• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

“Dua ta provoj patjetër”: Si po ndikon TikTok-u në atë që hanë adoleshentët

Editor Nga Editor
20 Gusht, 2026
në Shëndet
A A
“Dua ta provoj patjetër”: Si po ndikon TikTok-u në atë që hanë adoleshentët
Share on FacebookShare on WhatsApp

TikTok-u po bëhet një burim me dy anë për këshillat mbi ushqyerjen e adoleshentëve: platforma mund të ofrojë receta, ide gatimi dhe alternativa më të shëndetshme, por njëkohësisht i ekspozon të rinjtë ndaj kulturës së dietave, idealeve jorealiste për trupin dhe pretendimeve shëndetësore potencialisht mashtruese. Kjo krijon një mjedis të ndërlikuar për adoleshentët, të cilët ende po zhvillojnë marrëdhënien e tyre me ushqimin, shëndetin dhe trupin.

Një studim i fundit me adoleshentë të moshës 15–16 vjeç zbuloi se përmbajtjet rreth ushqimit në TikTok mund të nxisin dëshirën për të ngrënë, t’i inkurajojnë të rinjtë të provojnë ushqime të reja dhe, në disa raste, të ndikojnë në mënyrën se si ushqehen në përpjekje për të imituar influencerët.

“Adoleshentët e përshkruan TikTok-un si një mjedis shumë tërheqës, ku përmbajtjet rreth ushqimit mund të tërheqin shpejt vëmendjen e tyre dhe të nxisin dëshirën për të ngrënë ose për të provuar diçka të re”, tha një nga autoret e studimit, Adrianna N. Bell.

Këto gjetje vijnë në një kohë kur politikëbërësit dhe gjykatat po shqyrtojnë gjithnjë e më shumë ndikimin e mediave sociale te fëmijët dhe të rinjtë. Aktualisht, në SHBA, Meta po përballet me një sfidë ligjore lidhur me akuzat se kompania i ka projektuar qëllimisht Facebook-un dhe Instagram-in për të krijuar varësi te përdoruesit e rinj. Ndërkohë, në Evropë, TikTok është akuzuar për shkelje të rregullave të Bashkimit Evropian mbi përmbajtjen online, duke i ekspozuar fëmijët ndaj bullizmit kibernetik ose kontaktit me abuzues. Disa qeveri kombëtare po shqyrtojnë gjithashtu ndalimin e përdorimit të platformave të mediave sociale, përfshirë TikTok-un, nga fëmijët.

Studimi mbi TikTok-un i shton një tjetër dimension këtij debati: çfarë ndodh kur mediat sociale nuk ndikojnë vetëm në mënyrën se si ndihen adoleshentët, por edhe në atë që dëshirojnë të hanë?

“Më bën të dua ta provoj”

Studimi shqyrtoi mënyrën se si adoleshentët e perceptonin ndikimin e TikTok-ut në ushqyerjen e tyre dhe çfarë roli luanin prindërit.

Adoleshentët përshkruan një mjedis ushqimor ku tendencat, reklamat, recetat, komentet për restorantet dhe përmbajtjet e influencerëve mund ta kthejnë shpejt kureshtjen në oreks.

Ushqimet në trend ishin veçanërisht të fuqishme sepse ishin të reja — dhe sepse dukej sikur të gjithë të tjerët po i provonin.

“Arsyeja pse dua ta provoj ushqimin në trend është se mendoj: ‘Pse kaq shumë njerëz duan ta provojnë? Çfarë ka kaq të mirë tek ai?’ Kështu që më bën të dua ta provoj”, tha një nga adoleshentët pjesëmarrës në studim.

Edhe mënyra se si paraqitej ushqimi kishte rëndësi. Ushqimet tërheqëse në pamje, videot e prodhuara në mënyrë profesionale dhe komentet pozitive mund të nxisnin dëshirën për të ngrënë. Adoleshentët thanë gjithashtu se merrnin parasysh komentet kur vendosnin nëse duhet t’i besonin një rekomandimi.

Influencerët ishin një tjetër faktor i rëndësishëm.

Një pjesëmarrës përshkroi se kishte ndryshuar dietën e tij pasi kishte parë një influencer me trup muskuloz:

“Pra, ndonjëherë ndryshoj mënyrën se si ushqehem. Sepse kam parë disa djem që janë shumë muskulozë dhe kanë trup të bukur dhe mendoj: ‘Uau’. Pastaj hyj në llogarinë e tij për të parë çfarë hanë. Dhe ndonjëherë ndryshoj mënyrën se si ushqehem, që të përpiqem të dukem si ai.”

Prandaj, influenceri nuk ka nevojë domosdoshmërisht të jetë duke shitur një produkt ushqimor. Mesazhi mund të lidhet thjesht me një mënyrë jetese — ku ushqimi paraqitet si pjesë e rrugës drejt një trupi ose pamjeje të caktuar.

Kur ushqimi i shpejtë fillon të duket normal

Studimi thekson gjithashtu rolin e algoritmit të TikTok-ut.

Adoleshentët thanë se zgjedhjet e tyre ushqimore mund të ndikohej nga ajo që shfaqej në faqen e tyre të personalizuar “For You”. Ekspozimi i përsëritur mund të ndikonte edhe në mënyrën se si i perceptonin disa ushqime.

“Shoh aq shumë ushqim të shpejtë saqë nuk më duket më si ushqim i pashëndetshëm, edhe pse në fakt është mjaft i pashëndetshëm”, tha një tjetër pjesëmarrës.

Kjo pasqyron shqetësime më të gjera rreth marketingut të ushqimeve në mediat sociale. Studimet kanë treguar se adoleshentët ekspozohen shpesh ndaj reklamave të ushqimeve në internet dhe mund të tërhiqen më shumë nga reklamat në mediat sociale sesa nga reklamat tradicionale televizive.

Një rishikim sistematik dhe meta-analizë e kohëve të fundit gjeti gjithashtu se personazhet e famshëm dhe influencerët që promovojnë ushqime me përmbajtje të lartë yndyre, sheqeri dhe kripe mund të rrisin konsumin e këtyre ushqimeve te adoleshentët.

Në TikTok, megjithatë, reklamat mund të jenë më të vështira për t’u dalluar nga argëtimi.

Përmbajtja ushqimore mund të jetë një reklamë e një marke, një rekomandim nga një influencer, një vlerësim restoranti, një recetë virale ose thjesht një krijues që ndjek një trend. Mesazhi komercial mund të jetë i përfshirë brenda një videoje që duket si përmbajtje e zakonshme e krijuar nga përdoruesit.

Dhe pastaj janë prindërit

Ndoshta gjetja më e rëndësishme lidhet me atë që ndodh jashtë ekranit.

Shumica e adoleshentëve thanë se prindërit e tyre luanin pak ose aspak rol në përdorimin e përditshëm të TikTok-ut. Por kur prindërit ndërhynin, “ata përshkruan gjithashtu raste kur prindërit luanin një rol të rëndësishëm duke ndërprerë ekspozimin ndaj përmbajtjeve ushqimore dhe duke nxitur biseda kritike rreth këtyre përmbajtjeve”, tha Bell.

Ndonjëherë ndërhyrja nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me TikTok-un. Vaktet familjare, kalimi i kohës me vëllezërit ose motrat, apo thjesht prania e prindërve mund të ndërprisnin periudhat e gjata të shfletimit dhe të reduktonin ekspozimin ndaj përmbajtjeve ushqimore.

Adoleshentë të tjerë përshkruan një formë më të drejtpërdrejtë të ndikimit të prindërve: mësimin për të vënë në dyshim atë që shohin në internet.

Një pjesëmarrës tha se nëna e tij i kishte shpjeguar se influencerët kanë trupa dhe mënyra jetese të ndryshme, ndaj kopjimi i dietës së tyre nuk do të sillte domosdoshmërisht të njëjtat rezultate, pasi ai kishte ndjekur një dietë të parë në TikTok.

“… sepse TikTok-u më tha që në moshë të re: ‘Bëje këtë dietë dhe do të dobësohesh për 22 ditë’, dhe unë e ndoqa këtë këshillë, por e mësova në mënyrën më të vështirë.”

Kjo tregon një formë të përfshirjes së prindërve që ka më pak të bëjë me kontrollin dhe më shumë me edukimin mediatik, pra, mësimin e fëmijëve për të analizuar dhe vlerësuar në mënyrë kritike atë që shohin online.

Edhe pse studimi është i vogël dhe eksplorues, duke përfshirë 25 adoleshentë, mesazhi është i qartë: TikTok-u nuk po u tregon adoleshentëve vetëm se si duket ushqimi. Ai mund të ndikojë në atë se çfarë duket e dëshirueshme, e popullarizuar dhe normale.

Dhe ndonjëherë, siç tha një nga adoleshentët, kjo mjafton për t’i bërë të mendojnë:

“Dua ta provoj patjetër”.

/skyweb.al

Etiketat: tik tok
Artikulli para

CNN: Alpet Shqiptare, shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Europës

Artikulli pas

Puna me turne, si ndikon ndryshimi i orarit për shëndetin

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse gënjeshtrat e vogla të fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre
Shëndet

Pse gënjeshtrat e vogla të fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre

19 Nëntor, 2026
Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?
Shëndet

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re
Shëndet

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

19 Nëntor, 2026
“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik
Shëndet

“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik

19 Nëntor, 2026
Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri
Kryesore

Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri

19 Nëntor, 2026
Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji
Aktualitet

Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Puna me turne, si ndikon ndryshimi i orarit për shëndetin

Puna me turne, si ndikon ndryshimi i orarit për shëndetin

Të Përzgjedhura

Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
Aktualitet

Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit

Nga SkyWeb
8 Shtator, 2026
0

Vija bregdetare mes Radhimës dhe Orikumit në Vlorë përfaqëson një nga zonat më tërheqëse turistike të jugut të Shqipërisë, ku...

Lexo të plotë
9.2 milionë euro të harxhuara dhe 100 000 vota ende rrugëve

9.2 milionë euro të harxhuara dhe 100 000 vota ende rrugëve

2 Maj, 2025
117 vjeçarja, gruaja më jetëgjatë në BOTË! Qeveria i jep pension të posaçëm të moshuarës shqiptare

117 vjeçarja, gruaja më jetëgjatë në BOTË! Qeveria i jep pension të posaçëm të moshuarës shqiptare

7 Tetor, 2026
Tatimet zbulojnë skemën mashtruese të Bankers Petroleum: Fryrje fiktive shpenzimesh për të shmangur taksat

Tatimet zbulojnë skemën mashtruese të Bankers Petroleum: Fryrje fiktive shpenzimesh për të shmangur taksat

4 Korrik, 2025
Gruaja sjell në jetë fëmijën e 11-të te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

Gruaja sjell në jetë fëmijën e 11-të te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

6 Tetor, 2026

Të Fundit

“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

19 Nëntor, 2026
OKB: Një në tre persona në botë nuk ka mundësi të përballojë një dietë të shëndetshme

Supermarketet dhe grumbulluesit rrezikojnë gjoba deri në 9 milionë lekë nëse nuk janë korrekt me fermerët!

19 Nëntor, 2026
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

Pavarësisht ndalimit, Brazili vijon të na “ngopë” me mish! Mbi 3,300 tonë importe në dy muaj, çfarë tregojnë shifrat

19 Nëntor, 2026
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr