• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

LISTA/ Fluturojnë dhe nga Shqipëria, kompanitë ajrore low cost më të sigurta në botë

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Shkurt, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
LISTA/ Fluturojnë dhe nga Shqipëria, kompanitë ajrore low cost më të sigurta në botë

HK Express Seven Star PLUS - 1

Share on FacebookShare on WhatsApp

Platforma ndërkombëtare e vlerësimit të sigurisë ajrore AirlineRatings ka bërë publike renditjen për vitin 2026 të 25 kompanive ajrore low cost më të sigurta në botë, nga qindra transportues që monitorohen çdo vit në nivel global.

Sipas renditjes, diferencat mes kompanive janë minimale dhe nuk përfaqësojnë nivele të ndryshme reale sigurie, por pasqyrojnë nuanca në menaxhimin e riskut, flotën, auditimet e sigurisë dhe historikun e incidenteve për fluturim.

AirlineRatings thekson se përfshirja në Top 25 është tregues i një standardi shumë të lartë operimi në industrinë e aviacionit.

Në krye të listës për vitin 2026 renditet për të dytin vit radhazi HK Express, e vlerësuar për flotën moderne, normën jashtëzakonisht të ulët të incidenteve dhe rezultatet pothuajse perfekte në auditimet e sigurisë në bord.

Sipas CEO-së së AirlineRatings, Sharon Petersen, ky vlerësim merr edhe më shumë peshë për shkak të kërkesave shumë strikte për raportimin e incidenteve në Hong Kong, çka e bën performancën e kompanisë një reflektim real të disiplinës operative.

Renditja e plotë e 25 kompanive ajrore low cost më të sigurta për vitin 2026:

  1. HK Express

  2. Jetstar Airways

  3. Scoot

  4. flydubai

  5. EasyJet Group

  6. Southwest

  7. airBaltic

  8. VietJet Air

  9. Wizz Air

  10. AirAsia Group

  11. TUI UK

  12. Vueling

  13. Norwegian

  14. JetBlue

  15. FlyNAS

  16. Cebu Pacific

  17. Jet2

  18. Ryanair

  19. Spring Airlines China

  20. Transavia Group

  21. Eurowings Group

  22. Volaris

  23. WestJet Group

  24. GOL

  25. SKY Airline Chile

Një nga risitë e renditjes së këtij viti është përfshirja e Spring Airlines China, kompania e parë kineze që hyn ndonjëherë në listat e AirlineRatings, si edhe ngjitja e fortë e airBaltic në dhjetëshen e parë. Këto zhvillime tregojnë zgjerimin e standardeve të larta të sigurisë edhe në tregje që më parë nuk ishin të përfaqësuara në këto renditje.

AirlineRatings thekson se të gjitha kompanitë e përfshira në listën e vitit 2026 kanë regjistruar incidente gjatë dy viteve të fundit, që variojnë nga goditje bishti në pistë, deri te zjarre në bord apo ndalje motorësh. Megjithatë, norma reale e incidenteve për fluturim mbetet shumë e ulët, duke luhatur nga 0.002 deri në 0.09, një tregues që konsiderohet si meritë e nivelit të lartë të sigurisë në industrinë globale të aviacionit.

Sipas raportit, në aviacionin modern siguria nuk matet më nga mungesa absolute e incidenteve, por nga aftësia për t’i menaxhuar ato në mënyrë të qëndrueshme dhe profesionale. Konsistenca operacionale, kultura e sigurisë, trajnimi i ekuipazheve dhe menaxhimi efektiv i riskut në miliona fluturime çdo vit janë faktorët kyç që përcaktojnë sot se cilat kompani konsiderohen realisht të sigurta. /skyweb.al

Artikulli para

Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik

Artikulli pas

Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësi investimi prindëror: Shkollim dhe pension për fëmijën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë
Ekonomi

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin
Aktualitet

Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Ekonomi

PPB për frymë, tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
Emirates gati të “ringjallë” gjigantin A380, kërkon edhe 100 të tjerë
Aviacion

Emirates gati të “ringjallë” gjigantin A380, kërkon edhe 100 të tjerë

5 Nëntor, 2026
Avionët po vishen me “lëkurë peshkaqeni”, teknologjia që kursen 400 ton karburant në vit. Si funksionon?
Aviacion

Avionët po vishen me “lëkurë peshkaqeni”, teknologjia që kursen 400 ton karburant në vit. Si funksionon?

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësi investimi prindëror: Shkollim dhe pension për fëmijën

Fondi i Pensioneve SIGAL si mundësi investimi prindëror: Shkollim dhe pension për fëmijën

Të Përzgjedhura

Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës
Aviacion

Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës

Nga SkyWeb
9 Korrik, 2026
0

Tiranë, 09 Korrik 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) priti sot fluturimin inaugurues të Chair Airlines, duke shënuar dhe nisjen...

Lexo të plotë
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

Pas Euros, “zhytet” dhe Dollari Amerikan, bie nën 80 Lekë

12 Gusht, 2026
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

SKEMA/ Bankers Petroleum lëshonte fatura fiktive për të mos paguar taksat, detaje nga dosja

3 Gusht, 2025
Truri “fiket” papritur para gjumit, jo gradualisht

Truri “fiket” papritur para gjumit, jo gradualisht

21 Nëntor, 2025
Fëmijët që do të lindin në vitin 2026 do të quhen gjenerata Sigma

Fëmijët që do të lindin në vitin 2026 do të quhen gjenerata Sigma

23 Nëntor, 2025

Të Fundit

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr