• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Qeveria zgjeron kompetencat e SHISH: Akses pa limit në të dhënat shtetërore, fokus edhe te kërcënimet ekonomike ndaj vendit

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Maj, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
Qeveria zgjeron kompetencat e SHISH: Akses pa limit në të dhënat shtetërore, fokus edhe te kërcënimet ekonomike ndaj vendit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për Shërbimin Informativ Kombëtar” dhe ia ka kaluar projektligjin Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim. Pjesa më e rëndësishme e këtyre ndryshimeve lidhet me zgjerimin e kompetencave të SHISH-it edhe në fushën e sigurisë ekonomike, duke e futur ekonominë e vendit në zonën e monitorimit informativ të shërbimit sekret.

Në projektligjin e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 20 maj 2026, përveç ndryshimeve formale të emrit nga “Shërbimi Informativ Kombëtar” në “Shërbimi Informativ i Shtetit”, në nenin 2 shtohen detyra të reja për institucionin.

Sipas formulimit të ri, SHISH do të ketë kompetencë të mbledhë informacion për kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, kërcënimet kibernetike dhe kërcënimet hibride, kur këto kanë ndikim në mjedisin e sigurisë së vendit.

Ky është ndryshimi që i jep shërbimit informativ një fushë më të gjerë veprimi. Deri tani, ligji fokusohej kryesisht te siguria kombëtare, aktiviteti i shërbimeve të huaja, terrorizmi, ekstremizmi dhe kërcënimet ndaj rendit kushtetues. Me ndryshimet e reja, ekonomia përfshihet shprehimisht si një nga fushat ku SHISH mund të mbledhë informacion.

Projektligji nuk e trajton sigurinë ekonomike si çështje të veçuar administrative apo financiare, por si pjesë të mjedisit të sigurisë së vendit. Kjo do të thotë se kërcënimet ekonomike, kur vlerësohen se prekin sigurinë kombëtare, do të jenë objekt i punës së SHISH-it.

Në nenin 2 të projektligjit, pas detyrave që lidhen me terrorizmin, ekstremizmin, krimet kundër mjedisit, armët e dëmtimit në masë dhe stabilitetin e brendshëm e rajonal, shtohet edhe detyra për mbledhjen e informacionit mbi kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike.

Formulimi i projektligjit është i gjerë. Ai nuk rendit raste konkrete, por përcakton se SHISH mbledh informacion për kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, kërcënimet kibernetike dhe kërcënimet hibride, me impakt në mjedisin e sigurisë së vendit.

Në të njëjtën linjë, projektligji i jep SHISH-it edhe kompetencë për të mbledhur informacion për kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të Republikës së Shqipërisë. Kjo pjesë lidhet drejtpërdrejt edhe me ekonominë, pasi infrastruktura kritike përfshin sektorë që kanë ndikim në funksionimin e shtetit dhe të ekonomisë.

Ndryshimet vijnë në një kohë kur ekonomia, teknologjia, infrastruktura dhe siguria kombëtare janë gjithnjë e më të ndërlidhura. Për këtë arsye, projektligji e zgjeron rolin e SHISH-it përtej modelit klasik të shërbimit informativ, duke përfshirë fusha që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin ekonomik dhe institucional të vendit.

Përveç zgjerimit të kompetencave, projektligji parashikon edhe të drejtën e SHISH-it për akses në bazat e të dhënave shtetërore. Në fund të nenit 13 shtohet një paragraf i ri, sipas të cilit SHISH-i ka të drejtë për akses në bazat e të dhënave shtetërore.

Ky akses, sipas projektligjit, do të jetë i kufizuar sipas funksionit ligjor dhe do të rregullohet me marrëveshje ndërinstitucionale.

Kjo dispozitë merr rëndësi të veçantë në raport me detyrën e re për sigurinë ekonomike. Nëse ligji miratohet në Kuvend, SHISH jo vetëm do të ketë kompetencë të mbledhë informacion për kërcënimet ekonomike, por edhe të ketë akses të rregulluar në bazat shtetërore të të dhënave, brenda funksionit të tij ligjor.

Projektligji ndryshon edhe emërtimin e institucionit. Titulli i ligjit bëhet “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, ndërsa në të gjithë përmbajtjen e ligjit emërtimi “Shërbimi Informativ Kombëtar” zëvendësohet me “Shërbimi Informativ i Shtetit”. Shkurtimi “SHIK” zëvendësohet me “SHISH”.

Në ligj ndryshohet edhe terminologjia që lidhet me sigurinë. Fjalët “sigurimit kombëtar” zëvendësohen me “sigurisë kombëtare”, ndërsa “sigurimin kombëtar” zëvendësohet me “sigurinë kombëtare”.

Projektligji parashikon gjithashtu ndryshime në trajtimin financiar të drejtuesve të SHISH-it. Drejtori dhe zëvendësdrejtori përfitojnë pagë bazë, shtesë për vjetërsi dhe shtesë për natyrë të veçantë pune. Trajtimi financiar i tyre do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Po ashtu, drejtori dhe zëvendësdrejtori trajtohen nga legjislacioni për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit.

Një tjetër ndryshim lidhet me punonjësit e SHISH-it, të cilët përjashtohen nga detyrimi për deklarimin e të ardhurave të përftuara nga paga, si dhe nga deklarimi dhe kontrolli i pasurive dhe detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë.

Kontrolli vjetor i tyre do të kryhet nga një strukturë e posaçme brenda Shërbimit Informativ të Shtetit, sipas procedurave të përcaktuara me akt të brendshëm të drejtorit të SHISH-it.

Etiketat: kercenime ekonomikeshish
Artikulli para

E “bekoi” pasi kaloi “ylberin”, Rama vë qeverinë në dispozicion të Agim Xhindolit: Dy parqe fotovoltaike me kapacitet 120MW brenda ditës

Artikulli pas

REKORDI/ Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili gjatë prillit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

19 Nëntor, 2026
OKB: Një në tre persona në botë nuk ka mundësi të përballojë një dietë të shëndetshme
Ekonomi

Supermarketet dhe grumbulluesit rrezikojnë gjoba deri në 9 milionë lekë nëse nuk janë korrekt me fermerët!

19 Nëntor, 2026
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Ekonomi

Pavarësisht ndalimit, Brazili vijon të na “ngopë” me mish! Mbi 3,300 tonë importe në dy muaj, çfarë tregojnë shifrat

19 Nëntor, 2026
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

19 Nëntor, 2026
INSTAT: Censi i Bujqësisë nis në vjeshtën e 2026, gjobë kush nuk jep informacion
Ekonomi

Qeveria vendos tavan për subvencionet në bujqësi, fermat e mëdha do të përfitojnë proporcionalisht më pak

19 Nëntor, 2026
Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit
Aktualitet

Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
REKORDI/ Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili gjatë prillit

REKORDI/ Shqiptarët u "ngopën" me mish Brazili gjatë prillit

Të Përzgjedhura

Çfarë ndodh me trupin nëse heq dorë 6 muaj nga sheqeri?
Shëndet

Çfarë ndodh me trupin nëse heq dorë 6 muaj nga sheqeri?

Nga Editor
18 Prill, 2026
0

Ushqimet me sheqer të shtuar janë të pranishme pothuajse kudo, duke e bërë shumë të vështirë shmangien e tyre në...

Lexo të plotë
Në Shqipëri jetojnë gati 39 mijë të huaj, 60% e tyre për të punuar

Në Shqipëri jetojnë gati 39 mijë të huaj, 60% e tyre për të punuar

6 Gusht, 2026
Jahti më i veçantë në botë ankorohet në portin e Durrësit

Jahti më i veçantë në botë ankorohet në portin e Durrësit

6 Tetor, 2025
“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

8 Nëntor, 2026
Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano

Anulohet tenderi për portin e ri në Porto Romano

7 Prill, 2026

Të Fundit

“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

19 Nëntor, 2026
OKB: Një në tre persona në botë nuk ka mundësi të përballojë një dietë të shëndetshme

Supermarketet dhe grumbulluesit rrezikojnë gjoba deri në 9 milionë lekë nëse nuk janë korrekt me fermerët!

19 Nëntor, 2026
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

Pavarësisht ndalimit, Brazili vijon të na “ngopë” me mish! Mbi 3,300 tonë importe në dy muaj, çfarë tregojnë shifrat

19 Nëntor, 2026
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr