• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Çfarë është aflatoksina, ku gjendet, rreziqet si edhe si të mbrohemi prej saj

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Janar, 2026
në Shëndet
A A
0
Sonila Bitri Tivari
Share on FacebookShare on WhatsApp
AKU ka njoftuar javët e fundit kapjen e sasive të mëdha të misrit me aflatoksinë, të destinuar për kafshët.
Ndërkohë, përpunuesit e qumështit janë duke refuzuar me të drejtë mbledhjen e tij nga fermerët në rastet kur konstatohet aflatoksinë në të, me qëllim mbrojtjen e produktit të tyre dhe shëndetit të konsumatorëve.

Aflatoksina është kthyer në një debat të madh në vend edhe për shkak të rreziqeve të mëdha që ajo mbart për shëndetin e njeriut, por edhe sepse gjendet kudo në ushqime që ruhen në lagështirë, duke u transmetuar shpesh edhe nga kafsha te njeriu, si në rastin e qumështit.

Mjekja toksikologe pranë Spitalit Amerikan 2 dhe drejtuesja e klinikës për trajtimin e varësive, Addiction Care Clinic, Dr. Sonila Bitri Tivari, shpjegon se aflatoksinat janë toksina që prodhohen nga disa lloje myqesh, ndër të cilët më i njohuri është aspergillus.

Ky myk zhvillohet kryesisht në ushqime që ruhen në kushte jo të mira higjienike dhe me lagështi të lartë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Spitali Amerikan 2 (@spitali.amerikan.2)

Sipas saj, aflatoksina mund të gjendet në produkte që konsumohen çdo ditë, si qumështi, drithërat, orizi dhe ushqime të tjera të ruajtura për periudha të gjata në ambiente të papërshtatshme.

Ekspozimi ndaj kësaj substance mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Dr. Bitri shpjegon se efektet variojnë nga forma akute deri tek pasojat afatgjata.

Në rastet e ekspozimit të menjëhershëm, simptomat mund të jenë të ngjashme me helmimin ushqimor, duke përfshirë të përziera, të vjella dhe shqetësime të forta gastrointestinale.

Ndërkohë, ekspozimi i zgjatur dhe i përsëritur ndaj aflatoksinës konsiderohet shumë më i rrezikshëm. Në këto raste, toksina mund të shkaktojë dëmtime serioze të mëlçisë dhe, në situata kronike, të rrisë ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e kancerit të mëlçisë.

Për sa i përket diagnostikimit, mjekja toksikologe sqaron se aflatoksina mund të identifikohet duke matur nivelin e saj në ushqimet e dyshuara si të kontaminuara, por edhe përmes analizave biologjike, konkretisht në urinën e individit që dyshohet se është ekspozuar ndaj kësaj substance.

Sa i përket parandalimit, Dr. Bitri thekson se ulja e riskut nis nga mënyra e ruajtjes së ushqimeve. Ato duhet të mbahen në kushte sa më optimale, me nivel të ulët lagështie dhe larg ambienteve që favorizojnë zhvillimin e mykut.

Një rol të rëndësishëm luan edhe përpunimi termik i ushqimit. Sipas saj, studimet tregojnë se zierja e ushqimeve në temperatura deri në 100 gradë ndihmon në eliminimin e toksinave, duke ulur ndjeshëm rrezikun për shëndetin.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Pyetje: Çfarë është aflatoksina që po flitet shumë këto ditë?

Dr. Sonila Bitri: Aflatoksinat janë toksina të prodhuara nga disa myqe, më i rëndësishmi prej të cilëve është aspergillus. Ky myk ndodhet shumë shpesh në produktet ushqimore që ne konsumojmë çdo ditë, si qumështi, drithërat, orizi apo ushqime të tjera që ruhen në kushte jo shumë të shëndetshme.

Pyetje: A jep probleme shëndetësore?

Dr. Sonila Bitri: Në fakt jep goxha probleme shëndetësore. Megjithëse po flitet shumë së fundmi për aflatoksinën, ajo është një substancë që ka qenë vazhdimisht prezente në ushqimet që përmenda më sipër. Efektet variojnë nga ato akute, si të përziera, të vjellura etj., të cilat pacienti mund t’i përjetojë njësoj si helmimi ushqimor, deri në probleme kronike, siç janë dëmtimet serioze të mëlçisë e deri në kancer të mëlçisë, në rastet kur kemi ekspozime kronike ndaj aflatoksinës.

Pyetje: Si diagnostikohet aflatoksina?

Dr. Sonila Bitri: Ne mund ta përcaktojmë duke matur nivelin e saj në ushqime që mendojmë se janë të intoksikuara, apo edhe në urinën e individit që është intoksikuar nga kjo substancë.

Pyetje: Si mund ta ulim riskun ndaj ekspozimit ndaj aflatoksinës?

Dr. Sonila Bitri: Patjetër. Kjo fillon nga ruajtja e ushqimeve në kushte sa më optimale, me një përqindje të ulët lagështire. Më e rëndësishmja është zierja. Studimet tregojnë se nëse ushqimet zihen deri në 100 gradë, toksinat eliminohen.

REFERENCA:

https://link.springer.com/article/10.1007/s44187-025-00680-4

https://www.cancer.gov/about-cancer/causes-prevention/risk/substances/aflatoxins

/skyweb.al

Artikulli para

Prodhimi vendas i drithit në kolaps: Shqiptarët hanë “bukë” ruse dhe serbe, pastaj thonë “O sa mirë me qenë shqiptar” në stadiume

Artikulli pas

Drama e familjes shqiptare, 1 në 3 çifte NDAHET: Ulet në nivel rekord numri i martesave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë
Shëndet

Zhurmat e pajisjeve dhe alarmet po kthehen në shqetësim për pacientët dhe stafin në spitale, studiuesit kërkojnë zgjidhje më të mirë

30 Shtator, 2026
WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët
Shëndet

WhatsApp forcon masat, metoda të reja kontrolli të prindërve për adoleshentët

30 Shtator, 2026
Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë
Shëndet

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

29 Shtator, 2026
Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet
Shëndet

Një në tetë raste kanceri në botë lidhet me infeksionet

29 Shtator, 2026
Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin
Shëndet

Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin

28 Shtator, 2026
Keni dhimbje? Në disa raste, aktiviteti fizik mund të jetë po aq efektiv sa qetësuesit
Shëndet

Keni dhimbje? Në disa raste, aktiviteti fizik mund të jetë po aq efektiv sa qetësuesit

28 Shtator, 2026
Artikulli pas
Drama e familjes shqiptare, 1 në 3 çifte NDAHET: Ulet në nivel rekord numri i martesave

Drama e familjes shqiptare, 1 në 3 çifte NDAHET: Ulet në nivel rekord numri i martesave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Arsyet e rënies së turizmit në verë, nga balanca cilësi – shërbim te konkurrenca”
Ekonomi

“Arsyet e rënies së turizmit në verë, nga balanca cilësi – shërbim te konkurrenca”

Nga SkyWeb
11 Gusht, 2025
0

Turizmi veror nuk duket të jetë duke përjetuar suksesin e sezoneve të kaluara. Lëvizjet e shtetasve, që referohen si turizëm...

Lexo të plotë
Anës lumenjve: Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve

Anës lumenjve: Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve

15 Nëntor, 2025
Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

22 Mars, 2026
“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan

7 Gusht, 2026
Si po sabotohen hetimet për skandalin me mbetjet toksike të Kurum, SPAK thirret të bëjë detyrën!

Si po sabotohen hetimet për skandalin me mbetjet toksike të Kurum, SPAK thirret të bëjë detyrën!

2 Tetor, 2025

Të Fundit

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

JUMBO ndërton një kënd të ri lojërash për 136 fëmijë

1 Tetor, 2026
Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

Mrekullia polake! Si arriti vendi që doli i rrënuar nga komunizmi të kapë majat e ekonomisë europiane

1 Tetor, 2026
Kriza te Volotea, borxhi arrin në 356 milionë euro

Kriza te Volotea, borxhi arrin në 356 milionë euro

1 Tetor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Detajet, si do të funksionojë kredia me garanci shtetërore për fermerët: Interesi dhe kur nisin aplikimet

1 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr