• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

DETAJET/ SEPA ul ndjeshëm koston e transfertave të parave për shqiptarët

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
DETAJET/ SEPA ul ndjeshëm koston e transfertave të parave për shqiptarët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA po përkthehet në një ndryshim të prekshëm për bizneset që kryejnë pagesa në euro, duke ulur ndjeshëm kostot e transfertave ndërkufitare dhe duke i afruar ato me standardet e Bashkimit Evropian.

Para këtij integrimi, sipas një studimi të Banka Botërore mbi pagesat biznes-me-biznes në Ballkanin Perëndimor, transfertat nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së rezultonin dukshëm më të shtrenjta se brenda vetë unionit.

Një transfertë prej 5 mijë eurosh kushtonte mesatarisht rreth 0.50% të shumës, ndërsa për 20 mijë euro rreth 0.34%. Në disa korridore specifike, tarifa për 5 mijë euro arrinte deri në 0.76%.

Në të njëjtën kohë, brenda BE-së kostot lëviznin në nivele minimale, nga 0.02% deri në 0.05%, çka nënkuptonte se bizneset shqiptare paguanin deri në 10 deri në 17 herë më shumë për të njëjtin transaksion.

Pas anëtarësimit dhe operacionalizimit të skemës, sipas të dhënave të Banka e Shqipërisë, tarifat kanë rënë në mënyrë drastike. Për një transfertë prej 5 mijë eurosh, kostoja ka zbritur nga 0.76% në 0.08%, rreth 90% më pak.

Për transfertat prej 20 mijë eurosh, tarifa ka rënë nga 0.47% në vetëm 0.02%, një ulje mbi 95%.

Në praktikë, kjo do të thotë se pagesat që më parë kushtonin qindra euro, sot realizohen me një kosto minimale.

Efekti ekonomik pritet të jetë i konsiderueshëm. Vlerësimet tregojnë se gjatë vitit të parë të zbatimit, ekonomia shqiptare mund të kursejë rreth 70 milionë euro falë reduktimit të kostove të transaksioneve në euro.

Nga një realitet ku transfertat ndërkufitare ishin shumë herë më të kushtueshme se në BE, Shqipëria po hyn në një fazë të re ku pagesat në euro trajtohen me standarde të njëjta me ato evropiane, një zhvillim që forcon integrimin ekonomik dhe rrit konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare në tregun ndërkombëtar. /skyweb.al

Etiketat: sepatransferta
Artikulli para

Ku ka ngecur rivlerësimi i pronave edhe pse ligji u bë kohë që është miratuar?

Artikulli pas

SHBA-ja mbledh ushtrinë më të madhe në Lindjen e Mesme që prej pushtimit të Irakut

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore
Aviacion

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron përmbytje në disa qytete

8 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord
Ekonomi

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
SHBA-ja mbledh ushtrinë më të madhe në Lindjen e Mesme që prej pushtimit të Irakut

SHBA-ja mbledh ushtrinë më të madhe në Lindjen e Mesme që prej pushtimit të Irakut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

ALARMI/ Shtetet po rrisin numrin e kokave bërthamore
Aktualitet

ALARMI/ Shtetet po rrisin numrin e kokave bërthamore

Nga SkyWeb
27 Mars, 2026
0

Numri i armëve bërthamore në botë është në rritje, ndërsa shtetet po shtojnë investimet dhe modernizimin e arsenaleve të tyre,...

Lexo të plotë
‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

1 Nëntor, 2025
Ligji i ri i hap rrugën Leku-t digjital, Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të emetimit

Ligji i ri i hap rrugën Leku-t digjital, Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive të emetimit

16 Korrik, 2026
“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE

“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE

29 Prill, 2026
Turkish Airlines nis fluturimet ditore drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Turkish Airlines nis fluturimet ditore drejt Stambollit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

27 Janar, 2026

Të Fundit

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr