• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 20 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Si gënjeu ministri i Bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
Si gënjeu ministri i Bujqësisë për çeljen e fondeve të IPARD
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bujqësia shqiptare ka hyrë në vitin e tretë të pezullimit të fondeve IPARD III nga Bashkimi Evropian për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Që nga korriku i vitit 2023, kur Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet për IPARD II dhe pezulloi IPARD III, qeveria shqiptare ka paralajmëruar disa herë rikthimin e afërt të financimeve.

Këtë të mërkurë, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se fondet do të çelen brenda 6-mujorit të parë të vitit.

“Ne i kemi bërë detyrat tona, çfarë na është kërkuar nga Bashkimi Evropian. Jemi në datën 9 mars (Bruksel), për të vazhduar hapat e mëtejshëm që ne brenda 6 mujorit të parë të kemi IPARD III,”  u shpreh Salla.

Por a ekziston një vendim zyrtar nga Komisioni Evropian që konfirmon këtë afat?

Qeveria shqiptare ka deklaruar disa herë se fondet IPARD do të rihapen “së shpejti” apo brenda një afati të caktuar. Në çdo rast të mëparshëm, Komisioni Evropian ka sqaruar se procedura ishte ende në proces dhe se nuk kishte një datë të përcaktuar.

Edhe sot, pas deklaratës së ministrit Salla, nuk ka një konfirmim publik nga Komisioni Evropian për hapjen e IPARD III brenda 6-mujorit të parë apo për disbursimin e miliona eurove këtë vit.

Çfarë dihet deri tani?

Komisioni Evropian ka përsëritur vazhdimisht se rifillimi i fondeve për bujqësinë shqiptare varet nga përmbushja e masave korrigjuese dhe garantimi i mbrojtjes së interesave financiare të BE-së. Ndërkohë, hetimi penal në Shqipëri, i trajtuar nga SPAK, vijon prej vitesh pa rezultate konkrete.

Programi IPARD III parashikon rreth 146 milionë euro për bujqësinë shqiptare. Por pezullimi i tij është një vendim formal i Komisionit Evropian dhe vetëm një vendim tjetër formal mund ta heqë atë.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga Brukseli që:

konfirmon përfundimin e procedurës,

shpall heqjen e pezullimit,

apo nënshkrimin përfundimtar të Marrëveshjes së Financimit.

Premtime të përsëritura

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet shqiptare shpallin një afat për hapjen e IPARD III.

Në korrik 2023, ministrja e atëhershme e Bujqësisë, Frida Krifca, e cilësoi pezullimin si “procedurë administrative normale”, duke sugjeruar se raste të ngjashme kishin ndodhur edhe në vende të tjera të BE-së. Por Komisioni Evropian reagoi për Faktoje.al se “nuk ka pasur raste të ngjashme”, duke e cilësuar masën ndaj Shqipërisë si të paprecedentë.

Në maj 2024, zëvendësministri i bujqësisë Dhimitër Kote deklaroi se IPARD III do të ishte funksional në vitin 2025. Edhe kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga Komisioni Evropian, i cili sqaroi se procedura ishte ende në vazhdim dhe nuk kishte një datë për rikthimin e fondeve. Zëdhënësi për tregtinë dhe bujqësinë pranë KE-së, Olof Gill, theksoi se ndërprerja e rimbursimeve mbetej në fuqi deri në një njoftim tjetër.

Në vitin 2025, kryeministri Edi Rama deklaroi se bëhej fjalë vetëm për “parregullsi” dhe jo për dyshime korrupsioni. Por dokumentet dhe përgjigjet zyrtare të KE-së kanë theksuar se pezullimi u bazua në informacion të marrë në kuadër të një hetimi të OLAF, jo thjesht në auditime rutinë.

Përfundim

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante.

Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Dhe teksa vendi priste të niste mbështetjen në bujqësi përmes IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian vendosi pezullimin bazuar në dyshimet për korrupsion.

Pa një vendim zyrtar nga Komisioni Evropian, deklaratat për çeljen e fondeve IPARD III mbeten premtime politike të njëanshme.

Deri në momentin që Brukseli të shpallë zyrtarisht heqjen e pezullimit, çdo afat i shpallur nga qeveria shqiptare për rikthimin e fondeve është i pakonfirmuar dhe, bazuar në precedentët e viteve të fundit, rrezikon të mbetet thjesht propagandë. /Faktoje.al

Artikulli para

Dialog rajonal në Sarajevë, RCC bashkon Bosnjën, Serbinë dhe BE-në në një tryezë

Artikulli pas

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120.000 vende pune

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin
Aktualitet

Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin

20 Nëntor, 2026
Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë
Aktualitet

Artur Shehut dhe rrethit të tij, i konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë

20 Nëntor, 2026
GTA 6 thyen rekordet, shitjet vlerësohen në mbi 2.3 miliardë dollarë
Aktualitet

GTA 6 thyen rekordet, shitjet vlerësohen në mbi 2.3 miliardë dollarë

20 Nëntor, 2026
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave
Aktualitet

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

19 Nëntor, 2026
Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit
Aktualitet

Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit

19 Nëntor, 2026
Piktura e Van Gogh thyen rekordin në ankand, shitet 190,4 milionë dollarë
Aktualitet

Piktura e Van Gogh thyen rekordin në ankand, shitet 190,4 milionë dollarë

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120.000 vende pune

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120.000 vende pune

Të Përzgjedhura

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet
Ekonomi

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Nga SkyWeb
15 Tetor, 2026
0

Inspektorët shtetërorë dhe administrata tatimore janë dy prej hallkave të administratës publike ku bizneset shqiptare perceptojnë më shumë korrupsion dhe...

Lexo të plotë
Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie

Tatimet nisin kontrollet te kompanitë e ndërtimit, në sitë pagat e punonjësve dhe shitjet

17 Dhjetor, 2025
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

PROJEKSIONI/ Më shumë se 21 milionë pasagjerë nga ajri në Shqipëri deri në 2040

22 Shtator, 2025
Nga Vjosa te Drini: Mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë

Nga Vjosa te Drini: Mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë

30 Nëntor, 2025
Pse përplasja Indi-Pakistan ka ngjallur shqetësime serioze në sektorin e turizmit në Turqi

Pse përplasja Indi-Pakistan ka ngjallur shqetësime serioze në sektorin e turizmit në Turqi

23 Maj, 2025

Të Fundit

ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

ISHP apelon për vaksinim, kush rrezikohet më shumë nga gripi në këtë periudhë

20 Nëntor, 2026
Binaj i përgjigjet Spiropalit: Zbuluam evazion të madh në bizneset e lidhura me të, na kërcënuan inspektorët dhe familjet

Binaj i përgjigjet Spiropalit: Zbuluam evazion të madh në bizneset e lidhura me të, na kërcënuan inspektorët dhe familjet

20 Nëntor, 2026
Fation Shehu në krye të Doganave, një shans për t’u dhënë fund “grupeve me uniformë” që “rruanin” bizneset 

Fation Shehu në krye të Doganave, një shans për t’u dhënë fund “grupeve me uniformë” që “rruanin” bizneset 

20 Nëntor, 2026
Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin

Gabimi mund të kushtojë, pesë vendet ku nuk duhet ta karikoni laptopin

20 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr