• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“El Nuevo Herald”: Nga Tirana në Ksamil, udhëtim nëpër qytetet kulturore të Shqipërisë

Editor Nga Editor
23 Shkurt, 2026
në Turizëm
A A
0
“El Nuevo Herald”: Nga Tirana në Ksamil, udhëtim nëpër qytetet kulturore të Shqipërisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po shfaqet për vizitorët e huaj si një perlë e panjohur e Evropës. Pas disa dekadash izolimi dhe heshtjeje, vendi i vogël ballkanik, sot ofron infrastrukturë të re, qytete të gjalla dhe një mikpritje të ngrohtë, shkruan Enrique Córdoba në një artikull  në revistën spanjolle “El Nuevo Herald”. Udhëtimi ynë filloi në Tiranë, pikënisja e një turi 15-ditor përgjatë qyteteve të pasura kulturore të Shqipërisë.

Tirana është një kryeqytet i gjallë, plot ngjyra dhe jetë, ku sheshi Skënderbej dhe lagja e Bllokut tregojnë kontrastin mes së kaluarës dhe të tashmes: nga xhamitë dhe katedralet që rikthehen në qytet, te baret, libraritë dhe kafetë moderne ku rinia diskuton për Evropën dhe të ardhmen.

Në pamje të parë, Tirana duket një kryeqytet i ri, plot jetë dhe ngjyra të ndezura, me një trafik që duket i pakufizuar.  Pak hapa më tej kuptohet se pas këtij dinamizmi fshihet një histori e rëndë, që ende merr frymë.  Në Pazarin i Ri, tregu i vjetër i rinovuar, frutat shkëlqejnë si një manifest: shegë të kuqe, fiq të purpurt, grumbuj ullinjsh. Në një qoshe, një grup burrash luajnë tavëll mes tymit të cigareve dhe të qeshurave të thella.

Njëri prej tyre më përshëndeti me një spanjishte të rrjedhshme: e kishte mësuar ndërsa punonte në Valencia.

“Vëlla, këtu gjithmonë ka hapësirë për turista”, tha ai duke afruar një karrige. Quhej Leka dhe fliste me qetësi. Kur përmendi vitet e Enver Hoxhës, biseda ndryshoi ton: nuk ishte histori, ishte kujtim i ndjerë.

“Nuk mund të udhëtoje, të luteshe dhe as të flisje shumë. Më e keqja nuk ishte betoni… ishte heshtja”, tha, duke prekur gjoksin.

Ajo “heshtje” nuk është metaforë. Shqipëria jetoi midis viteve 1944 dhe 1985 nën një nga regjimet më të mbyllura të Evropës: komunizëm stalinist që e ktheu frikën në sistem. Simbol mbetën bunkeret: dhjetëra mijëra të shpërndara përgjatë plazheve, maleve dhe rrugëve, kupola të vogla betoni që edhe sot duken në peizazh si plagë!

Por, Tirana e sotme sheh përpara. Sheshi Skënderbej – i gjerë dhe pothuajse skenik— funksionon si zemra urbane: familje, muzikantë, studentë.

Muzeu Kombëtar ekspozon mozaikun e madh në fasadë si një kartolinë nga e kaluara; pak metra më tutje, xhamitë dhe katedralet rikthehen në vendin e tyre, në një shoqëri ku besimet bashkëjetojnë natyrshëm.

Zona e Bllokut tregon tranzicionin: aty ku dikur jetonte elita e Partisë dhe qasja ishte e kufizuar, sot janë ndërtuar bare, librari, kafene dhe të rinjtë diskutojnë për Evropën, punën në distancë dhe të ardhmen.

Kontrasti është një atraksion turistik: të ecësh në Bllok do të thotë të shohësh një qytet i cili shndërron një mur të padukshëm në jetë publike.

Tirana është një nisje e shkëlqyer për të shijuar produktet shqiptare: byrek (me djathë ose spinaq), sallata me djathë të bardhë, mish qingji në skarë, dhe kafeja – mbeten ushqime kryesore tradicionale. Nëse dikush ju ofron raki, kujtoni se: nuk është thjesht një gëzim, është një mikpritje e ngrohtë!

Kruja: Qyteti i identitetit

Kruja, qyteti i identitetit shqiptar, ngjitet mbi luginën e Adriatikut, ku kështjella dhe Pazari i Vjetër tregojnë historinë dhe artizanatin e vendit. Një pjatë qingji, djathë, bukë e ngrohtë dhe mjaltë kashte përçon më shumë se çdo histori muzeale.

Rreth 40 minuta nga Tirana, ndodhet qyteti i Krujës, historia e të cilit lidhet me heroin e madh kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, udhëheqësi që i rezistoi osmanëve në shekullin XV.

Kalaja e Krujës dominon luginën si foltore shqiponjeje. Nga lart, mund të shihni Adriatikun… edhe gjate ditëve të kthjellta. Tirana duket larg. Në muzeun e dedikuar heroit kombëtar, Skënderbeut, epika bëhet objekt: harta, armë, simbole!

Pazari i Vjetër shfaq jetën e përditshme: artizanë që gdhendin shqiponja dykrenare në dru, që shesin qilima, qëndisma dhe thika. Në Krujë, gjithashtu mund të shijoni një vakt me mish qingji, djathë, bukë të ngrohtë dhe mjaltë.

Nga mali në det: Durrësi

Durrësi, porta e Adriatikut, ku shfaqet e kaluara romake dhe veneciane, ndërsa plazhet dhe bulevardi bregdetar ofrojnë kombinimin perfekt të relaksit dhe historisë.

Durrësi është 30 minuta larg nga Tirana dhe funksionon si porti kryesor i vendit. Era e kripës përzihet me naftën e trageteve që nisen për Itali; vinçat lëvizin ngadalë; qyteti tingëllon si derë e hapur.  Nën pamjen e një bregdeti modern, Durrësi ruan një të kaluar shumë të lashtë: i njohur dikur si Durraco dhe pikënisje e Via Egnatia, rruga lidhte Adriatikun me Bizantin e lashtë.

Amfiteatri romak, i zbuluar në vitet ’60, shfaqet në mes të qytetit me; shkallë, harqe, bar ku dikur uleshin 20 000 spektatorë.  Në bulevardin bregdetar, familjet ecin dhe restorantet ekspozojnë peshkun e pjekur, ndërsa deti kujton – se këtu kanë kaluar grekët, romakët, venedikasit, osmanët dhe emigrantët modernë.

Berati dhe Gjirokastra

Berati, qyteti i një mbi një dritareve, dhe Gjirokastra, trashëgimi të UNESCO-s me shtëpi osmane dhe rrugë të pjerrëta, tregojnë harmoninë mes kulturës, historisë dhe jetës së përditshme.

Rruga përmes kodrave me ullinj duket si e pikturuar me durim. Berati, një Trashëgimi Botërore, kuptohet me një shikim të vetëm: shtëpi të bardha të grumbulluara në shpat, dhjetëra dritare që vëzhgojnë luginën.

Lumi i Osumit ndan lagjet me histori —muslimane dhe kristiane— por e tashmja i përzien ato me një bashkëjetesë të qetë.

Rrugës për në Kalanë e Beratit do të shihni Kishat, mbetjet bizantine dhe rrugët me kalldrëm. Zgjidhni një nga lokalet me tarracë dhe shijoni ushqimet tradicionale si mish qingji, speca të pjekur, kos i trashë, verë lokale.

Më në jug, ndodhet Gjirokastra —një tjetër qytet në UNESCO, që duket i gdhendur në shkëmb. Shtëpitë osmane dhe rrugët e pjerrëta krijojnë një atmosferë magjepsëse.

Këtu lindi Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar, dhe gjithashtu udhëheqësi Enver Hoxha: dy biografi të kundërta nga e njëjta tokë. Vizita në Shtëpinë e Kadaresë jep një kontekst intim: si shkruhet në një vend që mësoi të heshtë.

Tunelat e Luftës së Ftohtë, ndërtuar për një sulm që kurrë nuk ndodhi, plotësojnë portretin e një epoke ku frika ndërtohej në beton.

Deti Jon – aty ku “skena” ndryshon

Saranda dhe Ksamil ofrojnë det të kaltër, ishuj të vegjël dhe perëndime dielli teatrale, duke e kthyer Shqipërinë në një destinacion Mesdhetar të pastër. Parku arkeologjik i Butrintit, gjithashtu i përfshirë në UNESCO, sjell një udhëtim përmes qytetërimeve në një peizazh të ruajtur magjik.

Rruga drejt Sarandës dhe Ksamilit ofron peizazhe si në kartolina me ujëra të kristalta dhe bregdet të ndritshëm. Saranda vibrion me hotele të reja, kafene, tarraca dhe turizëm në rritje. Ksamili, me ishujt pranë dhe “dritën teatrale” të perëndimit të diellit, është vendi ku Shqipëria bëhet “Destinacioni kryesor Mesdhetar”: not, pushim, peshk i freskët, verë e bardhë e ftohtë!

Parku Natyror: Butrinti

Një Park Arkeologjik dhe një Trashëgimi Botërore, në Butrint do të zbuloni një teatër helenistik, shtresa romake, bazilika bizantine, kështjella veneciane. Butrinti nuk është thjesht një park me rrënoja: por ai ofron një udhëtim përmes qytetërimeve në një  peizazh lagune dhe pylli, ku heshtja duket e ruajtur me kujdes.

Shqipëria eshte vendi ku historia mbetet aty, e dukshme, por nuk paralizon.

Çmimet janë më të arsyeshme se vendet fqinje, natyra ende e egër dhe mikpritja e drejtpërdrejtë e bën vizitën të paharrueshme!

Ky vend i fton vizitorët të ëndërrojnë dhe të zbulojnë një histori që sapo është zgjuar!

Etiketat: artikullturizem
Artikulli para

Prag tragjedie, avioni humb lartësi me shpejtësi pranë aeroportit: Nisin hetimet

Artikulli pas

Tre mënyra të lehta që iu ndihmojnë të kapërceni trishtimin e dimrit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale
Aviacion

Si fluturimet “low cost” i nxorrën namin e keq turistëve britanikë

21 Shkurt, 2026
Plas lufta e paçes mes Greqisë dhe Turqisë
Turizëm

Plas lufta e paçes mes Greqisë dhe Turqisë

21 Shkurt, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët
Turizëm

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

21 Shkurt, 2026
“Wom Travel”: Shqipëria, destinacioni më “hot” i Evropës, çmime të ulëta dhe rekord turistësh
Turizëm

“Wom Travel”: Shqipëria, destinacioni më “hot” i Evropës, çmime të ulëta dhe rekord turistësh

20 Shkurt, 2026
“Ulysse News”: Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre destinacione mesdhetare, tri përvoja unike për 2026-n
Turizëm

“Ulysse News”: Shqipëria, Greqia dhe Kroacia, tre destinacione mesdhetare, tri përvoja unike për 2026-n

19 Shkurt, 2026
TTW: Amerikanët zbulojnë Shqipërinë, destinacioni mesdhetar pritet të dominojë Evropën në 2026-n
Turizëm

TTW: Amerikanët zbulojnë Shqipërinë, destinacioni mesdhetar pritet të dominojë Evropën në 2026-n

18 Shkurt, 2026
Artikulli pas
Tre mënyra të lehta që iu ndihmojnë të kapërceni trishtimin e dimrit

Tre mënyra të lehta që iu ndihmojnë të kapërceni trishtimin e dimrit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Artur Kadareja dhe Mezan Malaj në qendër të akuzave për tharjen e ujit të mirditorëve
Aktualitet

Artur Kadareja dhe Mezan Malaj në qendër të akuzave për tharjen e ujit të mirditorëve

Nga SkyWeb
2 Maj, 2025
0

Artur Kadareja dhe Mezan Malaj janë përfshirë në një projekt të diskutueshëm për ndërtimin e hidrocentraleve në Kaçinar, Mirditë, duke...

Lexo të plotë
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

6 Qershor, 2025
Majlinda Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike

Majlinda Bregu, pjesë e Komisionit të OBSH për Klimën dhe Shëndetin: Ballkani përballet me kosto të rënda nga ndryshimet klimatike

11 Qershor, 2025
Kuvendi i tërheq vëmendjen BSH-së për ndërhyrjet në kursin e këmbimit: Qeveria të ndalojë zhvatjen e qytetarëve nga grabitqarët e kredive!

Kuvendi i tërheq vëmendjen BSH-së për ndërhyrjet në kursin e këmbimit: Qeveria të ndalojë zhvatjen e qytetarëve nga grabitqarët e kredive!

1 Nëntor, 2025
SHIFRAT/ 545 mijë shqiptarë në prag të varfërisë, pa pensione dhe ndihmën e familjarëve shifra shkon gati 900 mijë

SHIFRAT/ 545 mijë shqiptarë në prag të varfërisë, pa pensione dhe ndihmën e familjarëve shifra shkon gati 900 mijë

16 Tetor, 2025

Të Fundit

DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri

DOGANAT/ Sa mallra mund të fusin në kufi pa taksa udhëtarët që kthehen në Shqipëri

23 Shkurt, 2026
Rama tregon pse iku me helikopter në Korçë: Rrëshqitje ndodhin dhe në Itali

Rama tregon pse iku me helikopter në Korçë: Rrëshqitje ndodhin dhe në Itali

23 Shkurt, 2026
Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave

Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave

23 Shkurt, 2026
Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë

Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë

23 Shkurt, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr