• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Trump i prerë: Nuk ua harroj KURRË nëse më thoni JO për Groenlandën, është vetëm një copë akulli

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
Trump i prerë: Nuk ua harroj KURRË nëse më thoni JO për Groenlandën, është vetëm një copë akulli
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump ka ritheksuar nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos ambicien e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për rimarrjen e Groenlandës nga Danimarka, duke argumentuar se ishulli është kyç për sigurinë globale.

Gjatë fjalës së tij para përfaqësuesve ndërkombëtarë, Trump deklaroi se Groenlanda u fitua nga SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe iu rikthye Danimarkës pas përfundimit të saj, ndërsa sipas tij, sot ka ardhur koha që territori të rikthehet nën kontroll amerikan për arsye sigurie.

“Nuk po kërkojmë gjë tjetër, përveçse një copë akulli. Po kërkojmë atë që fituam gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ia lamë Danimarkës. Vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta mbrojnë Groenlandën nga armiqtë,” u shpreh Trump, duke iu referuar rreziqeve që, sipas tij, paraqesin Rusia dhe Kina.

Presidenti amerikan theksoi se SHBA mbetet shtylla kryesore e sigurisë së NATO-s, por ngriti pikëpyetje mbi gatishmërinë e Evropës për të mbështetur Uashingtonin në të njëjtën mënyrë.

Ai foli edhe për marrëdhëniet me aleatët evropianë, duke theksuar se kërkon partnerë të fortë dhe të përgjegjshëm në fushën e sigurisë. Trump rikujtoi se pas marrjes së mandatit të dytë kishte kërkuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes së NATO-s nga 2 në 5 për qind.

“Ne besojmë në vlerat që ndajmë me Europën, por duam aleatë seriozë dhe të fortë. Këto janë çështje të sigurisë kombëtare,” tha ai.

Duke iu rikthyer Groenlandës, Trump deklaroi se asnjë vend tjetër përveç SHBA nuk është në gjendje ta garantojë sigurinë e këtij territori. Ai kujtoi se gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas pushtimit të shpejtë të Danimarkës nga Gjermania naziste, SHBA ndërhyri për të mbrojtur Groenlandën duke vendosur baza ushtarake dhe duke parandaluar, sipas tij, zgjerimin e kërcënimeve në hemisferën perëndimore.

Trump shtoi se pas përfundimit të luftës, Groenlanda iu rikthye Danimarkës, një vendim që sot, sipas tij, duhet rishikuar.

“Ky ishull është pjesë e Amerikës së Veriut dhe është thelbësor për sigurinë tonë. Politika jonë ka qenë gjithmonë ndalimi i kërcënimeve të jashtme nga hemisfera jonë,” përfundoi presidenti amerikan, duke vendosur çështjen e Groenlandës në qendër të debatit mbi sigurinë e NATO-s dhe të Perëndimit. /skyweb.al

Artikulli para

“Keni një gjobë të papaguar!” Policia apel shoferëve për një SMS

Artikulli pas

Kosto të fryra, informalitet dhe pastrim parash: Manuali, si po skanohen kompanitë e ndërtimit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rregulla të reja për kantiere ndërtimi: Kamera sigurie, GPS në mjete dhe tabela informuese të detyrueshme

Kosto të fryra, informalitet dhe pastrim parash: Manuali, si po skanohen kompanitë e ndërtimit

Të Përzgjedhura

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

Nga Editor
14 Tetor, 2026
0

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të...

Lexo të plotë
Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

28 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Lajmi i mirë, Rama: Do të pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës shtëpie!

10 Shtator, 2026
TIA zgjedh Naitec për sistemin e ri operacional

Nordikët dhe Europa Qendrore “zbulojnë” Shqipërinë: Rritje e fortë e vizitave gjatë qershorit, TIA porta kryesore

24 Korrik, 2026
Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie

Si po eliminon kancerin një valë e re imunoterapie

13 Prill, 2026

Të Fundit

Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr