• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 11 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Rrobaqepësit” e rinj të ligjeve në Kuvend, deputetët Erion Malaj dhe Zamira Sina harrojnë çfarë kanë shkruajtur!

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Shkurt, 2026
në Aktualitet
A A
0
“Rrobaqepësit” e rinj të ligjeve në Kuvend, deputetët Erion Malaj dhe Zamira Sina harrojnë çfarë kanë shkruajtur!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pak ditë më parë, deputeti Erion Malaj, i zgjedhur me 4389 vota nga lista e hapur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit për qarkun Vlorë, propozoi një projektligj për disa ndryshime e shtesa në ligjin aktual “Për qeverisjen elektronike”.

Dhe një nga objektivat që synohet të arrihet me miratimin e këtij ligji është forcimi i rolit të AKSHI-t si autoritet publik.

Në pamje të parë, një nismë ligjore për qeverisjen elektronike mund të duket si një hap teknik dhe i domosdoshëm në një shtet që synon digjitalizimin e shërbimeve publike, por kur një projektligj i tillë propozohet në një moment kur AKSHI është nën kritika të forta publike për çështje transparence dhe dyshime për korrupsion, ai merr automatikisht një dimension më të gjerë politik dhe institucional.

Ndaj lind pyetja: A është kjo një iniciativë që synon reformim real të sektorit të qeverisjes elektronike, apo një projekt i konceptuar në nivele të tjera institucionale dhe i sjellë në Kuvend përmes një ligjvënësi të ri?

Sepse edhe kolegia e z.Malaj, znj.Zamira Sinaj, gjithashtu ka dalë vullnetare për t’i ardhur në ndihmë sektorit të turizmit.

Prandaj ajo ka menduar për një shtesë në ligjin aktual për portet turistike në Shqipëri.

Thelbi është i thjeshtë, investitorët strategjikë mund të ndërtojnë edhe porte turistike vetëm me një vendim të Këshillit të Ministrave, pa asnjë konkurencë dhe garë të hapur.

Efektet e pritshme nga miratimi i projektligjit lidhen me përshpejtimin e realizimit të projekteve strategjike turistike, rritjen e investimeve në sektor, krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin e qëndrueshëm rajonal dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së turizmit shqiptar.

Mirëpo të jetë kjo vallë arsyeja e vërtetë e nismës?

“Aty kemi një mbivendosje të dy ligjeve, të ligjit 9710 për sa i përket ndërtimit të porteve turistike dhe të ligjit nr 55 për sa i përket investimeve strategjike. Dhe këto 2 ligje bien ndesh me njeri-tjetrin”, tha znj.Sinaj, për të argumentuar në një farë mënyre arsyen e propozimit të ligjit.

Teksa u pyet nëse vetë shteti është fajtor sa i takon vonesave, burokracive apo mbivendosjeve, ajo u përgjigj pozitivisht, duke lënë të kuptohet se gjithçka është shumë më mirë në dorën e privatit.

Kur u pyet lidhur me kthimin e këtyre pronave publike në marina private, deputetja socialiste tha: “Në momentin që koncesionari e përdor portin dhe kur i mbaron kontrata koncesionare ky port kalon në pronësi publike”.

E vërtetë, që përmes koncensionit, privati e ndërton me paratë e tij dhe pas disa vitesh investimi, porti i kthehet shtetit.

Por me këtë ndryshim ligjor që znj.Sinaj propozon, porti turistik do i mbetet si pronë, përjetësisht privatit. Ndaj nuk është fort e vështirë të kuptohet se përse po bëhet dhe kush përfiton.

Megjithatë jemi skeptikë për autorin real të këtij projektligji, ndaj vendosëm ta pyesim vetë deputeten për diçka që nuk është fare në dokumente, për të parë nëse do i dalë për Zot punës së saj.

Gazetari: Ju keni parashtruar që për sa i përket porteve turistike sipërfaqja e mjaftueshme që mund të shfrytëzohet një investitor strategjik është 15.000m2, mjaftojnë apo…?


“Unë mendoj se janë të mjaftueshme”, u përgjigj znj.Sinaj, por që në fakt, në projektligj nuk ekziston fare shifra 15.000m2, diçka që fare thjeshtë do të ishte e dallueshme për dikë që e ka konceptuar vetë projektligjin. Ndërkohë sa i takon kolegut Erion Malaj dhe propozimit të tij…

Freard Rista: Keni garantuar që në projektligj do jetë edhe trajnimi deri në 10.000 punonjës të administratës për sa i përket fushës së Teknologjisë së Informacionit. Do arrihet kjo?

“Unë uroj që po, dua patjetër që të arrihet”, tha ai.

Në fakt, të gjithë do të donim shumë që të arrihej kjo gjë, gjithmonë nëse do ishte e parashikuar në projektligj.

Por ja që nuk është. Ashtu siç nuk është as hapësira e përcaktuar 15.000m2 për portet turistike që zonja Sinaj tha se është e mjaftueshme.

Në një Kuvend ku shpesh kritikohet mungesa e debatit konstruktiv dhe e nismave ligjore nga një pjesë e mirë e të zgjedhurve, dalja me dy projektligje nga deputetët e rinj të qarkut Vlorë, Erion Malaj dhe Zamira Sinaj, ngjalli interes, por njëkohësisht debate dhe shumë pikëpyetje.

Sepse në një realitet parlamentar ku jo pak deputetë mbeten thuajse të padukshëm, “memecë” në seancë dhe pa nisma konkrete, fakti që dy emra të rinj paraqesin projektligje mund të shihet si shenjë iniciative.

Megjithatë, lind natyrshëm pyetja: a bëhet fjalë për nisma të mirëfillta personale që tregojnë angazhim politik dhe kapacitet ligjvënës, apo për projektligje të hartuara në prapaskenë dhe të paraqitura formalisht prej tyre?/Piranjat

Artikulli para

Dëmi i madh që u bëjnë zorrëve ushqimet e përpunuara

Artikulli pas

PËRLLOGARITJA/ Cilat kategori nuk përfitojnë kompensim nga DIVA

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë
Aktualitet

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër
Aktualitet

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?
Aktualitet

Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

PËRLLOGARITJA/ Cilat kategori nuk përfitojnë kompensim nga DIVA

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

PUNIMET/ Policia bllokon aksin Librazhd-Korçë, oraret dhe rrugët alternative
Aktualitet

PUNIMET/ Policia bllokon aksin Librazhd-Korçë, oraret dhe rrugët alternative

Nga Editor
3 Shkurt, 2026
0

Policia Rrugore e Elbasanit ka njoftuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd Korçë, për shkak të punimeve...

Lexo të plotë
Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

Shteti ka rënë, por ka zënë poshtë edhe opozitën

1 Tetor, 2026
Pagat referencë në sektorin e turizmit, bizneset përballë presionit të punëmarrësve dhe shtetit si rregullator

Pagat referencë në sektorin e turizmit, bizneset përballë presionit të punëmarrësve dhe shtetit si rregullator

21 Qershor, 2025
Pas 14 socialistëve, Kadastra e Vlorës synon të prishë syrin e keq me një demokrat, Genc Deromenaj bëhet Drejtor

Pas 14 socialistëve, Kadastra e Vlorës synon të prishë syrin e keq me një demokrat, Genc Deromenaj bëhet Drejtor

24 Qershor, 2025
Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug

Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug

18 Maj, 2026

Të Fundit

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

11 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr