• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Maj, 2025
në Aktualitet
A A
Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka miratuar një vendim, i cili ngarkon Koroporatën e Investimeve Shqiptare për transformimin e zonës së ish-kombinatit Metalurgjik në qytetin e Elbasanit. Vendimi i hap rrugë nxjerrjes së zonës së madhe të Metalurgjikut në tender përmes bashkëpunimit me privatët për realizimin e projekteve strategjike të investimit.

Korporata e Investimeve Shqiptare, do të ndërmarrë të gjithë masat për konsolidimin e pronës shtetërore, duke përfshirë bashkëpunimin me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, shoqëritë shtetërore dhe subjektet private për sqarimin e statusit juridik të pronave.

Paralelisht, do të hartohet një plan i detajuar qendror zhvillimi dhe një projekt konkret për zhvillimin e zonës, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Afatet për përgjigjet nga institucionet përkatëse janë përcaktuar me 5 ditë nga marrja e kërkesës zyrtare nga KISH, ndërkohë që Ministria e Ekonomisë do të monitorojë dhe vlerësojë ecurinë e përmbushjes së detyrave.

Kjo nismë vjen në një moment kur qeveria shqiptare është e fokusuar në aktivizimin e pronave publike për të nxitur zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendase në sektorë prioritarë.

Zona e ish-Kombinatit Metalurgjik përfaqëson një hapësirë strategjike, me potencial të konsiderueshëm për zhvillim industrial, logjistik dhe teknologjik.

Ndërkohë gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama premtoi se metalurgjiku do të bëhet së bashku me motoparkun, pika që do të bashkojë Tiranën dhe Elbasanin dhe do ta bëjë Elbasanin pjesë të metropolit të Shqipërisë në dekadat e ardhme.

“Qëllimi është të hyjmë në një fazë të re në transformimin e territorit të kombinatit metalurgjik në një park kombëtar industrial, i cili ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe për të cilin ne duam të mbështetemi në një aleancë me bizneset që janë këtu. Jo vetëm për zgjerimin tuaj, por edhe për të ndërtuar një koncept të ri në administratën e jetës së përditshme të këtij territori. Ne kemi angazhuar një numër të konsiderueshëm arkitektësh të huaj dhe vendas, ndër më të mirët, për të zbatuar masterplanin,” tha Rama. /kapitali 

Artikulli para

VROJTIMI/ BSH pret ecuri pozitive në tregun e pasurive të paluajtshme

Artikulli pas

ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
ORTI/ Kadri Mëhalla i “zhyt” të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera

ORTI/ Kadri Mëhalla i "zhyt" të gjithë, 4 mln euro kredi te Raiffeisen, 2.3 mln euro te tatimet, të gjitha të pashlyera

Të Përzgjedhura

Pse në dimër jemi më të uritur?
Shëndet

Pse në dimër jemi më të uritur?

Nga Editor
26 Janar, 2026
0

Gjatë dimrit, shumë prej nesh vërejnë ndryshime në oreks, shpesh duke ndjerë një tërheqje më të madhe për ushqime të...

Lexo të plotë
Qetësohen “gjakrat”, India dhe Kina rinisin pas disa vitesh fluturimet direkte

Qetësohen “gjakrat”, India dhe Kina rinisin pas disa vitesh fluturimet direkte

3 Tetor, 2025
Jug-Lindja e bllokuar, Rama e gjen zgjidhjen me helikopter për në Korçë

Jug-Lindja e bllokuar, Rama e gjen zgjidhjen me helikopter për në Korçë

23 Shkurt, 2026
Financial Times paralajmëron krizë të re globale: Bota po rikthen gabimet që sollën kolapsin e 2008

Financial Times paralajmëron krizë të re globale: Bota po rikthen gabimet që sollën kolapsin e 2008

7 Maj, 2026
Balla thotë se vendimi i Kushtetueses për Ballukun duhej të ishte 8-0 dhe jo 4-4, duke mos dhënë vendim

Balla thotë se vendimi i Kushtetueses për Ballukun duhej të ishte 8-0 dhe jo 4-4, duke mos dhënë vendim

13 Shkurt, 2026

Të Fundit

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr