• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 29 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Çfarë fshihet në ushqimet për bebe? Studimi i ri zbulon se janë ultra të përpunuara

Editor Nga Editor
12 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
0
Çfarë fshihet në ushqimet për bebe? Studimi i ri zbulon se janë ultra të përpunuara
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shumica dërrmuese e ushqimeve, pijeve dhe vakteve të lehta për foshnjat dhe fëmijët nga 6 deri në 36 muaj, që shiten në Shtetet e Bashkuara, janë ultra të përpunuara dhe mund të përmbajnë aditivë që po lidhen gjithnjë e më shumë me rreziqe të mundshme për shëndetin, sipas një studimi të ri, raporton CNN.

Mbi 70% e 651 produkteve të analizuara përmbanin aditivë që kërkimet e fundit i lidhin me “inflamacion dhe çrregullime të mikrobiomës së zorrëve”, tha autorja kryesore e studimit, Elizabeth Dunford, pedagoge e asociuar e ushqyerjes në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill.

“Ajo që më tronditi ishte se përbërësi kryesor në 71% të këtyre ushqimeve për bebe nuk ishte një frut apo perime — por një ose më shumë aditivë”, tha Dunford, e cila është gjithashtu konsulente pranë The George Institute for Global Health, krijues i aplikacionit FoodSwitch, që ofron informacion ushqimor për mijëra produkte në mbarë botën. “Zorrët e foshnjave nuk janë ende plotësisht të zhvilluara për të përballuar aditivët si stomaku i një të rrituri. Nuk ka asnjë nevojë për këto substanca; ato janë thjesht kozmetike, të shtuara për ta bërë ushqimin më tërheqës.”

Studimi, i publikuar të mërkurën në revistën shkencore Nutrients, nuk përmend emra apo marka konkrete produktesh.

Një përqindje e ngjashme e produkteve u klasifikuan si ushqime ultra të përpunuara (UPF), si p.sh. biskota në formë kafshësh apo peshqish, “puffs” dhe kosëra të ëmbëlsuara. Ekspertët thonë se këto produkte janë të dizajnuara për të qenë tepër të shijshme, duke e bërë të vështirë të ndalesh vetëm me një porcion. Sipas një raporti të fundit të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 62% e ushqimeve që konsumojnë fëmijët amerikanë janë ultra të përpunuara.

Duke qenë se preferencat ushqimore formohen në vitet e para të jetës, gjetjet e studimit janë shqetësuese, tha Jane Houlihan, drejtoreshë kërkimi në organizatën Healthy Babies, Bright Futures. “Foshnjat që ekspozohen ndaj ushqimeve ultra të përpunuara mësohen të preferojnë sheqerin dhe aromat artificiale në vend të ushqimeve natyrale e të pasura me lëndë ushqyese, që vendosin themelet për një jetë të shëndetshme,” tha ajo. “Kompanitë e ushqimeve për bebe duhet ta bëjnë më të lehtë, jo më të vështirë, zgjedhjen e alternativave të shëndetshme.”

Studime të tjera kanë treguar se rritja me vetëm 10% e kalorive ditore nga ushqimet ultra të përpunuara, rreth një porcion lidhet me një rrezik 50% më të lartë për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare. Po ashtu, ekziston një rritje prej 55% e rrezikut për obezitet dhe 40% më shumë gjasa për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Shoqata Consumer Brands Association, që përfaqëson prodhuesit e ushqimeve për bebe dhe produkteve të tjera, deklaroi se “aktualisht nuk ekziston një përkufizim shkencor i dakordësuar për ushqimet ultra të përpunuara”.

“Prodhuesit e ushqimeve respektojnë standardet rigoroze të sigurisë dhe politikat ushqimore të bazuara në prova shkencore të përcaktuara nga FDA, për të ofruar produkte të sigurta, të përballueshme dhe praktike për familjet,” tha Sarah Gallo, zëvendëspresidente e lartë e shoqatës.

Aditivët ushqimorë përfshijnë konservues kundër mykut dhe baktereve; emulgatorë që parandalojnë ndarjen e përbërësve; ngjyrues artificialë; përforcues aromash; si dhe agjentë për trashje, zbardhje apo lustërzim, përveç sheqerit, kripës dhe yndyrnave të shtuara për ta bërë ushqimin më tërheqës.

Ekipi i Dunford identifikoi 105 aditivë unikë në produktet e analizuara. Më shumë se gjysma ishin tipikë për ushqimet ultra të përpunuara, ndërsa pjesa tjetër përfshinte alternativa më natyrale, si lëngu i limonit si konservues apo lëngu i panxharit për ngjyrë.

Sipas studimit, 36% e produkteve përmbanin përforcues sintetikë të aromës, përfshirë karagenanin, që është lidhur me inflamacion të zorrëve. Trashës si karagenani, xanthan dhe guar gum u gjetën në 29% të produkteve, ndërsa 19% përmbanin si ngjyrues sintetikë ashtu edhe emulgatorë.

Një studim i prillit 2025 gjeti lidhje mes trashësve dhe emulgatorëve, si polisorbati 80, karagenani, xanthan dhe rritjes së rrezikut për diabet të tipit 2. Xanthan dhe guar gum janë me origjinë bimore dhe, sipas disa studimeve, konsiderohen të sigurta, madje të dobishme. Megjithatë, kërkime të tjera kanë sugjeruar se ato mund të shkaktojnë çrregullime të mikrobiotës së zorrëve dhe inflamacion.

Ngjyruesit ushqimorë me bazë nafte, të lidhur me probleme të sjelljes tek fëmijët, kanë qenë nën vëmendjen e administratës Trump. Së fundmi, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar panxharin si ngjyrues natyral ushqimor dhe ka zgjeruar përdorimin e ekstraktit të spirulinës.

Etiketat: bebeushqimet
Artikulli para

“Isha i vdekur për 40 minuta, por çfarë më mësoi kjo për jetën”: Rrëfimi i 39-vjeçarit që i shpëtoi arrestit kardiak

Artikulli pas

Ndryshon metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve, përditësohet shporta me 80 produkte të reja

Editor

Editor

Nga Kategoria

Komisioni Europian nis hetim për vaksinën e gripit
Shëndet

Komisioni Europian nis hetim për vaksinën e gripit

28 Qershor, 2026
Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve
Shëndet

Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve

27 Qershor, 2026
Doni të ndiheni më të lumtur në punë? Zbulohet “sekreti”
Shëndet

Doni të ndiheni më të lumtur në punë? Zbulohet “sekreti”

26 Qershor, 2026
Vapa të bën agresiv, si ndikojnë temperaturat ekstreme te truri?
Shëndet

Vapa të bën agresiv, si ndikojnë temperaturat ekstreme te truri?

26 Qershor, 2026
Shpresë për kancerin agresiv të gjirit, medikamentet e reja po sfidojnë kimioterapinë
Shëndet

Shpresë për kancerin agresiv të gjirit, medikamentet e reja po sfidojnë kimioterapinë

25 Qershor, 2026
Studimi: Shumica e trajtimeve shtesë për In Vitro nuk rrisin shanset për shtatzëni
Shëndet

Studimi: Shumica e trajtimeve shtesë për In Vitro nuk rrisin shanset për shtatzëni

25 Qershor, 2026
Artikulli pas
Ndryshon metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve, përditësohet shporta me 80 produkte të reja

Ndryshon metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve, përditësohet shporta me 80 produkte të reja

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rritja historike e arit, çmimi mund të kapërcejë deri në 4 mijë dollarë vitin e ardhshëm
Ekonomi

Rritja historike e arit, çmimi mund të kapërcejë deri në 4 mijë dollarë vitin e ardhshëm

Nga Editor
1 Tetor, 2025
0

Pas një periudhe të gjatë stabiliteti, ari ka shënuar një rikthim të fuqishëm në tregjet ndërkombëtare, duke u pozicionuar sërish...

Lexo të plotë
Luftrat e tanishme nuk fitohen vetëm nga armët, si ka ndryshuar tërësisht fushëbeteja gjatë viteve të fundit

Gjermania heq dorë nga rruga e deritanishme, nis armatosja intensive e ushtrisë

27 Prill, 2026
Presidenti Begaj pritet nga homologu sllovak Pellegrini në Bratislavë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027 dhe anëtarësimin në BE në 2030

Presidenti Begaj pritet nga homologu sllovak Pellegrini në Bratislavë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave në 2027 dhe anëtarësimin në BE në 2030

20 Maj, 2026
Rama emëron Afrim Qendron në krye të IKMT

Rama emëron Afrim Qendron në krye të IKMT

12 Shkurt, 2026
S&P konfirmon vlerësimin “BB” për Shqipërinë, ekonomia mban ritmin dhe perspektiva mbetet e qëndrueshme

S&P konfirmon vlerësimin “BB” për Shqipërinë, ekonomia mban ritmin dhe perspektiva mbetet e qëndrueshme

25 Mars, 2026

Të Fundit

Balla i kërkon Koçekut të dorëzojë mandatin: I takon Partisë Socialiste

Balla i kërkon Koçekut të dorëzojë mandatin: I takon Partisë Socialiste

29 Qershor, 2026
“Mamica” nxjerr shpatën ndaj Skënderbeut të saj: Kjo që po ndodh me mua është arrogancë

Spiropali bojkoton Ramën në mbledhjen e grupit të PS pas sfidave publike

29 Qershor, 2026
Sikletet e mëdha që mund të sjellë Libri i Kuq

Sikletet e mëdha që mund të sjellë Libri i Kuq

29 Qershor, 2026
Greqia nis misionin e parë hapësinor, kush është Adrianos Golemis dhe pse po thuhet se është shqiptar?

Greqia nis misionin e parë hapësinor, kush është Adrianos Golemis dhe pse po thuhet se është shqiptar?

29 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr