• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 6 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

E “bekoi” pasi kaloi “ylberin”, Rama vë qeverinë në dispozicion të Agim Xhindolit: Dy parqe fotovoltaike me kapacitet 120MW brenda ditës

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
E “bekoi” pasi kaloi “ylberin”, Rama vë qeverinë në dispozicion të Agim Xhindolit: Dy parqe fotovoltaike me kapacitet 120MW brenda ditës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Biznesmenit lushnjar Agim Xhindoli duket se i ka shndritur dielli që kur “kaloi ylberin”, duke kaluar nga mbështetja për Partinë Demokratike në drejtim të socialistëve. Por ky shkëlqim politik dhe ekonomik duket se u bë edhe më i fortë pas intervistës me kryeministrin Edi Rama në rubrikën e tij “Flasim”.

Nga ai moment, Xhindoli nuk u shfaq më thjesht si një biznesmen lokal që jetonte dhe punonte në Lushnje me grirjen e gurit.

Pas “bekimit” publik të kryeministrit, ai nisi të shfaqej gjithnjë e më fuqishëm në skenën e biznesit, duke fituar tendera me shumë zero dhe duke marrë prona të stërmëdha për zhvillimin e parqeve fotovoltaike në Lushnje dhe Sarandë.

Madje, siç është parë publikisht, Xhindoli ka marrë edhe stilin e Ramës në të veshur dhe në prezencën e tij publike. Por përtej anës së jashtme, ajo që bie në sy është mënyra se si vendimmarrja shtetërore ka prodhuar leje të rëndësishme për kompanitë e lidhura me të.

Qeveria miraton tre parqe të reja fotovoltaike, 174 MW në Lushnjë, Sarandë dhe Poliçan

Në dokumentet e lejeve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit rezulton firma e vetë kryeministrit Rama. Kjo e bën më të drejtpërdrejtë lidhjen mes vendimmarrjes qeveritare dhe zgjerimit të biznesit të Xhindolit në sektorin e parqeve fotovoltaike.

Qeveria miratoi dje lejet për tre parqe fotovoltaike me fuqi të instaluar totale 174 MW. Nga këto, 120 MW i përkasin dy parqeve që lidhen pikërisht me kompanitë e Agim Xhindolit.

Ky është thelbi i vendimmarrjes: Brenda një dite, biznesmeni përfiton dy projekte të mëdha fotovoltaike, një në Lushnje dhe një në Sarandë. Me këto leje, Xhindoli po pozicionohet në krye të listës së biznesmenëve me fuqinë më të madhe të instaluar për parqe fotovoltaike në vend.

Leja e parë është marrë nga kompania “3X ENERGY”. Parku fotovoltaik do të ndërtohet në Savër të Lushnjes, në fshatin Savër, njësia administrative Lushnjë, Bashkia Lushnjë, Qarku Fier.

Sipas të dhënave të vendimit, projekti do të zhvillohet nga shoqëria “3X ENERGY”, me NIPT M53804401H, dhe do të ketë kapacitet të instaluar 70 MW. Vendndodhja e centralit është përcaktuar në zonën kadastrale 3268.

Ky është edhe centrali më i madh nga tre projektet e miratuara nga qeveria. Vetëm ky projekt i jep kompanisë së lidhur me Xhindolin një kapacitet prej 70 MW në prodhimin e energjisë nga dielli.

Leja e dytë lidhet me kompaninë “PARK SOL ENERGY”, në emër të Agim Xhindolit dhe Paqësor Buzit. Ky projekt do të ndërtohet në Sarandë dhe do të ketë fuqi të instaluar 50 MW.

Bëhet fjalë për tokën në zonën e Nivicës, për të cilën banorët protestuan, por Bashkia Sarandë nuk i dëgjoi. Përmes manovrave administrative, kjo tokë iu kalua në shërbim biznesmenëve në fjalë, të cilët tashmë janë kthyer në të parapëlqyerit e kryeministrit Rama.

Sipas vendimit, projekti do të ndërtohet në Sarandë, në zonën kadastrale 2806, nga shoqëria “PARK SOL ENERGY”, me NIPT M24603401S. Centrali fotovoltaik do të ketë kapacitet të instaluar 50 MW dhe do të ngrihet në njësinë administrative Sarandë, Bashkia Sarandë, Qarku Vlorë.

Pra, vetëm përmes këtyre dy lejeve, kompanitë e lidhura me Agim Xhindolin marrin të drejtën për të zhvilluar 120 MW kapacitet të instaluar në energjinë diellore. Njëri projekt në Lushnje, me 70 MW, dhe tjetri në Sarandë, me 50 MW.

Përveç dy lejeve që lidhen me Agim Xhindolin, qeveria miratoi edhe një leje tjetër për park fotovoltaik. Bëhet fjalë për kompaninë “X ONE”, të biznesmenëve Çesk Ivanaj, Ilir Trebicka dhe Ylli Ujka.

Ky projekt do të ketë fuqi të instaluar 54 MW dhe do të ndërtohet në Tërpan të Beratit, në zonat kadastrale 3572, 3584 dhe 3619, në njësinë administrative Tërpan, Bashkia Poliçan, Qarku Berat.

Edhe ky central fotovoltaik nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse. Ai ka të njëjtat kushte kryesore: ndërtim dhe vënie në operim brenda 36 muajve, afat operimi 49 vjet, raportim periodik tremujor, sigurim kontrate jo më pak se 5% e vlerës së investimit dhe detyrim për royalty në masën 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike.

Në total, tre vendimet e qeverisë japin 174 MW kapacitet të instaluar për parqe të reja fotovoltaike. Por pjesa më e madhe e kësaj fuqie, 120 MW, lidhet me dy projekte që çojnë te Agim Xhindoli. /skyweb.al

Etiketat: 3x energyagim xhindoliedi ramapaqsor buzipark sol energy
Artikulli para

Qeveria miraton tre parqe të reja fotovoltaike, 174 MW në Lushnjë, Sarandë dhe Poliçan

Artikulli pas

Qeveria zgjeron kompetencat e SHISH: Akses pa limit në të dhënat shtetërore, fokus edhe te kërcënimet ekonomike ndaj vendit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Koka një izraelit, dalin SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri
Aktualitet

Koka një izraelit, dalin SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri

5 Korrik, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut
Ekonomi

Tregu nuk pyet për masat e BSH-së, bleu mbi 1 mld euro dhe monedha europiane vijoi “shkrirjen”

5 Korrik, 2026
Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga bulevardi
Aktualitet

Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga bulevardi

5 Korrik, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?

4 Korrik, 2026
Kuvendi kërkon tarifim me fasha për ujin, çfarë do të thotë kjo për familjarët dhe bizneset 
Ekonomi

Kuvendi kërkon tarifim me fasha për ujin, çfarë do të thotë kjo për familjarët dhe bizneset 

4 Korrik, 2026
Trondit kreu i SPAK, thotë se në Polici ka njerëz me probleme me ligjin: Arrestojmë vetë se duam pavarësi!
Aktualitet

Trondit kreu i SPAK, thotë se në Polici ka njerëz me probleme me ligjin: Arrestojmë vetë se duam pavarësi!

3 Korrik, 2026
Artikulli pas
Qeveria zgjeron kompetencat e SHISH: Akses pa limit në të dhënat shtetërore, fokus edhe te kërcënimet ekonomike ndaj vendit

Qeveria zgjeron kompetencat e SHISH: Akses pa limit në të dhënat shtetërore, fokus edhe te kërcënimet ekonomike ndaj vendit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

Nga SkyWeb
7 Tetor, 2025
0

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, la të hapur mundësinë për një ulje të çmimit të energjisë elektrike,...

Lexo të plotë
Rritja e shpejtë e çmimit të arit, shtetet rishikojnë rezervat

Rritja e shpejtë e çmimit të arit, shtetet rishikojnë rezervat

15 Gusht, 2025
Zvicra bllokon 880 milionë dollarë të Maduros

Zvicra bllokon 880 milionë dollarë të Maduros

24 Shkurt, 2026
Hije dyshimi për “skemë” me tenderin 5.1 milionë euro të internetit, çfarë po ndodh në KPP pas shpalljes së fituesve

EKSKLUZIVE/ Zhbllokohet tenderi i internetit të qeverisë, KPP urdhëron shpalljen e fituesve finalë

4 Shkurt, 2026
Anatomia e një zemërimi

VËZHGIMI/ Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë

10 Qershor, 2026

Të Fundit

Vitamina D gjatë shtatzënisë ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijës

Vitamina D gjatë shtatzënisë ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijës

5 Korrik, 2026
Zvicra teston me sukses hekurudhën e parë diellore, projekti pritet të zgjerohet në Evropë

Zvicra teston me sukses hekurudhën e parë diellore, projekti pritet të zgjerohet në Evropë

5 Korrik, 2026
I nxehti “djeg ” një pjesë të Evropës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 44 gradë në Spanjë

I nxehti “djeg ” një pjesë të Evropës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 44 gradë në Spanjë

5 Korrik, 2026
Koka një izraelit, dalin SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri

Koka një izraelit, dalin SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri

5 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr