• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 5 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Prill, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kriza e karburantit të avionëve ka nisur të japë efektet e para në Europë, duke detyruar disa aeroporte italiane të vendosin kufizime në furnizim.

Masat janë aplikuar në katër aeroporte, Bologna, Milano Linate, Treviso dhe Venezia, ku për disa ditë pritet një shpërndarje e kufizuar e karburantit për fluturimet. Situata lidhet drejtpërdrejt me tensionet në Lindjen e Mesme dhe bllokimin e furnizimeve nga Gjiri Persik.

Operatori Air Bp Italia ka lëshuar një njoftim aeronautik për kompanitë ajrore, duke paralajmëruar se deri më 9 prill furnizimi me karburant do të jetë i kufizuar. Prioritet do të kenë fluturimet ambulancë, fluturimet shtetërore dhe ato me distancë mbi tre orë, ndërsa për pjesën tjetër do të aplikohet shpërndarje e kufizuar.

Sipas të dhënave, në aeroportet e Bologna dhe Venezia kufiri është rreth 2 mijë litra për fluturim, ndërsa në Treviso arrin në 2,500 litra. Situata më e ndjeshme paraqitet në Venezia, ku pilotëve u është rekomanduar të furnizohen me karburant përpara mbërritjes.

Në Milano Linate janë vendosur kufizime, por pa një tavan të qartë sasior. Në aeroportet e tjera italiane, deri tani nuk ka njoftime zyrtare për mungesë karburanti.

Autoritetet aeroportuale kanë tentuar të minimizojnë shqetësimin, duke theksuar se kufizimet lidhen me një furnizues të vetëm dhe se operatorë të tjerë vijojnë furnizimin normal.

Gjithashtu, është bërë e ditur se nuk ka kufizime për fluturimet ndërkontinentale dhe ato brenda zonës Schengen.

Megjithatë, zhvillimet në tregun global mbeten shqetësuese. Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit ka ndërprerë një pjesë të madhe të furnizimit me naftë dhe produkte energjetike, duke rritur presionin mbi tregun europian.

Sipas vlerësimeve të industrisë, rreth 25 deri në 30 për qind e kërkesës europiane për karburant avionësh mbulohet nga Gjiri Persik, çka e bën kontinentin veçanërisht të ndjeshëm ndaj krizës.

Drejtues të kompanive ajrore kanë paralajmëruar se nëse konflikti vazhdon, mund të rrezikohen furnizimet në muajt në vijim dhe kostot do të reflektohen drejtpërdrejt në çmimet e biletave.

Situata po monitorohet nga afër, ndërsa zhvillimet në Lindjen e Mesme pritet të përcaktojnë nëse kufizimet aktuale janë të përkohshme apo fillimi i një krize më të thellë në transportin ajror europian. /skyweb.al 

Etiketat: aeroportekufizime
Artikulli para

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret linjat e reja të Ryanair drejt Liverpool dhe Dublin

Artikulli pas

Dështon për herë të dytë protesta kundër rritjes së çmimit të naftës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Ekonomi

145 mijë pensionistë ende në punë, propozohet përjashtimi nga kontributet e pensioneve për katër vjet

5 Tetor, 2026
Nuk i shkonte në mendje as djallit, ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank pas mesnate: “Stili” që avulloi 200 mijë EURO
Ekonomi

24 orë ankthi, çfarë ndodhi me llogaritë e klientëve të Raiffeisen nga ku i tërhoqën para fshehurazi: Reagon banka

5 Tetor, 2026
Kriza e strehimit rrëzon qeverinë spanjolle
Ekonomi

Kriza e strehimit rrëzon qeverinë spanjolle

5 Tetor, 2026
Air Albania nis fluturimet Tiranë-Vjenë
Aviacion

Air Albania kthehet në “varrezë detyrimesh”, stjuardesa e njohur e çon në gjykatë

5 Tetor, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë
Ekonomi

PENSIONET/ Të ardhurat nga kontributet u rritën gati 11%, por nuk mjaftojnë: Pse reforma do të jetë e dhimbshme

5 Tetor, 2026
Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion
Aviacion

Si të zgjedhësh vendin më të mirë dhe më të lirë në avion

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
Dështon për herë të dytë protesta kundër rritjes së çmimit të naftës

Dështon për herë të dytë protesta kundër rritjes së çmimit të naftës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjigantët e veshjeve rikthejnë rrobaqepësinë, riparimi i veshjeve bëhet strategjia e re e kompanive të modës
Ekonomi

Gjigantët e veshjeve rikthejnë rrobaqepësinë, riparimi i veshjeve bëhet strategjia e re e kompanive të modës

Nga SkyWeb
14 Gusht, 2026
0

Pas viteve të “fast fashion”, kur një veshje e dëmtuar zëvendësohej menjëherë me një të re, kompanitë e mëdha të...

Lexo të plotë
“Bisha” e re e qiellit, amerikanët zbulojnë kur do të fluturojë avioni luftarak F‑47

“Bisha” e re e qiellit, amerikanët zbulojnë kur do të fluturojë avioni luftarak F‑47

18 Shkurt, 2026
Gjermania në krizë ekonomike, mbyllen edhe fabrikat e sallamit

Gjermania në krizë ekonomike, mbyllen edhe fabrikat e sallamit

19 Janar, 2026
Një çamçakëz mund të zbulojë gripin para se të shfaqen simptomat

Një çamçakëz mund të zbulojë gripin para se të shfaqen simptomat

17 Tetor, 2025
Zbulohet diamante i rrallë ngjyrë rozë, vlen miliona dollarë

Zbulohet diamante i rrallë ngjyrë rozë, vlen miliona dollarë

24 Tetor, 2025

Të Fundit

Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja

Falja e borxheve tatimore, edhe 57 ditë për heqjen dorë nga ankimet: Afatet dhe kushtet për bizneset

5 Tetor, 2026
Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

Këto janë objektet më të pista që prekni në një dhomë hoteli

5 Tetor, 2026
Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin

Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin

5 Tetor, 2026
Presidenti Begaj nga Shkolla e Magjistraturës: Tani hetimi dhe gjykimi i njerëzve me pushtet nuk është më i pamundur

Presidenti Begaj nga Shkolla e Magjistraturës: Tani hetimi dhe gjykimi i njerëzve me pushtet nuk është më i pamundur

5 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr