• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug
Share on FacebookShare on WhatsApp

Konflikti mes biznesmenëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi për kontrollin dhe vijimin e punimeve në Aeroportin e Vlorës po hyn në një fazë edhe më të tensionuar, ndërsa situata e krijuar rrezikon të shtyjë më tej hapjen e aeroportit që konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme për turizmin shqiptar.

Përplasja mes palëve u reflektua edhe ditën e sotme në kantierin e aeroportit, ku punonjësit e kompanisë Mabco dhe nënkontraktorët e saj nuk u lejuan të hynin në ambientet e aeroportit.

Punonjësit janë njoftuar që mbrëmjen e kaluar të mos paraqiteshin në punë, por për shkak të mungesës së një komunikimi zyrtar, ata janë paraqitur normalisht në kantier gjatë mëngjesit. Megjithatë, hyrja e tyre është ndaluar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skyweb.al (@skyweb.al)

Bëhet fjalë për punonjës që operojnë në terminal, në ambientet e jashtme të aeroportit dhe në sektorin zjarrfikës.

Në qendër të konfliktit është shoqëria koncesionare VIA, e cila tashmë kontrollohet nga 2A Group e Valon Ademit, pas ngrirjes nga gjykata të kuotave të Mabco-s së Behgjet Pacollit, përfshirë të drejtën e votës.

Sipas strukturës së deritanishme të projektit, punimet në aeroport ishin ndarë me nënkontraktim mes dy aksionerëve. 2A Group kishte pjesën e pistës, ndërsa Mabco ishte angazhuar në ndërtimin e terminalit dhe punimeve të tjera.

Mabco pretendon se administratori i ri i VIA-s, Vegim Hoxha, i ka hequr në mënyrë të padrejtë nënkontraktimin kompanisë dhe ka bllokuar hyrjen e punonjësve në kantier.

Në reagimin e saj zyrtar, Mabco deklaron se nuk e njeh vendimin për zgjidhjen e kontratës dhe e konsideron atë të paligjshëm. Kompania thotë se çështja ndodhet në gjykatë dhe se konfliktet mes ortakëve duhet të zgjidhen përmes institucioneve ligjore dhe jo përmes bllokimit të punimeve në aeroport.

Nga ana tjetër, 2A Group pretendon se Mabco ka shkaktuar vonesa në ndërtimin e terminalit dhe kjo ka sjellë pengesa në përfundimin e projektit.

Ndërkohë, situata po ngre pikëpyetje serioze për fatin e aeroportit të Vlorës dhe ndikimin që mund të ketë kjo për turizmin në jug të vendit.

Aeroporti ishte parashikuar të hynte në funksion gjatë këtij sezoni dhe shihej si hallka kryesore që do të mbështeste strategjinë për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit në jugun e Shqipërisë.

Në vitet e fundit janë ndërtuar dhjetëra struktura akomoduese moderne në zonat e Palasës, Dhërmiut, Jalës dhe përgjatë rivierës, me idenë që të funksionojnë jo vetëm gjatë verës, por në të gjitha stinët.

Në të njëjtën logjikë u ndërtua edhe Tuneli i Llogarasë, i cili uli ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt jugut dhe synonte ta kthente rivierën shqiptare në një destinacion më të aksesueshëm gjatë gjithë vitit.

Në këtë zinxhir investimesh, Aeroporti i Vlorës konsiderohej elementi kyç që do të sillte turistë direkt në jug të vendit pa kaluar nga Tirana.

Pikërisht për këtë arsye, mosfunksionimi i aeroportit dhe shtyrja e hapjes së tij po shihet si një goditje për zhvillimin turistik të zonës.

Ndërsa palët vijojnë betejën në gjykatë për kontrollin e projektit dhe përgjegjësitë për vonesat, shumë zëra po kërkojnë që konflikti të mos pengojë funksionimin e një infrastrukture që konsiderohet një aset strategjik dhe publik për ekonominë shqiptare. /skyweb.al 

Etiketat: aeroporti vloresjuguturizmi
Artikulli para

Nis falja e detyrimeve vendore, Bashkia e Tiranës publikon kriteret dhe afatet

Artikulli pas

Sherri te VIA, Behgjet Pacolli akuzon Valon Llukën: Të bëra të pasur, por më tradhtove

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb
Aktualitet

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret
Aktualitet

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

3 Tetor, 2026
Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur
Aktualitet

Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur

3 Tetor, 2026
“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci
Ekonomi

“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci

2 Tetor, 2026
Inflacioni në Eurozonë ngjitet në 3.8%, energjia shton presionin mbi BQE-në
Ekonomi

Inflacioni në Eurozonë ngjitet në 3.8%, energjia shton presionin mbi BQE-në

2 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sherri te VIA, Behgjet Pacolli akuzon Valon Llukën: Të bëra të pasur, por më tradhtove

Sherri te VIA, Behgjet Pacolli akuzon Valon Llukën: Të bëra të pasur, por më tradhtove

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet
Ekonomi

Rritet lehtë Euro, shënon zbritje Paundi, si paraqitet kursi i këmbimit valutor

Nga Editor
29 Tetor, 2025
0

Dollari amerikan ka regjistruar këtë të mërkurë një rritje të lehtë të kuotës krahasuar me ditën e djeshme. Sot është...

Lexo të plotë
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Kriza e karburantit, kompanitë ajrore kërkojnë ndihmë nga Komisioni Europian

15 Prill, 2026
20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025

20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025

9 Korrik, 2025
Terapia e re jep shpresë për pacientët me leuçemi

Terapia e re jep shpresë për pacientët me leuçemi

14 Janar, 2026
Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

Pse nuk është gjithmonë ide e mirë të tallesh me veten?

31 Gusht, 2026

Të Fundit

BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive

Ligji i ri kufizon gjobat dhe kostot ekstra për kreditë e këqija

3 Tetor, 2026
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr