• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Strategjia e re për sigurinë rrugore, për herë të parë rregulla të posaçme për skuterat

Editor Nga Editor
19 Shtator, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Strategjia e re për sigurinë rrugore, për herë të parë rregulla të posaçme për skuterat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsultim publik Strategjinë e re për Sigurinë Rrugore dhe Planin e Veprimit për periudhën 2026–2030. Drafti in ri ka për qëllim përmbushjen e objektivave të vendosura nga Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara në fushën e sigurisë rrugore, duke vendosur në fokus mbrojtjen e jetës në rrugë përmes masave më të qarta, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Edhe pse janë bërë përmirësime të dukshme në infrastrukturën rrugore dhe në zbatimin e rregullave të qarkullimit, rritja e numrit të automjeteve dhe aksidenteve rrugore vazhdon të jetë një sfidë serioze. Sipas draftit ky është një tregues për të forcuar më tej kuadrin ligjor, masat parandaluese dhe ndërhyrjet në sjelljen e përdoruesve të rrugës.

Sipas të dhënave zyrtare, grupet më të ekspozuara ndaj rrezikut në trafik janë këmbësorët, çiklistët dhe motoçiklistët, që shpesh përballen me pasoja të rënda në raste aksidentesh. Një zhvillim i ri është edhe shtimi i përdoruesve të skuterëve elektrikë, të cilët po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në qytetet shqiptare, por gjithashtu përfaqësojnë një burim të ri risku, si për drejtuesit ashtu edhe për këmbësorët.

Aktualisht, kuadri ligjor që rregullon përdorimin e skuterëve elektrikë është i papërshtatshëm, pasi i trajton ata si biçikleta, megjithëse rreziku që paraqesin është shpesh i ngjashëm me atë të motoçikletave. Sjellje të rrezikshme si kalimi i semaforit me të kuqe, drejtimi në sens të kundërt, përdorimi i trotuareve, mungesa e sinjalistikës ndriçuese dhe shkelja e rregullave të tjera, janë ndër faktorët që po kontribuojnë në rritjen e aksidenteve.

Për herë të parë, Strategjia parashikon rregulla për mjetet të transportit personal si patinat elektrike, duke vendosur kërkesa të reja për pajisje sigurie, rregulla për lëvizjen në rrugë dhe ndalime të qarta për zonat e banuara. Për zbatimin e këtyre masave është parashikuar një fond prej 4.5 milionë lekësh.

Strategjia e re bazohet në konceptin “Sistemi i Sigurt” dhe synon reduktimin e fataliteteve në rrugë me 50% deri në vitin 2030, në krahasim me vitin 2021. Megjithatë, duke marrë parasysh kohën e hyrjes në fuqi të Planit të Veprimit në vitin 2026, objektivi afatmesëm është reduktimi me 30% i humbjeve të jetës deri në fund të dekadës.

Strategjia parashikon edhe rishikimin e kufijve të shpejtësisë në rrugët kryesore dhe lokale, në përputhje me standardet moderne të sigurisë. Kjo masë do të mbështetet financiarisht me një buxhet prej 26 milionë lekësh.

Gjithashtu, do të vendosen kamera për matjen e shpejtësisë dhe sinjalistikë inteligjente në 12 zona të identifikuara si të rrezikshme, të integruara me sistemin QKMT, me një kosto prej 20 milionë lekësh. Këto pajisje do të ndihmojnë në frenimin e tejkalimit të shpejtësisë dhe disiplinimin e qarkullimit rrugor. /Skyweb.al

Etiketat: skuteratstrategji
Artikulli para

OBT: Inteligjenca Artificiale do të rrisë me 37% vlerën globale të tregtisë deri në vitin 2040

Artikulli pas

Darkë “me veten” në restorant, si po ndryshon zakoni i të ngrënit në Evropë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje
Aktualitet

Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje

28 Shtator, 2026
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Aktualitet

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

28 Shtator, 2026
Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim
Aktualitet

Rritet çmimi i naftës pasi Trump refuzon ofertën e Iranit për armëpushim

28 Shtator, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Pagat e magjistratëve, Gjykata e Lartë dhe 3 shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve refuzojnë tryezën e Ramës

28 Shtator, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri
Aktualitet

Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

27 Shtator, 2026
Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!
Aktualitet

Vlora Hyseni i dha sekretet Ergys Agasit, por Rama thotë se SPAK e teproi me urdhër arrestin!

27 Shtator, 2026
Artikulli pas
Darkë “me veten” në restorant, si po ndryshon zakoni i të ngrënit në Evropë

Darkë “me veten” në restorant, si po ndryshon zakoni i të ngrënit në Evropë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon
Ekonomi

Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

Nga SkyWeb
6 Shtator, 2025
0

Bazuar në të dhënat më të fundit të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit për vitin 2024 është vlerësuar...

Lexo të plotë
Kompania ajrore ndryshon strategjinë, s’ka më upgrade falas për “besnikët”

Kompania ajrore ndryshon strategjinë, s’ka më upgrade falas për “besnikët”

13 Shkurt, 2026
Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar

Kreditimi i ekonomisë u ngadalësua në janar

26 Shkurt, 2026
Lufta te dera, Gjermania shpenzon gjysmë miliardi euro për dronët vrasës

Lufta te dera, Gjermania shpenzon gjysmë miliardi euro për dronët vrasës

11 Shkurt, 2026
Të sëmurët me tumor ikin jashtë, numri i diagnozave në QSUT ra me 45% me 2024

Të sëmurët me tumor ikin jashtë, numri i diagnozave në QSUT ra me 45% me 2024

19 Nëntor, 2025

Të Fundit

Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

28 Shtator, 2026
Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje

Pse norvegjezët po blejnë gjithnjë e më shumë makina elektrike kineze, pavarësisht skepticizmit në rritje

28 Shtator, 2026
Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

Nafta në kulmin e konsumit? Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

28 Shtator, 2026
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

28 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr