• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Krahas kazinove, listë e zezë edhe për të fiksuarit e basteve: Miratohet vendimi i qeverisë, si funksionon

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka vendosur të krijojë një regjistër elektronik kombëtar për të gjithë personat që ndalohen të hyjnë në ambiente fizike apo platforma online të lojërave të fatit, një mekanizëm i ri që synon të kufizojë varësinë dhe pasojat financiare e sociale që ajo shkakton.

Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon që regjistri të administrohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, i cili do të mbajë të gjitha të dhënat për personat e ndaluar. Operatorët e licencuar, si kazino apo platforma online, do të kenë akses vetëm për ta konsultuar listën, me qëllim verifikimin nëse një person lejohet apo jo të luajë.

Sipas vendimit, kërkesa për t’u përfshirë në këtë listë mund të bëhet në portalin e-Albania nga vetë lojtari ose nga familjarët e tij, si bashkëshorti, prindërit apo fëmijët madhorë.

Në rast se aplikimi bëhet nga vetë personi, Autoriteti merr vendim brenda dy ditëve dhe ndalimi regjistrohet menjëherë. Kur kërkesa paraqitet nga familjarët, afati i shqyrtimit është deri në pesë ditë dhe duhet të shoqërohet me dokumente që provojnë problemet e lidhura me varësinë nga lojërat e fatit.

Vendimi përcakton gjithashtu se regjistri do të përmbajë të dhëna identifikuese, periudhën e ndalimit dhe llojin e lojërave për të cilat zbatohet masa.

Pas përfundimit të afatit, të dhënat fshihen automatikisht, ndërsa personi ka të drejtë të kërkojë anulimin e ndalimit jo më herët se tre muaj nga vendimi fillestar, nëse provohet ndryshimi i rrethanave.

Qëllimi kryesor i këtij mekanizmi është parandalimi dhe minimizimi i pasojave socio ekonomike të varësisë nga lojërat e fatit, që sipas qeverisë përbën një rrezik serioz për stabilitetin financiar dhe familjar të individëve të prekur.

Regjistri do të funksionojë në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. /skyweb.al

Etiketat: bastebastetlista zeze
Artikulli para

Rama thotë se rrëshqitja në Librazh s’ndodhi prej punimeve: Korridori VIII, investim kolosal

Artikulli pas

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë

Të Përzgjedhura

Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente
Aktualitet

Mbi 14 milion tentativa për sulme kibernetike në Shqipëri

Nga Editor
4 Gusht, 2026
0

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike njofton se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 14,628,595 tentativa për...

Lexo të plotë
Strategjia e re për sigurinë rrugore, për herë të parë rregulla të posaçme për skuterat

Strategjia e re për sigurinë rrugore, për herë të parë rregulla të posaçme për skuterat

19 Shtator, 2025
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

Si të përfitosh nga tregu i pronave në Tiranë? Blerja nën çmimin e tregut dhe të ardhurat nga qiraja rrisin ndjeshëm shanset

25 Prill, 2026
Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni

Shqiptarët kanë më shumë ditë pushimi të paguara se rajoni

19 Gusht, 2026
“Bomba do të shpërthejë për dy orë”, reagon Policia e Shtetit për email-in kërcënues në institucione

“Bomba do të shpërthejë për dy orë”, reagon Policia e Shtetit për email-in kërcënues në institucione

27 Gusht, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr