• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 21 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përplasja mes biznesmenëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi për kontrollin e Aeroportit të Vlorës ka dalë tashmë përtej një mosmarrëveshjeje aksionere, duke u shndërruar në një konflikt që po saboton drejtpërdrejt një investim strategjik për ekonominë dhe turizmin shqiptar.

Situata është përshkallëzuar pas reagimit publik të shoqërisë MABCO Construction SA, e cila deklaron se administratori aktual i Vlora International Airport po lidh marrëveshje për dyqanet Duty Free dhe shërbime të tjera tregtare, pa pasur autoritet ligjor. Sipas MABCO, e cila pretendon se zotëron 98 për qind të kapitalit të shoqërisë koncesionare, çdo kontratë e tillë është juridikisht e pavlefshme dhe e destinuar të rrëzohet në gjykatë.

Në thelb të konfliktit qëndron beteja për aksionet dhe kontrollin e koncesionit. Valon Ademi pretendon se, në bazë të një marrëveshjeje dhe kontrate noteriale, zotëron 47 për qind të aksioneve, për shkak të investimeve të kryera për ndërtimin e aeroportit. Nga ana tjetër, Pacolli e kundërshton këtë pretendim, duke deklaruar se nuk ka pranuar ndryshim të strukturës së pronësisë dhe se çdo veprim i ndërmarrë pa pëlqimin e aksionarit mazhoritar është i pavlefshëm.

Megjithatë, përtej përplasjes ligjore dhe financiare, konflikti po prodhon pasoja konkrete. Aeroporti i Vlorës, i konsideruar si një nyje kyçe për zhvillimin e turizmit në jug të vendit, mbetet i bllokuar, ndërkohë që hapja e tij ishte paralajmëruar brenda një muaji. Zvarritja e procesit po rrezikon seriozisht sezonin turistik dhe po dëmton interesin publik.

Raporti mes dy ortakëve mund të ketë qenë i tensionuar edhe më herët, për shkak të “golave” të ndërsjellë në biznese të tjera që mund të kenë, por përplasja aktuale ka marrë të tjera dimensione.

Për herë të parë, në akuzat publike mes palëve janë përmendur edhe dyshime për përfshirjen e interesave ruse në këtë projekt, çka e zhvendos konfliktin nga një çështje private në një problem strategjik

Në këtë kontekst, konflikti mes Pacollit dhe Ademit nuk shihet më thjesht si një betejë mes ortakësh, por si një faktor destabilizues për një investim të rëndësishëm kombëtar.

Në mungesë të një zgjidhjeje të shpejtë institucionale, ku shteti të verë dorë, Aeroporti i Vlorës rrezikon të mbetet peng i përplasjeve private, me kosto të drejtpërdrejta për turizmin, ekonominë dhe sigurinë e vendit. /skyweb.al

Artikulli para

Prokuroria i cilëson të rrezikshme mbetjet e nisura nga Durrësi dhe lëshon 33 urdhra arresti

Artikulli pas

LISTA/ Fluturojnë dhe nga Shqipëria, kompanitë ajrore low cost më të sigurta në botë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës
Ekonomi

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

21 Shtator, 2026
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL
Ekonomi

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku
Ekonomi

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

21 Shtator, 2026
Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare
Ekonomi

Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare

21 Shtator, 2026
Interneti në çdo kompani, por vetëm 38% e punonjësve shqiptarë e përdorin për punë
Ekonomi

Interneti në çdo kompani, por vetëm 38% e punonjësve shqiptarë e përdorin për punë

21 Shtator, 2026
Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq!
Ekonomi

Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq!

21 Shtator, 2026
Artikulli pas
LISTA/ Fluturojnë dhe nga Shqipëria, kompanitë ajrore low cost më të sigurta në botë

LISTA/ Fluturojnë dhe nga Shqipëria, kompanitë ajrore low cost më të sigurta në botë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, Instagram; Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve
Ekonomi

“E dimë ç’keni marrë”, Tatimet ultimatum pronarëve të apartanenteve: Paguani taksat për fitimet nga Booking ose…

Nga SkyWeb
21 Mars, 2026
0

Administrata Tatimore ka bërë të ditur se disponon të dhëna të detajuara mbi rezervimet dhe të ardhurat e realizuara nga...

Lexo të plotë
SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshi Shqipërinë: Kategoritë që preken

SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshi Shqipërinë: Kategoritë që preken

14 Janar, 2026
A duhen pirë shishet e ujit që lihen në makinë?

A duhen pirë shishet e ujit që lihen në makinë?

1 Shtator, 2026
Shqipëria, një nga vendet me varësinë më të lartë nga turizmi në botë, e dyta në Europë

Shqipëria, një nga vendet me varësinë më të lartë nga turizmi në botë, e dyta në Europë

2 Mars, 2026
Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

Gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve gjenden në oqeanet e gjithë botës

8 Qershor, 2026

Të Fundit

Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit

Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit

21 Shtator, 2026
Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

Volkswagen humbet vendin në indeksin kryesor të eurozonës

21 Shtator, 2026
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

21 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr