• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 21 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Si gënjeu ministri i Bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
0
Si gënjeu ministri i Bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bujqësia shqiptare ka hyrë në vitin e tretë të pezullimit të fondeve IPARD III nga Bashkimi Evropian për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Që nga korriku i vitit 2023, kur Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet për IPARD II dhe pezulloi IPARD III, qeveria shqiptare ka paralajmëruar disa herë rikthimin e afërt të financimeve.

Këtë të mërkurë, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se fondet do të çelen brenda 6-mujorit të parë të vitit.

“Ne i kemi bërë detyrat tona, çfarë na është kërkuar nga Bashkimi Evropian. Jemi në datën 9 mars (Bruksel), për të vazhduar hapat e mëtejshëm që ne brenda 6 mujorit të parë të kemi IPARD III,”  u shpreh Salla.

Por a ekziston një vendim zyrtar nga Komisioni Evropian që konfirmon këtë afat?

Qeveria shqiptare ka deklaruar disa herë se fondet IPARD do të rihapen “së shpejti” apo brenda një afati të caktuar. Në çdo rast të mëparshëm, Komisioni Evropian ka sqaruar se procedura ishte ende në proces dhe se nuk kishte një datë të përcaktuar.

Edhe sot, pas deklaratës së ministrit Salla, nuk ka një konfirmim publik nga Komisioni Evropian për hapjen e IPARD III brenda 6-mujorit të parë apo për disbursimin e miliona eurove këtë vit.

Çfarë dihet deri tani?

Komisioni Evropian ka përsëritur vazhdimisht se rifillimi i fondeve për bujqësinë shqiptare varet nga përmbushja e masave korrigjuese dhe garantimi i mbrojtjes së interesave financiare të BE-së. Ndërkohë, hetimi penal në Shqipëri, i trajtuar nga SPAK, vijon prej vitesh pa rezultate konkrete.

Programi IPARD III parashikon rreth 146 milionë euro për bujqësinë shqiptare. Por pezullimi i tij është një vendim formal i Komisionit Evropian dhe vetëm një vendim tjetër formal mund ta heqë atë.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga Brukseli që:

konfirmon përfundimin e procedurës,

shpall heqjen e pezullimit,

apo nënshkrimin përfundimtar të Marrëveshjes së Financimit.

Premtime të përsëritura

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet shqiptare shpallin një afat për hapjen e IPARD III.

Në korrik 2023, ministrja e atëhershme e Bujqësisë, Frida Krifca, e cilësoi pezullimin si “procedurë administrative normale”, duke sugjeruar se raste të ngjashme kishin ndodhur edhe në vende të tjera të BE-së. Por Komisioni Evropian reagoi për Faktoje.al se “nuk ka pasur raste të ngjashme”, duke e cilësuar masën ndaj Shqipërisë si të paprecedentë.

Në maj 2024, zëvendësministri i bujqësisë Dhimitër Kote deklaroi se IPARD III do të ishte funksional në vitin 2025. Edhe kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga Komisioni Evropian, i cili sqaroi se procedura ishte ende në vazhdim dhe nuk kishte një datë për rikthimin e fondeve. Zëdhënësi për tregtinë dhe bujqësinë pranë KE-së, Olof Gill, theksoi se ndërprerja e rimbursimeve mbetej në fuqi deri në një njoftim tjetër.

Në vitin 2025, kryeministri Edi Rama deklaroi se bëhej fjalë vetëm për “parregullsi” dhe jo për dyshime korrupsioni. Por dokumentet dhe përgjigjet zyrtare të KE-së kanë theksuar se pezullimi u bazua në informacion të marrë në kuadër të një hetimi të OLAF, jo thjesht në auditime rutinë.

Përfundim

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante.

Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Dhe teksa vendi priste të niste mbështetjen në bujqësi përmes IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian vendosi pezullimin bazuar në dyshimet për korrupsion.

Pa një vendim zyrtar nga Komisioni Evropian, deklaratat për çeljen e fondeve IPARD III mbeten premtime politike të njëanshme.

Deri në momentin që Brukseli të shpallë zyrtarisht heqjen e pezullimit, çdo afat i shpallur nga qeveria shqiptare për rikthimin e fondeve është i pakonfirmuar dhe, bazuar në precedentët e viteve të fundit, rrezikon të mbetet thjesht propagandë. /Faktoje.al

Artikulli para

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

Artikulli pas

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120.000 vende pune

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Inspektorati i Përgjithshëm bashkojnë forcat kundër pastrimit të parave
Aktualitet

Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe Inspektorati i Përgjithshëm bashkojnë forcat kundër pastrimit të parave

20 Gusht, 2026
Kinezët prezantojnë robotët e rinj, synojnë përdorim në shkallë të gjerë
Aktualitet

Kinezët prezantojnë robotët e rinj, synojnë përdorim në shkallë të gjerë

19 Gusht, 2026
TENDERËT/ 5D-ja e madhe në Bashkinë Durrës, të cilën s’ka guxim ta hetojë ASKUSH
Aktualitet

TENDERËT/ 5D-ja e madhe në Bashkinë Durrës, të cilën s’ka guxim ta hetojë ASKUSH

19 Gusht, 2026
BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë
Aktualitet

BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë

19 Gusht, 2026
Ambasada amerikane lëshoi alarm për sulm nga Irani, ministrat Lamallari e Nufi: S’ka rrezik real, mos u shqetësoni!
Aktualitet

Mbi 52 mijë skedarë dhe të dhëna për deputetët, investigimi zbulon dobësi në sistemet e Kuvendit

19 Gusht, 2026
Kostot e larta, “zhvendosin” dhe lindjet nga Tirana, bien 5.5% në janar-qershor, rriten qarqet
Aktualitet

Kostot e larta, “zhvendosin” dhe lindjet nga Tirana, bien 5.5% në janar-qershor, rriten qarqet

19 Gusht, 2026
Artikulli pas
Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120.000 vende pune

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120.000 vende pune

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Prokuroria i cilëson të rrezikshme mbetjet e nisura nga Durrësi dhe lëshon 33 urdhra arresti
Aktualitet

Prokuroria i cilëson të rrezikshme mbetjet e nisura nga Durrësi dhe lëshon 33 urdhra arresti

Nga SkyWeb
3 Shkurt, 2026
0

Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të bujshëm në portin e Durrësit,...

Lexo të plotë
Inteligjenca Artificiale konsumon 1,5% të energjisë botërore, kërkohet zgjidhje me energjinë e gjelbër

Inteligjenca Artificiale konsumon 1,5% të energjisë botërore, kërkohet zgjidhje me energjinë e gjelbër

22 Tetor, 2025
AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim

Rama: “AMAN Hotel” dhe “Cheval Blanc” do të menaxhojnë projektin në Zvërnec

1 Qershor, 2026
Të fundit në rajon, zbehet interesi i shqiptarëve për kriptovalutat

Të fundit në rajon, zbehet interesi i shqiptarëve për kriptovalutat

27 Tetor, 2025
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

Gjermania drejt pensionit në moshën 70-vjeçare, qeveria përgatit reformën e madhe

16 Korrik, 2026

Të Fundit

Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

Euro dhe dollari e mbyllin javën me rënie

21 Gusht, 2026
Këto janë medikamentet që e bëjnë më të vështirë përballimin e vapës

Këto janë medikamentet që e bëjnë më të vështirë përballimin e vapës

21 Gusht, 2026
”Forbes”: Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit që ofron histori, natyrë dhe mikpritje

”Forbes”: Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit që ofron histori, natyrë dhe mikpritje

21 Gusht, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

21 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr