• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Evropa përvëlohet nga i nxehti, mbi 1 mijë të vdekur në Francë

Editor Nga Editor
28 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Evropa përvëlohet nga i nxehti, mbi 1 mijë të vdekur në Francë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Temperaturat parashikohej të arrinin 40 gradë Celsius në disa pjesë të Evropës të dielën, ndërsa stuhi goditën rajone të tjera. Ndërkohë, Franca raportoN 1,000 vdekje gjatë valës rekord të të nxehtit, sipas Reuters.

Agjencia franceze e shëndetit publik tha se shumica e viktimave të lidhura me të nxehtin ishin persona të moshuar, duke paralajmëruar se numri pritet të rritet pasi të mblidhen më shumë të dhëna për vdekjet në qendrat e kujdesit dhe në banesat private. Shkencëtarët kanë deklaruar se kjo valë të nxehti, e cila filloi më 20 qershor, është më e rënda e regjistruar ndonjëherë në Evropë. Temperaturat përvëluese kanë shkaktuar ndërprerje në prodhimin e energjisë elektrike, dëmtim të infrastrukturës dhe mbingarkesë të sistemeve shëndetësore.

“Deri tani, 150 milionë njerëz po jetojnë nën temperatura ekstreme; qindra kanë humbur jetën, shkollat janë mbyllur dhe rrjetet elektrike po mbingarkohen,” shkroi në platformën X Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“I nxitur nga ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale, fenomeni i valës së të nxehtit që ndodhte ‘një herë në një brez’ tani po përsëritet pothuajse çdo vit. Ne ishim paralajmëruar,” shkroi ai, duke shtuar se shtëpitë, vendet e punës dhe shkollat në Evropë nuk janë të përshtatura për temperatura kaq ekstreme.

Sipas shkencëtarëve, kjo valë të nxehti do të kishte qenë praktikisht e pamundur pa ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, të cilat kanë bërë që temperaturat shumë të larta gjatë natës këtë javë të jenë 100 herë më të mundshme sesa do të kishin qenë vetëm dy dekada më parë.

Temperaturat pritej të afroheshin ose të kalonin 40°C në Gjermani, Poloni dhe Itali, ndërsa stuhi shpërthyen në disa pjesë të Francës, duke shkaktuar ndërprerje të tjera në transport dhe furnizimin me energji elektrike.

Në Gjermani, shërbimet e trenave u reduktuan në një linjë të rëndësishme hekurudhore në landin perëndimor të North Rhine-Ëestphalia, ndërsa tramvajet u pezulluan në qytetin lindor të Leipzigut. Sipas mediave lokale, shumë njerëz qëndruan në shtëpi dhe shmangën daljen deri pas perëndimit të diellit.

Nxehtësia ekstreme ka ndikuar gjithashtu në lumenjtë e Evropës, duke ulur nivelin dhe rritur temperaturën e ujit, gjë që ka krijuar probleme për prodhimin e energjisë elektrike dhe bujqësinë.

Qeveria hungareze tha se centrali bërthamor Paks ka të ngjarë të detyrohet të ulë sërish prodhimin të dielën për shkak të temperaturës së lartë të ujit të lumit Danub, të cilin e përdor për ftohje.

Në Itali, prurja e lumit Po është zvogëluar, duke lejuar që uji i detit të depërtojë deri në 18 kilometra në brendësi të tokës, duke rritur shqetësimet për bujqësinë dhe zonat e mbrojtura ligatinore në deltën e lumit.

Dhjetëra persona që kërkonin freski nga i nxehti raportohet se janë mbytur.

Në Itali, ekipet e shpëtimit po kërkonin bashkëshortin e ministres Eugenia Roccella, i cili u zhduk të shtunën ndërsa notonte në Liqenin Vico, rreth 70 kilometra nga Roma.

Meteorologët thonë se gjatë një ose dy ditëve të ardhshme mund të ketë stuhi në disa pjesë të Francës dhe Gjermanisë, ndërsa këtë javë pritet mot më i freskët në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, ndërsa vala e të nxehtit do të zhvendoset drejt Evropës Qendrore dhe Ballkanit.

Shërbimi meteorologjik francez njoftoi se nxehtësia ekstreme është zbutur në pjesën më të madhe të vendit, megjithëse disa zona në verilindje mbeten ende nën alarm për temperatura të larta.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, tha për gazetën La Tribune se ndikimet e valës së të nxehtit mund të vazhdojnë deri në 10 ditë edhe pasi temperaturat të bien.

“Episodi nuk ka përfunduar ende,” deklaroi ajo për televizionin BFM.

Stuhitë që goditën pjesë të Francës të shtunën në mbrëmje sollën ajër më të freskët, por gjithashtu shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra familje.

Të dielën pasdite, 36,000 familje në veri dhe qendër të Francës mbetën pa energji elektrike, sipas një përditësimi nga kompania e shpërndarjes së energjisë Enedis./skyweb.al

Etiketat: I nxehti
Artikulli para

Kroçiera “Nautica” sjell në Durrës 665 turistë

Artikulli pas

Fundjava më e nxehtë e këtij viti në vend, termometri shënon 39 gradë Celsius

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Ekonomi

Masa kundër kreditimit pa kriter, kufizohen bonuset e punonjësve të bankave

12 Nëntor, 2026
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

Qeveria fut në shina mikrofinancën dhe mbledhësit e borxheve: S’ka interesa dhe penalitete “peshkaqenësh”

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Fundjava më e nxehtë e këtij viti në vend, termometri shënon 39 gradë Celsius

Fundjava më e nxehtë e këtij viti në vend, termometri shënon 39 gradë Celsius

Të Përzgjedhura

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës

Nga Editor
10 Nëntor, 2026
0

Edhe benzina pëson ulje, me çmimin e shitjes me pakicë që është përcaktuar në jo më shumë se 167 lekë...

Lexo të plotë
Fermerët grekë do t’i heqin bllokadat vetëm për Krishtlindje

Fermerët grekë do t’i heqin bllokadat vetëm për Krishtlindje

21 Dhjetor, 2025
Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

11 Shtator, 2026
Investimet ne rrjetin elektrik, OSSH shpall dy tendera të rinj

Investimet ne rrjetin elektrik, OSSH shpall dy tendera të rinj

22 Shtator, 2025
Po fluturonte nga Londra drejt Tiranës, avioni i “Ryanair” bën ulje urgjente në Luksemburg

Po fluturonte nga Londra drejt Tiranës, avioni i “Ryanair” bën ulje urgjente në Luksemburg

21 Korrik, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr