• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sipas studimit të fundit nga Investropa, nxjerr në pah disa të dhëna interesante për sa i përket çmimit dhe kërkesës së tregut të qirave në kryeqytet, ku ka edhe kërkesat më të shumta.

Sipas studimit, çmimi mesatar i një banese me qira varion varësi të shumë faktorëve si: zona, investimet, mobilimi apo edhe lloji i ndërtimit.

Një tjetër faktor shumë i rëndësishëm është zona ku qytetarët e Tiranës vendosin të gjejnë banesën e tyre. Sipas të dhënave të grumbulluara rezulton se për profesionistët e rinj, më së shumti apartamentet me qira janë marrë në: Bllok, Tiranën e Re dhe Myslym Shyri.

Në këto zona, një apartament 1+1 ose 2+1 i vogël jepet me qira mesatarisht nga 45,000 deri në 70,000 lekë në muaj (rreth 450–700 euro), në varësi të mobilimit dhe standardit të ndërtesës.

Ajo që i tërheq më shumë të rinjtë janë lidhjet e mira me transportin publik, ndërtesat e reja ose të rikonstruktuara dhe mundësia për të pasur një jetë sociale aktive vetëm pak hapa larg shtëpisë.

Ndërkohë, zonat të cilat rezultojnë më të preferuarat dhe të banuarat nga familjarët janë: Selita, Kodra e Diellit si dhe Sauku. Qiratë për apartamente në këto zona variojnë nga 60,000 deri në 100,000 lekë në muaj (600–1,000 euro).

Familjet kërkojnë kryesisht planimetri më të bollshme, parkim të dedikuar dhe më pak zhurmë. Një faktor vendimtar mbetet edhe arsimi, ku veçanërisht në Selitë funksionojnë shkolla publike të vlerësuara mirë dhe një rrjet kopshtesh private në zgjerim.

Ndërkohë, për sa i përket zonave ku merren më shumë apartamente me qira, sigurisht janë ato të cilat mbajnë numrin më të lartë të studentëve.

Sipas studimit, përveç zonës së Qytetit të Studentit, Zogu i Zi dhe Unaza e Re në afërsi të Astirit kanë numër shumë të lartë banesash që merren me qira. Vlen të përmendet fakti se këto lagje kanë edhe një lidhje të mirë me transportin urban.

Në këto zona me kërkesë të lartë, një pronë e pozicionuar dhe e çmuar saktë qëndron në treg vetëm 10 deri në 25 ditë, ndërkohë që në pjesë të tjera të kryeqytetit afati mesatar i publikimit shkon nga 30 në 45 ditë. Qeraja në këto zona vlerësohet në rreth 500 euro, duke pasur çmimin maksimal deri në 1000 euro. /TvScan.al 

Etiketat: qiratirane
Artikulli para

Jug-Lindja e bllokuar, Rama e gjen zgjidhjen me helikopter për në Korçë

Artikulli pas

Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Ekonomi

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

9 Tetor, 2026
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!
Ekonomi

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave

Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar 2026, rritet me 19% numri i procedurave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

VENDIMET/ KKTU miraton 13 leje për parqe fotovoltaike, lista
Ekonomi

2 miliardë euro investime, vetëm gjatë 2025 u licencuan 71 projekte fotovoltaike për prodhim energjie

Nga SkyWeb
14 Janar, 2026
0

Investimet në prodhimin e energjisë nga impiantet fotovoltaikë janë rritur ndjeshëm viteve të fundit. Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator...

Lexo të plotë
Nga sot, deri në -30%: Pse të mos i marrim shembull grekët për nismën e uljes së madhe të çmimeve në markete?!

Nga sot, deri në -30%: Pse të mos i marrim shembull grekët për nismën e uljes së madhe të çmimeve në markete?!

31 Gusht, 2026
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

21 Shtator, 2026
SHBA-ja vendos sanksione ndaj dy kompanive të naftës ruse

SHBA-ja vendos sanksione ndaj dy kompanive të naftës ruse

23 Tetor, 2025
Çeku që “nuk sjell” bebe

Çeku që “nuk sjell” bebe

10 Qershor, 2025

Të Fundit

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

9 Tetor, 2026
Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

Gjyqtarja Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqen 2026

9 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr