaratat e padorëzuara është 30 qershori, përfituesit shmangin gjobat

8 Qershor, 2026
Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar
Aktualitet

Si u kthye djathi Parmigiano në një aset bankar

8 Qershor, 2026
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë
Aktualitet

“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama poston memet: Më argëtojnë

8 Qershor, 2026
Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane
Aktualitet

Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane

8 Qershor, 2026
A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit
Aktualitet

A do ta zëmë dritën e diellit për të ftohur tokën? Ideja më e debatueshme e klimës po del nga laboratorët drejt biznesit

8 Qershor, 2026
Artikulli pas
“Siguria ekonomike është siguri kombëtare”, VanHorn përcjell mesazhin e Donald Trump

“Siguria ekonomike është siguri kombëtare”, VanHorn përcjell mesazhin e Donald Trump

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri
Ekonomi

Shqipëria, “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit, sipas fuqisë blerëse

Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
0

Në 10 vitet e fundit Shqipëria i është afruar BE-së me çmimet e larta më shpejt se çdo vend i...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

PE miratoi raportin për Shqipërinë, Presidenti Begaj: Konfirmim i rrugës europiane të vendit tonë

5 Maj, 2026
Plani i rritjes 2025 – 2027, Shqipëria ka tërhequr vetëm 17% të fondeve

Plani i rritjes 2025 – 2027, Shqipëria ka tërhequr vetëm 17% të fondeve

23 Shkurt, 2026
Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi

Jo vetëm Belinda Balluku, Dumani konfirmon edhe hetimin ndaj Frida Krifcës

27 Tetor, 2025
Kinemaja në Pedonale – “Open Cinema 2025” Rikthehet me Filma, Muzikë dhe Homazhe për Ikonat e Artit

Kinemaja në Pedonale – “Open Cinema 2025” Rikthehet me Filma, Muzikë dhe Homazhe për Ikonat e Artit

18 Qershor, 2025

Të Fundit

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

A po humbet pushimi i drekës në epokën e ushqimit të shpejtë?

8 Qershor, 2026
Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

Si po bien vajzat e mitura në kurthin e obsesionit për kujdesin ndaj lëkurës

8 Qershor, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026
Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

8 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr