• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

“Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….”

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Shkurt, 2026
në OP-ED
A A
0
“Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sot shqiptarët janë viktima të mafies së ushqimeve. Mafia e ushqimeve fiton më shumë se mafia e drogës. Nëse droga dëmton jetën e 5% të shqiptarëve që e përdorin, ushqimet po dëmtojnë jetën e 100% të popullit.

Dikur Shqipëria krenohej me produktet ushqimore për shkak të cilësisë, çmimeve, por edhe shijes së shumë produkteve si frutat, perimet, mishi, bulmeti etj. Por kjo i përket të kaluarës dhe ka mbetur një mit.

Një biznesmen shqiptar dëshironte të eksportonte mish në Gjermani dhe në BE, me iluzionin se Europa nuk ka mish si Shqipëria. Pas 6 muajsh përpjekjesh dhe analizash, autoritetet ushqimore i kthyen përgjigje negative, sepse mishi i viçit, i derrit, i qingjit dhe i lopës nuk plotësonin standardet për t’u shitur në Bashkimin Europian.

E njëjta situatë i ka ndodhur edhe një miku tim nga Lushnja, i cili ka tentuar disa herë të eksportojë në Austri domate, speca, patëllxhanë dhe kunguj. Maunet e tij janë bllokuar në kufi sepse nuk plotësonin standardet europiane.

Problemet në të dyja rastet kanë qenë:
•bakterie të rrezikshme (Salmonella, E. coli, Listeria)
•pesticide mbi limitet e lejuara
•antibiotikë ose hormone të ndaluara
•metale të rënda mbi kufijtë e lejuar
•mungesa e higjienës
•temperatura e pakontrolluar
•kontaminimi
•cilësia e ushqimit që kanë konsumuar kafshët
•cilësia e ujit
•paketimi dhe ruajtja

Shqipëria është e vetmja në Europë që pas vitit 1990 shkatërroi institutin e farërave, ku për dekada funksiononin laboratorë që merreshin me kontrollin, certifikimin, testimin dhe zhvillimin e farërave bujqësore për të garantuar cilësi dhe përputhje me standardet kombëtare dhe ato të BE-së.

Në Shqipëri sot as nuk mund të hash dhe as nuk mund të pish me cilësi.
Ndoshta dikush mund të thotë se ushqimet në Shqipëri kanë më shumë shije se në Europë, por kjo nuk do të thotë se një ushqim i shijshëm është i shëndetshëm dhe plotëson standardet e sigurisë ushqimore.

Për shembull, Shqipëria ka bukën më të keqe në Europë dhe nuk krahasohet me asnjë shtet europian për cilësi e bukës. Drithërat nga të cilat prodhohet shumica e bukës në Shqipëri vijnë nga Serbia, Rusia dhe Ukraina, shpesh me standarde më të ulëta cilësie.

Po picat, për të cilat mendohet se në Shqipëri bëhen më të shijshme se kudo — a keni menduar ndonjëherë se me çfarë përbërësish përgatiten?

Nuk po ndalem tek pijet, sepse dihet botërisht që kafeja, vera, pijet alkolike, vaji i ullirit janë produktet më të falsifikuara në Shqipëri.

E keni dëgjuar kur kryeministri tallet me emigrantët duke thënë: “Ejani pini një kafe ekspres në Shqipëri, boll me lëng gështenjash në Gjermani”.

Në fakt, kryeministri nuk e di se në Gjermani kontrolli i kafes fillon nga pesticidet mbi limitet e BE-së, mykotoksinat, metalet e rënda; substancat e ndaluara; vazhdon me kontrollin e autenticitetit dhe të cilësisë, për të garantuar mos përzierien me materiale të tjera; dhe përfundon me kontrollin e higjienës, përpunimit, magazinimit apo transportit.

A e di kryeministri se me çfarë uji përgatitet kafeja ekspres në shumë lokale shqiptare?
A i ka parë depozitat e ndryshkura, me papastërti dhe minj të ngordhur në unin e kontaminuar në pallate dhe bare? Po mizat dhe buburrecat në makineritë e ekspresit?

Sot mafia e ushqimeve po vret çdo ditë jetët tona sepse:

1. Po helmon shëndetin e shqiptarëve.

Ajo po i ekspozon qytetarët ndaj sëmundjeve të rënda si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare. Shqiptarët janë ajo çfarë hanë. Një shoqëri që ushqehet keq është një shoqëri që sëmuret dhe mbush spitalet.

2. Po boshatis xhepat e shqiptarëve.

Me rënien e euros, pritej që çmimet e ushqimeve të importuara të uleshin, sepse blihen me euro dhe shiten me lekë. Por ndodhi e kundërta. Supermarketet shqiptare shpesh kanë çmime 2–3 herë më të larta se supermarketet në Europë. Mafia e ushqimeve nuk lejon konkurrencën dhe hyrjen e korporatave europiane si Lidl, Penny dhe Aldi duke bllokuar tregun e lirë dhe çmimet e larta.3. Mafia e ushqimeve po pengon integrimin europian të Shqipërisë.

Siguria ushqimore është një nga kapitujt më të rëndësishëm të negociatave me BE-në dhe një nga më të vështirët për t’u përmbushur.

Fatkeqësisht, Shqipëria ka ende probleme serioze në përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.Në Shqipëri nuk ushqehemi mirë por ushqehemi shumë keq.A e dini sa markete shesin ushqime të skanduara dhe ndryshojnë datat?

Mafia e ushqimeve po pasurohet me ushqime të skaduara që ju ushqeni fëmijët tuaj.
Këtu nuk kam parasysh disa dhjetëra bujtina apo sipërmarrës të shkëlqyer shqiptarë, por përditshmërinë: tavolinat në shtëpi, restorantet dhe baret në çdo cep pallati, dhe qeset me ushqime që mbushim çdo ditë në mini-markete.

Çuditërisht, burgjet shqiptare janë plot me kriminelë, por fatkeqësisht në pranga nuk ndodhet askush nga mafia e ushqimeve. Ata janë më të fortë dhe më të rrezikshëm se mafia e drogës.

Madje, ata nuk lejojnë as mediat shqiptare të flasin për këtë temë.

Ata kanë pushtetin ekonomik dhe politik.

Mafia shqiptare funksionon me parimin:

“Ai që kontrollon ushqimin, kontrollon jetën.” /Kreshnik Spahiu 

Artikulli para

Pas padisë për Diellën, flet për herë të parë aktorja Anila Bisha: Kush s’do kryeministrin, më urren edhe mua…është e rrezikshme

Artikulli pas

Gen Z nuk po blejnë dot banesa, ku po i çojnë paratë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Histori me miza dhe buaj, Pacolli reagon sërish pas ultimatumit për Ramën
OP-ED

Pse Shqipëria e fiton Arbitrazhin për Aeroportin e Vlorës

19 Gusht, 2026
Çfarë është zjarri i planifikuar ?
Aktualitet

Çfarë është zjarri i planifikuar ?

17 Gusht, 2026
Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!
OP-ED

Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

12 Gusht, 2026
Satelitët në qiell, pesëkatëshi në Himarë
OP-ED

Satelitët në qiell, pesëkatëshi në Himarë

10 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Kryesore

Forcimi i lekut, një avantazh që duhet të shfrytëzohet

4 Gusht, 2026
Nga Tepelena te Roskoveci e Mirdita, bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas një skenari të propozuar nga PS
Kryesore

Harta administrative e Shqipërisë si punë tekash

3 Gusht, 2026
Artikulli pas
Gen Z nuk po blejnë dot banesa, ku po i çojnë paratë

Gen Z nuk po blejnë dot banesa, ku po i çojnë paratë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SHIFRAT/ 545 mijë shqiptarë në prag të varfërisë, pa pensione dhe ndihmën e familjarëve shifra shkon gati 900 mijë
Ekonomi

SHIFRAT/ 545 mijë shqiptarë në prag të varfërisë, pa pensione dhe ndihmën e familjarëve shifra shkon gati 900 mijë

Nga SkyWeb
16 Tetor, 2025
0

Rreziku i varfërisë mbetet i lartë në vend, pavarësisht përmirësimeve të raportuara. Të dhënat zyrtare të INSTAT për Anketën e...

Lexo të plotë
“Durana”, zona offshore në Durrës ku u shmangën taskat e 40 kompanive të lidhura me AKSHI-n!

“Durana”, zona offshore në Durrës ku u shmangën taskat e 40 kompanive të lidhura me AKSHI-n!

10 Janar, 2026
Rama: Shtëpitë dhe bagëtitë e djegura nga zjarret do të dëmshpërblehen nga shteti

Rama: Shtëpitë dhe bagëtitë e djegura nga zjarret do të dëmshpërblehen nga shteti

15 Gusht, 2025
Studimi zbulon pikën kritike të trurit kur dobësohet kujtesa

Studimi zbulon pikën kritike të trurit kur dobësohet kujtesa

17 Janar, 2026
Alarm në Itali: Pritje deri në 6 orë në aeroporte, rrezik kaosi gjatë verës

Alarm në Itali: Pritje deri në 6 orë në aeroporte, rrezik kaosi gjatë verës

25 Qershor, 2026

Të Fundit

Studimi amerikan zbulon lidhjen mes muzikës në makinë dhe aksidenteve me vdekje

Studimi amerikan zbulon lidhjen mes muzikës në makinë dhe aksidenteve me vdekje

19 Gusht, 2026
Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!

Mbi 52 mijë skedarë dhe të dhëna për deputetët, investigimi zbulon dobësi në sistemet e Kuvendit

19 Gusht, 2026
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Bie sërish euro, edhe dollari humb terren

19 Gusht, 2026
Kostot e larta, “zhvendosin” dhe lindjet nga Tirana, bien 5.5% në janar-qershor, rriten qarqet

Kostot e larta, “zhvendosin” dhe lindjet nga Tirana, bien 5.5% në janar-qershor, rriten qarqet

19 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr