• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Indeksi i Bankës Botërore: 1 në 5 shqiptarë i pasigurt për tapinë e tokës

Editor Nga Editor
16 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
Indeksi i Bankës Botërore: 1 në 5 shqiptarë i pasigurt për tapinë e tokës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka Botërore nëpërmjet platformës globale për tokën, që iu referua indeksit Prindex (Global Index of Property Rights) raportoi se pasiguria për pronën në Shqipëri është nga më të lartat në Europë duke përfshirë 20 për qind të popullsisë.

Ndërkohë që vendi aspiron integrimin evropian, një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së tregut, siguria e pronës, po nën hapa pas. Sipas të dhënave të platformës pasiguria për pronën në Shqipëri është rritur nga 18% në 2020 në 20% në 2024.

Pavarësisht proceseve të digjitalizimit dhe reformave në kadastër, perceptimi i qytetarëve po shkon në kah të kundërt. Shkaqet kryesore të kësaj pasigurie në rritje vjen si pasojë e kaosit me titujt e pronësisë dhe mbivendosjet.

Shqipëria vuan ende nga trashëgimia e ligjit 7501 dhe proceset e papërfunduara të kthimit dhe kompensimit të pronave. Shpesh, për të njëjtën parcelë toke ekzistojnë dy ose më shumë certifikata pronësie, duke krijuar një gjendje “ngrirjeje” ku asnjë nga palët nuk ndihet pronar i sigurt.

Gjithashtu, ndonëse mijëra objekte janë legalizuar, një pjesë e madhe e popullsisë në zonat informale ende pret me vite për dokumentacionin final. Vonesat burokratike dhe ndryshimet e shpeshta të procedurave në Kadastër kanë krijuar një ndjenjë lodhjeje dhe pasigurie te qytetarët.

Nga ana tjetër kalimi i shërbimeve të pronësisë tërësisht online (përmes e-Albania) fillimisht u shoqërua me vonesa në përgjigje dhe vështirësi teknike. Shumë qytetarë e shohin mungesën e kontaktit fizik me zyrtarët si një pengesë për të sqaruar problematikat komplekse të tokës së tyre, gjë që rrit perceptimin e pasigurisë

Sistemi i drejtësisë, i cili kaloi reformës së Vetingut, ka krijuar një stok të madh dosjesh të patrajtuara. Konfliktet e pronësisë shpesh mbeten në gjykata për dekada, duke i lënë qytetarët në një vakum ligjor ku ata nuk mund ta shesin, trashëgojnë apo përdorin pronën si kolateral bankar.

Indeksi i vë Shqipërinë në një nivel të lartë pasigurie për pronën në krahasim me vendet e Rajonit dhe Europës. Një e pesta e shqiptarëve ndihet i pambrojtur përballë shtetit dhe ligjit kur vjen puna te pasuria e paluajtshme. /Monitor

Artikulli para

Mbi 2.2 milionë shqiptarë jashtë vendit, më shumë se gjysma në moshë pune

Artikulli pas

Bankat shqiptare fituan 370 milionë euro vitin e kaluar

Editor

Editor

Nga Kategoria

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë
Ekonomi

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra
Ekonomi

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë
Ekonomi

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro
Ekonomi

Falja e detyrimeve, Tatimet: 410 milionë euro të shlyera

18 Gusht, 2026
Pse kompanitë japoneze po vonohen kaq shumë në përdorimin e inteligjencës artificiale?
Ekonomi

Pse kompanitë japoneze po vonohen kaq shumë në përdorimin e inteligjencës artificiale?

18 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor: Dollari merr veten, euro nuk ndryshon

18 Gusht, 2026
Artikulli pas
Bankat shqiptare fituan 370 milionë euro vitin e kaluar

Bankat shqiptare fituan 370 milionë euro vitin e kaluar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë
Aktualitet

S’ka më tendera për armë, qeveria i jep biznesmenit Emiljano Dusha me MSSC monopolin e furnizimit të policisë dhe ushtrisë

Nga SkyWeb
5 Nëntor, 2025
0

Qeveria shqiptare ka mbyllur praktikisht çdo garë për furnizimin me armë, municione e pajisje ushtarake, duke i dhënë biznesmenit Emiljano...

Lexo të plotë
Nuk janë pjesë estetike, për çfarë shërbejnë këto zgjatime vertikale në krahët e avionëve

Nuk janë pjesë estetike, për çfarë shërbejnë këto zgjatime vertikale në krahët e avionëve

8 Janar, 2026
Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet

Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet

31 Maj, 2026
Kursi i këmbimit valutor, forcohet dollari, euro ruan “stabilitetin”

Përmirësim në kurs, si këmbehen sot valutat e huaja

2 Prill, 2026
Ecni me vështirësi? Studimi i ri tregon se mund të jenë veshët problemi e jo gjunjët

Ecni me vështirësi? Studimi i ri tregon se mund të jenë veshët problemi e jo gjunjët

13 Maj, 2026

Të Fundit

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr