• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 9 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Gjykata e Supreme në SHBA rrëzon tarifat e Trump-it: Janë anti-Kushtetuese

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Gjykata e Supreme në SHBA rrëzon tarifat e Trump-it: Janë anti-Kushtetuese
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar tarifat globale të vendosura nga Presidenti Donald Trump, duke i dhënë një goditje të rëndësishme një prej shtyllave kryesore të politikës së tij ekonomike dhe tregtare.

Vendimi u shpall të premten, ku shumica e gjyqtarëve arriti në përfundimin se presidenti kishte shkelur ligjin federal duke vendosur në mënyrë të njëanshme tarifa gjithëpërfshirëse ndaj importeve. Me një votim 6 me 3, gjykata vendosi se kompetencat e përdorura tejkalonin autorizimin ligjor, ndërsa opinioni i shumicës u shkrua nga kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Gjykata theksoi se presidenti nuk mund të përdorë kompetenca të gjera për vendosjen e tarifave pa një autorizim të qartë nga Kongresi, por nuk përcaktoi se çfarë do të ndodhë me më shumë se 130 miliardë dollarë të mbledhura deri tani nga këto tarifa. Ky konsiderohet vendimi më i rëndësishëm kundër administratës së dytë Trump në një gjykatë që më herët kishte mbështetur disa nga politikat e tij në çështje të tjera.

Presidenti reagoi menjëherë duke e cilësuar vendimin “një turp” dhe duke deklaruar se administrata ka një plan alternativ për të vazhduar presionin ndaj partnerëve tregtarë. Në të njëjtën linjë, analistët vlerësojnë se efektet praktike mund të jenë të kufizuara, pasi Shtëpia e Bardhë ka në dispozicion mekanizma të tjerë për politika tregtare.

Ekonomistja Sandra Ebner nga Union Investment tha se vendimi mund të rrisë përkohësisht pasigurinë, por se është pak e mundshme që politika e tarifave të ndryshojë ndjeshëm, pasi administrata mund të përdorë hetime dhe instrumente të tjera për të ruajtur presionin ekonomik.

Sipas vlerësimeve të Zyrës së Buxhetit të Kongresit, ndikimi ekonomik i tarifave është llogaritur rreth 3 trilionë dollarë gjatë dhjetë viteve, ndërsa të dhënat federale tregojnë se janë mbledhur mbi 133 miliardë dollarë nga taksat mbi importet. Ndërkohë, disa kompani të mëdha, përfshirë rrjete tregtare ndërkombëtare, kanë nisur procedura gjyqësore për rimbursimin e tarifave të paguara.

Vendimi i Gjykatës Supreme hap një fazë të re për politikën tregtare amerikane, duke rikthyer debatin mbi balancën mes kompetencave të presidentit dhe rolit të Kongresit në vendimmarrjet ekonomike me ndikim global.

Artikulli para

Bien kërkesat, Tesla ul çmimin e makinave Cybertruck

Artikulli pas

Punë ka sa të duash, por nuk ka më njerëz!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

EMRAT/ Aksion në Kadastrën e Durrësit, 12 të arrestuar dhe nën hetim për tjetërsim pronash
Aktualitet

EMRAT/ Aksion në Kadastrën e Durrësit, 12 të arrestuar dhe nën hetim për tjetërsim pronash

9 Korrik, 2026
Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës
Aviacion

Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës

9 Korrik, 2026
Sulm online ndaj bizneseve, Hita: Po verifikojmë 10 mijë llogari
Kryesore

Sulm online ndaj bizneseve, Hita: Po verifikojmë 10 mijë llogari

9 Korrik, 2026
Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant
Ekonomi

Kriza e prodhuesve të makinave dhe një mësim për Europën: Volkswagen përballet me rënien e modelit që e bëri gjigant

9 Korrik, 2026
Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve: Operatorët e përjashtuar s’mund të marrin pjesë në gar
Ekonomi

Tenderët me një ofertues, Kuvendi i kërkon llogari “Gjykatës së Tenderave”

9 Korrik, 2026
Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet, ISSH ka një njoftim të rendësishëm për fermerët
Ekonomi

Kompesimi i TVSH-së për fermerët/ 258 aplikime në një javë, kërkesa e kompensimit arrin 735 mijë euro

9 Korrik, 2026
Artikulli pas
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Punë ka sa të duash, por nuk ka më njerëz!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK s’ka besim te Policia, nis vetë arrestimet: Si u kap i shumë kërkuari i Grupit të Durrësit

Nga SkyWeb
1 Korrik, 2026
0

Byroja Kombëtare e Hetimit mësohet të ketë arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure një personazh kyç në trafikun e kokainës,...

Lexo të plotë
Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Shkarkohet drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

4 Shkurt, 2026
Dezinformim për qumështin me aflatoksinë, çfarë tregon realisht VIDEOJA dhe SMS i shpërndarë nga Erion Braçe

Dezinformim për qumështin me aflatoksinë, çfarë tregon realisht VIDEOJA dhe SMS i shpërndarë nga Erion Braçe

15 Janar, 2026
Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

Britania forcon masat ndaj emigracionit, ul ndjeshëm numrin e vizave të punës

27 Shkurt, 2026
Dalin SMS-të, Erion Braçe dhe Admir Kadelli kërkuan ndërhyrjen e policisë sepse protestuesit po gjuanin me vezë, pastaj nisi zvarritja

Dalin SMS-të, Erion Braçe dhe Admir Kadelli kërkuan ndërhyrjen e policisë sepse protestuesit po gjuanin me vezë, pastaj nisi zvarritja

30 Qershor, 2026

Të Fundit

EMRAT/ Aksion në Kadastrën e Durrësit, 12 të arrestuar dhe nën hetim për tjetërsim pronash

EMRAT/ Aksion në Kadastrën e Durrësit, 12 të arrestuar dhe nën hetim për tjetërsim pronash

9 Korrik, 2026
Studimi: Temperaturat e larta përkeqësojnë shëndetin mendor te fëmijët dhe të rinjtë

Studimi: Temperaturat e larta përkeqësojnë shëndetin mendor te fëmijët dhe të rinjtë

9 Korrik, 2026
Google Maps përditëson Shqipërinë, nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View

Google Maps përditëson Shqipërinë, nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View

9 Korrik, 2026
Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës

Chair Airlines nis fluturimet direkte mes Zyrih dhe Tiranës

9 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr