• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Jo vetëm pagat, tatimet do t’u hyjnë me themel ndërtuesve edhe për origjinën e parave

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Janar, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Jo vetëm pagat, tatimet do t’u hyjnë me themel ndërtuesve edhe për origjinën e parave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Tatimore ka paralajmëruar një valë kontrollesh të thelluara ndaj kompanive të ndërtimit, duke bërë të qartë se verifikimet nuk do të kufizohen vetëm te pagat dhe sigurimet shoqërore, por do të shtrihen edhe te origjina e parave dhe transaksionet financiare.

Përmes një komunikimi zyrtar drejtuar subjekteve të identifikuara me risk të lartë, Tatimet njoftojnë se ndërtuesit që nëndeklarojnë pagat ose fshehin punonjës do t’i nënshtrohen hetimeve të zgjeruara, në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera ligjzbatuese.

Masat po ndërmerren në kuadër të Planit Sektorial për Ndërtimin, i cili synon formalizimin e sektorit dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Sipas Administratës Tatimore, kontrollet në terren kanë nisur që prej datës 16 janar.

Tatimet bëjnë me dije se disponojnë një bazë të gjerë të dhënash për subjektet e ndërtimit, të siguruara nga Agjencia e Pronësisë, pushteti vendor, agjencitë imobiliare, deklaratat tatimore, listëpagesat mujore, faturat e fiskalizuara, si dhe nga të dhënat e furnitorëve për mallra dhe shërbime.

Në njoftimin drejtuar bizneseve, administrata kërkon deklarimin e plotë të punonjësve, deklarimin real të pagave sipas profesionit dhe tregut të punës, fiskalizimin e çdo shitjeje apo parapagimi, blerjen e mallrave dhe shërbimeve vetëm me faturë të rregullt, si dhe përdorimin e softuerëve të certifikuar për fiskalizim.

Sipas Tatimeve, çdo sjellje që synon shmangien tatimore e kategorizon subjektin si biznes me risk, duke hapur rrugën për kontrolle dhe monitorim të vazhdueshëm.

Theksi vihet veçanërisht te mosdeklarimi i punonjësve dhe nëndeklarimi i pagave, të cilat konsiderohen shkelje të rënda, pasi cenojnë drejtpërdrejt sigurimet shoqërore dhe të ardhmen pensionale të punëmarrësve.

Në këto raste, Tatimet paralajmërojnë hetime të plota për të gjithë aktivitetin e kompanisë, përfshirë analizimin e transaksioneve me burime të dyshimta financiare, në bashkëpunim me strukturat e tjera të ligjit.

Administrata Tatimore thekson se qëllimi i këtij aksioni është ulja e informalitetit në sektorin e ndërtimit dhe vendosja e drejtësisë sociale për punonjësit, duke sinjalizuar se toleranca ndaj shkeljeve do të jetë minimale.

Artikulli para

Paracetamoli gjatë shtatzënisë i rrezikshëm? Del studimi i ri

Artikulli pas

Intriga për arbitrazh? Piruetat e “ustait” Behgjet Pacolli me Aeroportin e Vlorës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Intriga për arbitrazh? Piruetat e “ustait” Behgjet Pacolli me Aeroportin e Vlorës

Intriga për arbitrazh? Piruetat e "ustait" Behgjet Pacolli me Aeroportin e Vlorës

Të Përzgjedhura

Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Nga Editor
13 Tetor, 2026
0

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën. Sipas vendimit...

Lexo të plotë
Kompania farmaceutike e skandaleve në Malin e Zi synon tregun e barnave në Kosovë

Kompania farmaceutike e skandaleve në Malin e Zi synon tregun e barnave në Kosovë

25 Gusht, 2025
Trump dhe familja e tij fituan mbi 1.4 mld USD në kripto, pastaj paratë i investuan në aksione dhe obligacione

Trump dhe familja e tij fituan mbi 1.4 mld USD në kripto, pastaj paratë i investuan në aksione dhe obligacione

14 Korrik, 2026
‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve

‘Nuk duhet të bezdisim njeri’: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve

21 Janar, 2026
Tkurret Wizz Air, pas Abu Dhabit mbyll dhe bazën në Vjenë

Tkurret Wizz Air, pas Abu Dhabit mbyll dhe bazën në Vjenë

12 Shtator, 2025

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr