• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 4 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nis falja e detyrimeve vendore, Bashkia e Tiranës publikon kriteret dhe afatet

Editor Nga Editor
18 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
0
Nis falja e detyrimeve vendore, Bashkia e Tiranës publikon kriteret dhe afatet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Me hyrjen në fuqi të Udhëzimit të Ministrisë së Financave ka nisur zbatimi i Ligjit nr. 86/2025 për faljen dhe lehtësimin e detyrimeve tatimore dhe tarifave vendore.

Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, njofton qytetarët dhe subjektet tregtare debitore se mund të përfitojnë nga fshirja e plotë ose e pjesshme e detyrimeve vendore, si edhe nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, në varësi të periudhës kur janë krijuar këto detyrime.

Sipas ligjit, detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2014 fshihen automatikisht dhe plotësisht, pa qenë nevoja për pagesë apo aplikim nga ana e taksapaguesit.

Për detyrimet e periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019 parashikohen dy mundësi përfitimi:

-pagesa e 50% të principalit deri më 30 qershor 2026, duke përfituar faljen e pjesës tjetër;

-ose pagesa e 75% të principalit deri më 31 dhjetor 2026, me faljen e shumës së mbetur.

Në të dyja rastet falen tërësisht gjobat dhe kamatëvonesat.

Gjithashtu, në rastet kur principali është shlyer më parë dhe kanë mbetur vetëm gjoba apo kamatëvonesa, edhe këto detyrime do të falen.

Për detyrimet e krijuara gjatë periudhës 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024 kërkohet pagesa e plotë e principalit deri më 31 dhjetor 2026. Pas pagesës, do të falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat përkatëse.

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që, gjatë kryerjes së pagesave, të specifikojnë në përshkrim se pagesa po kryhet në bazë të ligjit të faljes.

Nga përfitimet e këtij ligji përjashtohen subjektet që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, si edhe ato që ndodhen në proces gjyqësor ose hetim penal për vepra penale në fushën tatimore apo doganore.

Artikulli para

Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë

Artikulli pas

Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kuvendi kërkon tarifim me fasha për ujin, çfarë do të thotë kjo për familjarët dhe bizneset 
Ekonomi

Kuvendi kërkon tarifim me fasha për ujin, çfarë do të thotë kjo për familjarët dhe bizneset 

4 Korrik, 2026
Nis rënia? BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit
Ekonomi

Ndërtimi në ngërç, bizneset thonë se kanë më pak porosi për blerje njësish

3 Korrik, 2026
Llumi i kafesë mund të kthehet në biokarburant për 90 sekonda
Ekonomi

Llumi i kafesë mund të kthehet në biokarburant për 90 sekonda

3 Korrik, 2026
Ashensori, shpikja që ngriti qytetet në qiell dhe ndryshoi jetën urbane
Ekonomi

Ashensori, shpikja që ngriti qytetet në qiell dhe ndryshoi jetën urbane

3 Korrik, 2026
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Ekonomi

Rritet me 18% numri i “shefave” në shtet, ulet ai i nëpunësve

3 Korrik, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

Temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë në Shqipëri

2 Korrik, 2026
Artikulli pas
Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug

Sherri Pacolli-Ademi bllokon Aeroportin e Vlorës, konflikti SABOTON turizmin në jug

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nisi rreth zjarrit, pse njerëzit hanë dhe festojnë së bashku? Misteri i traditës mijëravjeçare
Aktualitet

Nisi rreth zjarrit, pse njerëzit hanë dhe festojnë së bashku? Misteri i traditës mijëravjeçare

Nga Editor
27 Nëntor, 2025
0

Prej mijëra vitesh, njerëzit janë mbledhur në grupe të vogla për të ngrënë së bashku. Por pse është kaq e...

Lexo të plotë
Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbulojnë kostot për 20  mijë turistët e bllokuar në vend

Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbulojnë kostot për 20 mijë turistët e bllokuar në vend

2 Mars, 2026
GRAFIKA/ Si i klasifikojnë kompanitë ajrore vendet në avion dhe fitimet që nxjerrin

GRAFIKA/ Si i klasifikojnë kompanitë ajrore vendet në avion dhe fitimet që nxjerrin

17 Janar, 2026
Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen charterat me nordikët

10 Prill, 2026
Rama reagon për banjat e Përmetit: S’kishe ku të ecje e as ku të uleshe

Rama reagon për banjat e Përmetit: S’kishe ku të ecje e as ku të uleshe

27 Qershor, 2026

Të Fundit

A do të arrestojë BKH-ja edhe politikanë pa njoftuar Policinë sipas precedentit të Durrësit?

Tronditet politika: BKH po i kryen vetë arrestimet, çfarë mendon ministri Lamallari

4 Korrik, 2026
Kuvendi kërkon tarifim me fasha për ujin, çfarë do të thotë kjo për familjarët dhe bizneset 

Kuvendi kërkon tarifim me fasha për ujin, çfarë do të thotë kjo për familjarët dhe bizneset 

4 Korrik, 2026
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë: Mirënjohje për mbështetjen ndër vite!

4 Korrik, 2026
Spiropali në kafe pranë Parlamentit, takimi i saj me personazhin Indrit Aliu Kolleshi që po “çmend” socialistët pas thirrjes për reflektim ndaj protestave

“Maxhorancës i duhet vetëpastrim” dhe një sqarim i nevojshëm nga Elisa Spiropali për takimin me një personazh si Indrit Aliu Kolleshi

4 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr