• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kamerat në çdo rrugë, miratohet udhëzimi i ri

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
Kamerat në çdo rrugë, miratohet udhëzimi i ri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar udhëzimin që përcakton mënyrën e zbatimit të sistemeve inteligjente të transportit në të gjithë rrjetin rrugor të vendit, në funksion të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit të trafikut.

Dokumenti parashikon krijimin dhe funksionimin e një sërë shërbimesh digjitale, përfshirë informacionin në kohë reale mbi trafikun, planifikimin e udhëtimeve multimodale, sistemet e paralajmërimit të hershëm, si dhe eCall, thirrjen automatike të emergjencës nga automjetet në rast aksidenti.

Po ashtu, udhëzimi përfshin edhe shërbimet për parkimet e sigurta të automjeteve tregtare, duke synuar rritjen e sigurisë për transportin e mallrave dhe drejtuesit profesionistë.

Të dhënat mbi rrjetin rrugor dhe qarkullimin do të bëhen të aksesueshme për publikun dhe operatorët përmes Pikës Kombëtare të Aksesit, e cila do të administrohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Kjo pikë do të shërbejë si platformë qendrore për shpërndarjen dhe shkëmbimin e informacionit rrugor.

Udhëzimi vendos detyrime të reja për institucionet publike dhe operatorët privatë, të cilët do të duhet të përditësojnë, standardizojnë dhe ndajnë të dhënat që lidhen me rrugët, trafikun, incidentet dhe infrastrukturën e transportit.

Në dokument theksohet edhe mbrojtja e të dhënave personale. Informacionet e mbledhura nga sistemet inteligjente duhet të jenë të anonimizuara ose të pseudonimizuara, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

Miratimi i këtij udhëzimi synon afrimin e Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian për menaxhimin modern të trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ndërkohë, ky vendim vjen pas raportit vjetor të Komunitetit të Transportit, i cili vlerëson se Shqipëria ka arritur një nivel zbatimi prej 44 për qind në fushën e sistemeve inteligjente të transportit.

Sipas raportit, Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut është ndërtuar dhe pajisur, ndërsa vijojnë punimet për instalimin e kamerave dhe sistemeve inteligjente përgjatë rreth 200 kilometrave të rrjetit rrugor kryesor të vendit. /skyweb.al

Artikulli para

Pallati i mallkuar i Venecias që askush nuk guxon ta blejë

Artikulli pas

Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Aktualitet

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Koçeku mesazh Bajrave të Shkodrës: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, iu shkatërroj
Aktualitet

Kur pushteti përdor statistikat për të justifikuar dhunën ndaj studentëve, Marjana Koçeku: Një numër pa kontekst nuk është argument por spekulim

22 Tetor, 2026
Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet
Aktualitet

Vuçiç e cilëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, tregon ku gaboi me protestat: Do ta ketë të vështië t’i fitojë zgjedhjet

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut
Aktualitet

Mesazhet kërcënuese ndaj mësuesve dhe pedagogëve që marin pjesë në protestë, Policia e Shtetit: Nuk janë dërguar nga ne, po synohet përhapja e panikut

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

Të Përzgjedhura

Strehimi nuk është privilegj, KE fokusohet te zgjidhja e krizës së banesave
Ekonomi

Strehimi nuk është privilegj, KE fokusohet te zgjidhja e krizës së banesave

Nga SkyWeb
16 Shtator, 2026
0

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka rikthyer në vëmendje dy nga nismat kryesore sociale që Brukseli po...

Lexo të plotë
DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë

DOSSIER/ Diskutimet kur hartohej Kushtetuta: Ministri gëzon imunitetin e deputetit dhe trajtohet si i tillë

7 Dhjetor, 2025
Skuteri i parë elektrik u shpik më shumë se 100 vjet më parë

Skuteri i parë elektrik u shpik më shumë se 100 vjet më parë

29 Shtator, 2026
E “bekoi” pasi kaloi “ylberin”, Rama vë qeverinë në dispozicion të Agim Xhindolit: Dy parqe fotovoltaike me kapacitet 120MW brenda ditës

E “bekoi” pasi kaloi “ylberin”, Rama vë qeverinë në dispozicion të Agim Xhindolit: Dy parqe fotovoltaike me kapacitet 120MW brenda ditës

21 Maj, 2026
Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës protestojnë teksa Rama futet në bashki

Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës protestojnë teksa Rama futet në bashki

14 Shkurt, 2026

Të Fundit

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr