• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndet

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

SkyWeb SkyWeb
11 Tetor, 2026
në Shëndet
A A
A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

 

Fëmija i madh është më i përgjegjshëm, i mesmi pajton të tjerët, ndërsa më i vogli është më çapkën dhe merr më shumë rreziqe. Këto bindje janë përhapur prej vitesh, por studimet tregojnë se radha e lindjes ka ndikim të kufizuar në personalitetin që zhvillojmë si të rritur.

Një studim i studiuesve të universiteteve Brock dhe Calgary, me mbi 700 mijë pjesëmarrës në kampionin kryesor, gjeti se fëmijët e mesëm kishin mesatarisht rezultate më të larta në tipare si ndershmëria, modestia dhe prirja për të bashkëpunuar.

Megjithatë, numri i fëmijëve në familje kishte lidhje më të fortë me këto tipare sesa pozicioni mes vëllezërve dhe motrave. Kur krahasoheshin persona nga familje me të njëjtin numër fëmijësh, dallimet sipas radhës së lindjes ishin shumë më të vogla.

Edhe ideja se fëmijët më të vegjël mbeten gjithmonë më të prirur për të rrezikuar vihet në diskutim. Një studim i botuar në “Annals of the New York Academy of Sciences”, me të dhëna nga Gjermania dhe SHBA-ja, gjeti se kjo prirje ishte më e dukshme gjatë fëmijërisë dhe dobësohej me kalimin e viteve.

Në grupmoshën 30–39 vjeç, efekti nuk shfaqej më. Sipas studiuesve, sjelljet e lidhura me konkurrencën mes fëmijëve zbehen teksa ata largohen nga mjedisi familjar.

Personaliteti vazhdon të zhvillohet gjatë jetës. Përvojat, marrëdhëniet dhe mënyra si përballojmë situatat e përditshme lidhen me ndryshime në sjellje. Një studim që ndoqi mbi 2 mijë persona për 18 vjet gjeti se përmirësimi në menaxhimin e stresit shoqërohej me më shumë shoqërueshmëri, bashkëpunim dhe hapje ndaj përvojave të reja.

Ndryshimi mund të kërkohet edhe me përpjekje të vetëdijshme. Studimet mbi ndërhyrjet për personalitetin tregojnë se ushtrimet e strukturuara dhe puna e vazhdueshme mund të ndihmojnë në ndryshimin e disa tipareve.

Ky proces vazhdon edhe në moshë të madhe. Një studim që krahasoi personalitetin e të njëjtëve njerëz në moshën 16 dhe 66 vjeç gjeti se, mesatarisht, ata ishin bërë më të përgjegjshëm, më të qëndrueshëm emocionalisht dhe më bashkëpunues. Radha e lindjes është pjesë e historisë familjare, por nuk e vulos karakterin për gjithë jetën.

Artikulli para

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Artikulli pas

A dështoi rivlerësimi i pronave për të ulur çmimin e apartamenteve?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshimi i mënyrës si e vini foshnjën në gjumë mund t’i shpëtojë jetën
Shëndet

Ndryshimi i mënyrës si e vini foshnjën në gjumë mund t’i shpëtojë jetën

26 Nëntor, 2026
Medikamentet kundër gripit nën dyshim, çfarë duhet të dini për efektivitetin e tyre
Shëndet

Medikamentet kundër gripit nën dyshim, çfarë duhet të dini për efektivitetin e tyre

26 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale do të ndryshojë tregun e punës. Si t’i përgatisim fëmijët për epokën e IA?
Shëndet

Inteligjenca artificiale do të ndryshojë tregun e punës. Si t’i përgatisim fëmijët për epokën e IA?

26 Nëntor, 2026
Suplementet me vaj peshku mund të mos ndihmojnë trurin, zbulon një studim i ri
Shëndet

Suplementet me vaj peshku mund të mos ndihmojnë trurin, zbulon një studim i ri

26 Nëntor, 2026
Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?
Shëndet

Çfarë tregon frekuenca e urinimit për shëndetin tuaj?

25 Nëntor, 2026
Përpjekjet e SHBA për të ulur çmimet e ilaçeve mund të sjellin pritje më të gjata për pacientët evropianë
Shëndet

Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë?

25 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rivlerësimi i banesave pa tituj pronësie, si funksionon procedura dhe rreziqet për qytetarët

A dështoi rivlerësimi i pronave për të ulur çmimin e apartamenteve?

Të Përzgjedhura

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

Editor
13 Nëntor, 2026
0

Shqipëria renditet e dyta në Evropë për rënien e parashikuar të popullsisë deri në vitin 2100, pas Ukrainës, sipas projeksioneve...

Lexo të plotë
I pari në histori, Elon Musk arrin 500 miliard dollarë pasuri neto

I pari në histori, Elon Musk arrin 500 miliard dollarë pasuri neto

1 Tetor, 2025
The Sun: Nga Korfuzi drejt “Maldiveve të Evropës”, një udhëtim në jugun e Shqipërisë

The Sun: Nga Korfuzi drejt “Maldiveve të Evropës”, një udhëtim në jugun e Shqipërisë

21 Shtator, 2026
DOKUMENTI/ Kush po kërkon t’ia marrë Behgjet Pacollit me forcë Aeroportin e Vlorës ?

Aeroporti i Vlorës, Pacolli i tregon afatet Ramës: Nëse nuk ka zgjidhje deri më 28 maj, e çoj në Arbitrazh

22 Maj, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

8 Korrik, 2026

Të Fundit

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

Çudit Elisa Spiropali: Rama më hoqi se kishte frikë mos bëhesha Kryeministre!

26 Nëntor, 2026
“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

“Gjylja” 4 trilionë USD në AI tremb bankat qendrore në Europë, pasojat mund të jenë të rënda

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet njoftojnë futjen në TVSH të të gjitha bizneseve që bën 5 mln lekë xhiro në 2026

26 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

Presidenti Begaj viziton Strugën: Ruajtja e gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, thelbësore për identitetin kombëtar

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In